AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Biden nxit Kosovën të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kosovo President Hashim Thaci, right, joined by U.S. Vice President Joe Biden during a joint press conference in Kosovo capital Pristina on Wednesday, Aug. 17, 2016. Biden will be participating in high level bilateral political meetings during his visit.(AP POOL Photo/Visar Kryeziu)

Duke folur në Prishtinë, zv.presidenti amerikan Joe Biden tha se zyrtarët e Kosovës duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në mënyrë që të bëjnë progres drejt anëtarësimit në BE.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Zv. presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një konference për shtyp. 17 gusht 2016. (AP POOL Photo/Visar Kryeziu)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Zv. presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një konference për shtyp. 17 gusht 2016. (AP POOL Photo/Visar Kryeziu)

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë të mërkurën, zv.presidenti amerikan Joe Biden i nxiti zyrtarët e Kosovës të synojnë pajtim dhe të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që vendi të bëjë përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“E di se për shumë njerëz plagët dhe dhimbja nga lufta janë ende tepër të gjalla,” tha Biden në një konferencë për shtyp.

“Kam hyrë dhe dalë shumë herë nga ky rajon luftërash. E kam dëshmuar, e kam parë, por megjithëse këto plagë janë ende të freskëta, e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara është përmes sigurimit të një të ardhme të bashkuar dhe duke çuar përpara pajtimin”, shtoi ai.

Biden argumentoi se rruga drejt progresit fillon me bashkëpunim dhe negociata paqësore me ish-armiqvtë.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa kanë shfaqur zotim të madh në përparimin e procesit të dialogut me Serbinë, për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit,” tha ai.

“Të dyja palët kanë përgjegjësi të ndjekin zotimet e bëra në Bruksel. Kjo është thelbësore për përparimin e integrimit të plotë të Kosovës dhe Serbisë në Europë. Pa këtë, nuk ka gjasa të ndodhë”, shtoi ai.

Biden gjithashtu theksoi se ratifikimi i marrëveshjeve kontroverse  që ka nxitur protesta në Kosovë – demarkacioni me Malin e Zi dhe krijimi i lidhjes së komunave me shumicë serbe në Kosovë – është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Në konferencën për shtyp, presidenti Thaçi tha se do të merrte përgjegjësi për zbatimin e marrëveshje të nënshkruara në Bruksel.

“Nuk mund t’i kërkojmë të tjerëve për ndihmë dhe mbështetje nëse nuk përmbushim detyrimet tona dhe unë kam besim dhe shpresë të plotë se do t’i përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona të cilat janë në interes të Kosovës, rajonit dhe të ardhmes Euro-Atlantike,” tha Thaçi.

Ai gjithashtu tha se pajtimi ishte i mundshëm dhe do të ndodhë, duke shtuar se dialogu ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Pa ratifikimin e marrëveshjeve kontroverse dhe përparimin e çështjes për integrimin europian, “Kosova do të mbetet e vetme dhe e izoluar nga bota ose e shpërfillur nga SHBA dhe Brukseli”, shtoi Thaçi.

Biden gjithashtu inkurajoi zyrtarët në Kosovë të punojë për të luftuar korrupsionin, duke thënë se ishte “kancer” për vendin.

Më pas, Biden mori pjesë në një ceremoni emocionale në emërtimin e një rruge pranë bazës ushtarake Kamp Bondsteel sipas emrit të djalit të tij Beau Biden, i cili vdiq nga tumori në tru në moshën 46-vjeçare.

Zv.presidenti amerikan mbërriti në Kosovë pas vizitës në Serbi të hënën, ku i theksoi zyrtarëve serbë rëndësinë e dialogut me Kosovën.

Etiketa: BEbesimBidenBrukselBrukseliEuroHashim ThaçiJoe BidenkampkonferenceKosovaKosovëLuftamarrëveshjembështetjenegociataprogresProtestarajonSerbiSHBA
Tjetri
Alpet Shqiptare i ofrojnë turistëve eksperiencën e madhështisë së izoluar

Alpet Shqiptare i ofrojnë turistëve eksperiencën e madhështisë së izoluar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.