AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Maqedonasit shkëmbejnë akuza për fajin pas stuhisë vdekjeprurëse

Sinisa Jakov MarusicMeri JordanovskangaSinisa Jakov MarusicdheMeri Jordanovska
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BIRN

Ndërsa Maqedonia po merr veten nga një stuhi e tmerrshme që shkaktoi 22 viktima, grindjet mes zyrtarëve për përgjegjësinë dhe pasojat sapo kanë filluar…

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Pasojat tragjike të stuhisë shkatërrimtare të së shtunës, e cila i mori jetën 22 personave në disa fshatra pranë Shkupit mund të ishte shmangur ose neutralizuar me paralajmërime të mëparshme dhe me parandalim më të mirë të përmbytjes, thonë ekspertët.

Ata fajësojnë kanalet jo-ekzistente ose të pa mirëmbajtura të kullimit të ujit dhe dështimin e sistemeve të paralajmërimit për katastrofën që deri më tani ka vrarë zyrtarisht 22 persona në periferi të kryeqytetit.

Stuhia që goditi Maqedoninë perëndimore dhe veriperëndimore plagosi të paktën 100 persona, 22 prej të cilëve janë plagosur rëndë dhe po mbahen në spital.

Të martën policia tha se të afërmit e një 12-vjeçari e kishin gjetur trupin e tij në fshatin Stajkovci, duke e bërë atë viktimën e 22 të stuhisë.

Qendra për Menaxhimin e Krizave, CUK, tha se tre ose katër persona konsiderohen ende të zhdukur.

Kreu i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë, AAM, Sanja Regjenoviç, tha se ndërsa stuhia ishte serioze, “njerëzit humbën jetën [si pasojë] e mungesës së infrastrukturës së duhur.

“Mjafton të shihni se si ndodhën shumë rrëshqitje të tokës; njerëzit janë lejuar të ndërtojnë kudo dhe ç’është më e keqja janë të gjitha në proces legalizimi,” tha ajo.

“Nuk ka sistem adekuat të ujërave të zeza dhe kanalet e kullimit të ujit janë të bllokuara. Kjo është katastrofë,” shtoi Regjenoviç.

“Më e keqja është se ka pasur paralajmërime vazhdimisht, por askush nuk donte t’i dëgjonte thirrjet”.

Shumica e viktimave të stuhisë që shkaktoi shi të rrëmbyeshëm dhe erara të shpejta, humbën jetën në periferi të kryeqytetit në fshatrat Stajkovci, Singeliç, Smilkovci dhe Haraçinë, ku uji i përmbytjeve rrëmbeu makina nga rruga dhe shkatërroi shtëpi.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Ivica Milevski, profesor gjeografie në Institutin e Gjeografisë në Shkup, shpjegoi se përmbytjet e rënda që shkatërruan rrafshinën në zonën në fjalë, erdhën kryesisht nga afër mali Skopska Crna Gora.

Sistemet e mira të kullimit do ta transportonin ujin shpejt drejt lumit Vardar që kalon nëpër Shkup, duke parandaluar katastrofën, tha ai.

“Nga përvoja ime në atë zonë, shumë prej këtyre kanaleve kulluese që duhet të jenë të pastra, në fakt janë mbushen shpesh me mbeturina. Në vend që të ofrojnë larg të shpejtë të ujit, ato janë të bllokuara gjë që rezultoi katastrofike”, tha Milevski.

Shërbimit hidro-meteorologjik i Maqedonisë njoftoi se reshjet më të shumta të së shtunës në Shkup ishin 93 litra për metër katror.

Duke iu përgjigjur kritikave se nuk arritën të nxjerrin paralajmërime me kohë, shërbimi pohoi të martën se stuhia ishte një “fenomen meteorologjik” i një probabiliteti një herë në 1000 vjet; ata prisnin që shiu të kalonte në Shkup shumë më shpejt.

I pyetur për përgjegjësinë zyrtare, kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski tha për mediat të dielën se nuk mund të bëhej asgjë në një mot të tillë. Ai i quajti përmbytjet një “bombë uji” që ishte e paparandalueshme.

Megjithatë, Milevski thotë se ndërsa 93 litra ujë për metër katror është një sasi e madhe, nuk është diçka e pamenaxhueshme.

“Në Gevgelija, [në Maqedoninë jugore], për shembull, ka pasur rreshje deri në 160 litra për metër katror në të shkuarën, gati dy herë më shumë se shiu që ra në Shkup. Po kishte një sistem të mirë kullimi, kjo sasi uji nuk do të ishte problem,” tha ai.

Institucionet konfuze:

Ndërsa ushtria, policia dhe punonjësit humanitarë gjenden ende në zonat e shkatërruara, dhe ndërsa politikanët vazhdojnë të vizitojnë banorët e prekur, duke i premtuar ndihmë, banorët vazhdojnë të ankohen për informacionet kontradiktore që vijnë nga institucionet përkatëse.

Mes ankesave nga banorët vendas dhe nga disa punonjës humanitarë se ndihmat nuk po shpërndahen te të gjitha familjet e prekura, Ministri i Çështjeve Sociale Dime Spasov të martën njoftoi një ndryshim në taktika.

Ai tha se për tani skuadrat e Kryqit të Kuq do të shpërndajnë ushqime direkte në familje.

“Është rënë dakord kështu sepse të njëjtët persona po vijnë në qendra dhe po marrin ndihma. Ushqimi tani do t’i shpërndahet secilës familje në shtëpi,” tha Spasov për Plusinfo.

Ndërkohë të dhënat e publikuara nga policia dhe Qendra e Manxhimit të Krizës, CUK, për viktimat kanë qenë gjithashtu kontradiktore.

Të martën policia tha se një tjetër fëmijë është zhdukur, ndërsa kreu i CUK, Shaban Saliu, tha për mediat në të njëjtën ditë se tre ose katër persona konsiderohen të zhdukur.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Asnjë institucion nuk ka mundur të ofrojë të dhëna të sigurta për BIRN të martën për vendin ku ishin gjetur viktimat dhe për shkakun e vdekjes së tyre.

“Nuk kemi të dhëna për rrethanat e vdekjes, bisedoni me policinë”, tha për BIRN CUK.

Policia megjithatë e ktheu përgjegjësinë nga CUK. “Ne publikojë çdo gjë që kemi. Për gjithçka tjetër ju lutemi referojuni te CUK”, tha policia për BIRN.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore janë gjithashtu në konflikt mbi ekzaminimin ose jo të trupave të viktimave.

Instituti Mjeko-ligjor këmbëngul se trupat duhen ekzaminuar. “Kështu ne nuk e dimë as shkakun dhe as kohën e vdekjes… Ne as jemi thirrur në terren, megjithëse sipas udhëzimeve të Interpol, Instituti Mjeko-ligjor duhet të udhëheqë ekipet në identifikimin e trupave” tha për BIRN një burim nga instituti i cili kërkoi të qëndrojë anonim.

Prokuroria, nga ana tjetër, këmbëngul se nuk ka nevojë për ekzaminime, sepse mund të urdhërohet kryerja e tyre vetëm nëse ka dyshim se vdekja është shkaktuar nga një akt kriminal.

Etiketa: AkuzaBanorëBIRNFamiljeInterpolkonfliktMakinaMaliMaqedoniambeturinaMjekmjekëpaktPoliciaProkuroriaSHSHIUShkupSpitaltë zhdukurUshtriaviktima
Tjetri
Arkeologët zbulojnë një mozaik të rrallë nga shekulli 4 në Qipro (Foto)

Arkeologët zbulojnë një mozaik të rrallë nga shekulli 4 në Qipro (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.