AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, gjenden eksplozivë (Video)

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto:BIRN

Një deputet i opozitës hodhi gaz lotsjellës gjatë një takimi të komisionit të çështjeve të jashtme në parlamentin e Kosovës dhe një eksploziv u gjet më pas në shtëpinë e komisionerit të demarkacionit.

Foto:BIRN
Foto:BIRN

Driton Çaushi, një deputet nga Vetëvendosje, hodhi gaz lotsjellës të martën gjatë takimit të komisionit për marrëveshjen kontroverse të kufirit me Malin e Zi, në përpjekjen më të fundit të opozitës për të bllokuar marrëveshjen.

Në video shfaqen deputetët që kolliten dhe fërkojnë sytë ndërsa largohen nga dhoma e mbushur me gaz.

Një eksploziv u gjet më pas në çatinë e një shtëpie që i përket Murat Mehas, kreut të komisionit të qeverisë së Kosovës për demarkacionin. Policia tha se ekspertët e ekspozivëve e çaktivizuan atë.

Lajmi për zbulimin e eksplozivit doli vetëm pak çaste përpara se Meha të shfaqej në një konferencë për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa për të folur rreth marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që opozita e refuzon fuqishëm.

“Ky është një veprim i papranueshëm. Veprime të tilla vënë në rrezik jetët e familjeve dhe tregojnë qartë se po përballemi me njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata vënë në rrezik të ardhmen e Kosovës,” tha Isa Mustafa.

Incidenti i gazit lotsjellës bëri që takimi i komisionit të anullohet, por drafti i dokumentit për ratifikimin e tij u kalua te kryesia e parlamentit, që tani pritet të lërë një takim për seancën e votimit në parlament.

Por deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi tha se edhe nëse deputeti përgjegjës për hedhjen e gazit lotsjellës arrestohej, protestat kundër marrëveshjes me Malin e Zi do të vazhdojnë.

“Si gjithmonë, arrestimet dhe çdo përpjekje tjetër për të na ndaluar ne janë të kota. Ne nuk synojmë të ndalojmë, sepse nuk mund të lëmë që të jepet tokë,” tha Kadaj Bujupi në Facebook.

Deputetët e opozitës në Kosovë kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës në parlament në muajt e fundit në përpjekje për të penguar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit, që ata thonë se i jep shumë tokë Malit të Zi.

Vetëvendosje ka përdorur gaz lotsjellës për të penguar seancën parlamentare që kur u nënshkrua marrëveshja nga tetori 2015 deri në janar të këtij viti.

Incidenti i fundit erdhi një ditë pasi deputetët nga opozita dhe partitë qeverisëse u ankuan rreth sigurisë së keqe për një eksploziv që ishte vënë pranë parlamentit javën e shkuar.

Qeveria e Kosovës më në fund miratoi projekt-ligjin mbi demarkacionin e kufirit më 3 gusht, mes protestave të vazhdueshme të opozitës kundër marrëveshjes, që sipas tyre i merr Kosovës 8000 hektarë tokë.

Që ligji të hyjë në fuqi, parlamenti duhet ta ratifikojë dokumentin me një shumicë dy të tretat.

Etiketa: BIRNdeputetFacebookgazIsa MustafaKosovëMarrëveshjaOpozitaparlamentPoliciaProtestatQeveriarrezikVetëvendosjevideo
Tjetri
Të dënuarit boshnjakë për krime lufte paguajnë për të shmangur burgun

Të dënuarit boshnjakë për krime lufte paguajnë për të shmangur burgun

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.