AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Sirianët alarmohen nga retorika anti-refugjatë e medias bullgare

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Komuniteti sirian në Bullgari i ka kërkuar autoriteteve shtetërore të hetojnë numrin në rritje të artikujve ksenofobë në media, të cilat ofendojnë refugjatët dhe emigrantët.

Refugjatët në Bullgari. Foto: Miqtë e Refugjatëve/Facebook
Refugjatët në Bullgari. Foto: Miqtë e Refugjatëve/Facebook

Shoqata Siria e Lirë dhe Shoqata e Refugjatëve Sirianë me bazë në Bullgari paralajmëruan në një konferencë shtypi të enjten se mediat në vend po e shtrembëronin negativisht imazhin e refugjatëve.

“Ne ndihemi të detyruar të falënderojmë[ shoqërinë bullgare] për tolerancën dhe ndjeshmërinë e treguar deri më tani, por dua edhe të theksojmë se propagandimi i ksenofobisë dhe intolerancës ndaj të tjerëve… çon në konflikte dhe ndarje të reja”, thanë organizatat siriane në një deklaratë të përbashkët.

Reagimi i tyre u provokua nga një artikull, i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku dikush që identifikohej si një 16-vjeçare siriane deklaroi se pjesa më e madhe e refugjatëve sirianë i urrejnë të krishterët dhe “mendonin vetëm t’i prisnin fytin”.

Por Akram Nayuf nga Shoqata Siria e Lirë tha se kjo ishte krejtësisht e gabuar.

“Një mysliman i vërtetë mendon se të krishterët janë vëllezërit dhe motrat e tij dhe kurrë nuk do t’i lëndonte ata,” tha Nayuf.

Mohamed Yusuf nga Shoqata e Refugjatëve Sirianë shtoi se “dikush dëshiron të përhapë frikë në shoqërinë bullgare dhe tha se propaganda e tillë duhet të ndalet”.

Organizatat siriane këmbëngulën se artikulli polemik ishte fabrikuar dhe se qëndrime të tjera ekzistojnë te refugjatët.

“Ne jetojmë në këtë vend, ne mendojmë se ky është atdheu ynë”, tha Mohamed Ez, një tjetër anëtar i Shoqatës së Refugjatëve Sirianë.

Artikuj të tillë nuk janë të pazakontë në median bullgare, ku gjuha e urrejtjes ndaj refugjatëve dhe migrantëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Qendra për Demokraci në Media dhe për Modernizim Politik, pronarët e faqeve të internetit e shohin gjuhën e urrejtjes, si një mjet për të rritur lexuesit.

Instituti i Shoqërisë së Hapur në Sofje ka regjistruar edhe një shtim të gjuhës së urrejtjes, duke pretenduar se qëndrimet negative ndaj myslimanëve janë rritur nga 11 për qind në vitin 2014 në 38 për qind në vitin 2016.

Ndërkohë, numri i refugjatëve që kanë mbetur në Bullgari është rritur muajt e fundit, si rezultat i mbylljes së ashtuquajturit “itinerari ballkanik” për në Europë.

Aktualisht, rreth 2.700 azilkërkues jetojnë në gjashtë kampe refugjatësh në Bullgari, ndërsa në shkurt numri ishte 540, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Shtetërore për Refugjatët.

“Masat në kufirin tonë perëndimor [me Serbinë] janë rritur, ndaj kanalet janë mbyllur dhe refugjatët nuk mund të largohen për Europën Perëndimore”, tha të enjten për Nova TV drejtori i një qendre refugjatësh në një qytet jugor në Bullgari.

Përfaqësuesit e komunitetit sirian thanë se disa refugjatë kanë filluar të vijnë në Bullgari nga Gjermania dhe Suedia, pasi e kuptuan se sa të vështirë do ta kenë të integrohen atje.

“Ne kërkojmë ndihmë për ata njerëz që duan të qëndrojnë këtu, në mënyrë që të mund të mbijetojnë”, tha Mohamed Ez për BIRN.

Etiketa: azilkërkuesBIRNBullgaridemokraciFacebookGjermaniaGjuha e urrejtjeskrishterëMediandarjePropagandaRrjetet socialeSHSiriasirianSuedia
Tjetri

Brirët e vjedhura të Ernest Heminguejt, rikthehen pas gjysmë shekulli (Foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.