AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Biden shpreh ngushëllimet për viktimat e bombardimeve të NATO-s

Milivoje PantovicngaMilivoje Pantovic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zv.presidenti amerikan Joseph Biden ofroi ngushëllimet e tij te familjet e viktimave të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe nxiti Serbinë dhe Kosovën të zgjidhin problemet mes tyre, gjatë vizitës së tij në Beograd.

Zv.presidenti amerikan gjatë deklaratës së tij për shtyp. Foto: BETA
Zv.presidenti amerikan gjatë deklaratës së tij për shtyp. Foto: BETA

Zv.presidenti i SHBA, Joe Biden të martën shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e luftërave të Ballkanit, si dhe të atyre që u vranë nga fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në 1999.

“Kujtimet e humbjes së të afërmëve janë ende të freskëta,” tha Biden. “Ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në luftërat e viteve 1990, përfshirë ata që humbën jetën për shkak të fushatës së NATO-s”.

Në mars të vitit 1999, NATO filloi një fushatë sulmesh ajrore kundër Serbisë dhe Malit të Zi për t’i detyruar forcat serbe të tërhiqeshin nga Kosova. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve serbe, rreth 1200 deri në 2500 persona u vranë nga bombat e NATO-s.

Në atë kohë një senator amerikan, Biden ishte mbështetës i fortë i bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Ai dikur tha se puna e tij për t’i dhënë fund luftërave jugosllave ishte një nga “momentet më krenare” të karrierës së tij të gjatë politike.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Biden takoi kryeministrin serb Vuçiç dhe presidentin Tomislav Nikoliç.

Beogradi nuk do t’i mbështesë sanksionet e Bashkimit Europian kundër Moskës për të pasqyruar politikën e jashtme të Brukselit, tha presidenti serb Tomislav Nikoliç gjatë një takimi me Biden në Beograd.

“Nuk mund të paraqesim sanksione kundër Rusisë nëse kjo do të thotë harmonizim me politikën e jashtme të BE-së. Jemi të lidhur me Rusinë, jemi të lidhur me SHBA-në ku jetojnë një pjesë e madhe e komunitetit serb”, tha Nikoliç të martën.

Pas takimit me Vuçiç, Biden tha se Serbia ka bërë progres të madh që nga vitet 1990.

Ndërsa ishte në Beograd, Biden tha se shpreson që Serbia të marrë përgjegjësi për përfshirjen në konfliktet e viteve 1990, por shtoi se edhe vendet e tjera duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kemi disa tema në diskutimet tona dhe numri një është përparimi i dialogut me Kosovën,” tha Biden.

Që nga konflikti i vitit 1999 dhe ndërhyrja e NATO-s, Serbia ka refuzuar të njohë humbjen e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj në 2008, duke këmbëngulur se ish-provinca mbetet pjesë integrale e territorit serb.

Megjithatë, Beogradi dhe Prishtina kanë negociuar në Bruksel që nga 2012 për çështje të shumta. Prishtina këmbëngul që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Biden gjithashtu tha se përfaqësues të shoqërisë civile janë të shqetësuar rreth shtimit të korrupsionit në Serbi.

Ai i ofroi Serbisë ndihmën e SHBA në modernizimin e ushtrisë së saj, që të mund të bashkëpunonte edhe më mirë me NATO-n.

Vuçiç shprehu zotimin e Serbisë për paqen në rajon, duke paralajmëruar se vazhdimi i tensioneve në Ballkan do të çonte në përplasje të mëtejshme.

“Vetëm një shkëndijë nevojitet për kaos”, tha ai.

Gjatë vizitës së Biden, qindra anëtarë ultra-nacionalistë të Partisë Radikale Serbe, SRS, protestuan në Beograd. Shumë prej tyre veshën bluza me imazhin e kandidatit republikan për president, Donald Trump shoqëruar me sloganin “Voto për Trump!”.

Partia Radikale Serbe drejtohet nga Vojisllav Sheshel, i cili u gjykua dhe u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Radikalët janë partia e tretë më e madhe në parlamentin serb.

Pas disa orësh në Beograd, Biden u largua për në Prishtinë, ku të mërkurën do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Biden gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge sipas djalit të tij të ndjerë Beau Biden pranë Kampit Bondsteel, baza kryesore e trupave të SHBA që shërbenë me forcat e NATO-s në Kosovë.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianBEBeogradBidenBrukselDonald TrumpfushataGjykataHashim ThaçiIsa MustafaJoe BidenKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteNATOPartiaPartia Radikale SerbepresidentPrishtinaprogresPunarajonsanksioneSerbiSerbiaSHSHBAShpresONTrump
Tjetri
Shkrimtaret nigeriane sfidojnë traditat me romanet feministe (Foto)

Shkrimtaret nigeriane sfidojnë traditat me romanet feministe (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.