AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shefat bullgarë të policisë kufitare japin dorëheqjen pas skandalit me emigrantët

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Facebook/Boyko Borissov

Dy zyrtarët më të lartë të policisë kufitare në Bullgari dhanë dorëheqjen pasi një i dyshuar si trafikant njerëzish fitoi një tender publik për të transportuar emigrantët në qendrat e strehimit në vend.

Foto: Facebook/Boyko Borissov
Foto: Facebook/Boyko Borissov

Drejtori i rojeve kufitare, Antonio Angelov dhe zëvënësi i tij Yotko Andreev dhanë dorëheqjen të hënën pasi kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov i kërkoi atyre të linin pozicionin.

Thirrja e Borissov u bë pas raportimeve në media që zbuluan se një sipërmarrës i akuzuar për trafikim të emigrantëve pa dokumente në Bullgari fitoi një tender publik nga ministria e brendshme për transportin e emigrantëve që ishin arrestuar brenda vendit për në qendrat e akomodimit.

“Ky është turp, nuk di ç’të shtoj tjetër,” tha Borissov për gazetarët të hënën, duke shtuar se historia “tingëllonte si shaka”.

34-vjeçari Grigor Toshkov, pronar i kompanisë Edelvais 0707, u arrestua në fund të qershorit ndërsa ngiste një autobus që mbante 65 emigrantë, asnjë prej të cilëve me dokumenta, pranë kufirit të Bullgarisë me Turqinë.

Ai u akuzua për trafikim emigrantësh dhe u nxorr në arrest shtëpie. Toshkov madje nënshkroi një marrëveshje me prokurorinë, duke pranuar akuzat, por e tërhoqi më pas marrëveshjen.

Ndërsa ishte në arrest shtëpie, ai e transferoi kompaninë e transportit, që fitoi tenderin publik më 8 gusht te babai i tij 56-vjeçar.

Rezultoi gjithashtu se autobusi që ai përdori në përpjekje për të trafikuar emigrantë përmes Bullgarisë, ishte i njëjti me atë që policia tha se do të përdorej për tenderin e transportit të emigrantëve në qendrat e akomodimit.

Rasti ka provokuar tallje publike dhe zemërim, ndërsa ministria e brendshme bullgare është akuzuar shpesh për korrupsion dhe shkelje të tjera.

Në fund të muajit korrik, Prokuroria Speciale akuzoi katër policë për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që merrej me trafikimin e njerëzve.

Ministria e brendshme bullgare emëroi Svetllan Kachikov si shefin e të rojeve kufitare.

Kachikov ka përvojë bi 20-vjeçare me rojet e kufirit dhe ato bregdetare, sipas ministrisë së brendshme.

Ai ka qënë komandant i anijes bullgare Obzor, që shpëtoi 900 emigrantët pranë ishullit grek Lesbos në shkurt, si pjesë e misionit detar Frontex Poseidon.

Ndërkohë të martën, Radio Kombëtare Bullgare raportoi se 100 oficerë të Frontex do të bashkohen me rojet bullgare në kufijtë e vendit me Turqinë dhe Serbinë.

Shumica e zyrtarëve të BE-së, 85 prej tyre, do të marrin pjesë në patrullat kufitare, ndërsa 15 të tjerë do të punojnë në pikat kufitare.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBEBullgariFacebookFrontexgazetarKorrupsionLesbosmarrëveshjeMediaMinistria e BrendshmePoliciaProkuroriaProkuroria SpecialeSHtender
Tjetri
Zyrtari i përgjuar i PDK-së jep dorëheqjen pas protestave

Zyrtari i përgjuar i PDK-së jep dorëheqjen pas protestave

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.