AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgaria nuk do të pranojë refugjatët e kthyer nga Europa

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bullgaria nuk do të pranojë refugjatët nga Europa Perëndimore nëse nuk ka një marrëveshje të pranimit me Turqinë nga ana e BE-së, lajmëroi të dielën kryeministri i Bullgarisë.

Merkel dhe kryeministri i Bullgarisë Borissov gjatë takimit në Berlin. Foto: Facebook
Merkel dhe kryeministri i Bullgarisë Borissov gjatë takimit në Berlin. Foto: Facebook

Kryeministri Boyko Borissov tha se Bullgaria nuk do të pranojë migrantët e kthyer nga Europa Perëndimore pa një marrëveshje mes Turqisë – duke shtuar se ai kishte informuar kancelaren gjermane Angela Merkel dhe liderë të tjerë të BE-së për qëndrimin e Bullgarisë në një takim në Berlin të shtunën.

“Mbi dy milionë migrantë po vijnë nga Alepo [në Siri] dhe Turqia është gati t’i japë fund burimeve të saj. I kam thënë me vendosmëri kolegëve europianë se ne nuk do të pranojmë asnjë migrant nëse nuk ka marrëveshje me Turqinë,” tha Borissov.

“I thashë direkt – a më imagjinoni duke pritur në aeroport që të më çoni dhjetëra mijëra refugjatë? Thjesht nuk do t’i lë avionët të vijnë,” shtoi ai.

Borissov u takua me kancelaren gjermane dhe kryeministrat e Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në Berlin për të diskutuar krizën e refugjatëve në Europë.

Një ditë më parë, Borissov në Staboll u takua me kryeministrin turk Binali Yildirim dhe presidentin Erdogan.

Yildirim i përdori bisedimet për t’i dërguar Europës një mesazh përmes Borissov, duke paralajmëruar se nëse BE-ja nuk garanton regjim pa viza për Turqinë deri në fund të tetorit, Ankaraja mund të dalë nga marrëveshja për të ndihmuar në kufizimin e valës së migrantëve në bllokun europian.

“BE-ja dhe Turqia duhet të tregojnë përpjekje të mëdha që marrëveshja të hyjnë në fuqi deri në tetor dhe për të gjetur hapat që do ta bëjnë atë funksionale më pas. Sepse, për mirë ose për keq, marrëveshja funksionon,” theksoi Borissov.

Ai tha se ndërsa Turqia nuk mund t’i bashkohet BE-së në kuptimin afatshkurtër, regjimi pa viza duhet të lehtësohet për nëpunësit publikë dhe biznesmenët turq.

Sipas të ashtuquajturit rregull i Dublinit, vendi i parë i BE-së ku shkel dhe regjistrohet një migrant ka përgjegjësinë të përballet me aplikimin e tij apo saj për azil.

Kjo do të thotë se vendet perëndimore europiane si Gjermania, Austria dhe Suedia kanë të drejtën t’i kthejnë refugjatët në Bullgari, nëse ata janë regjistruar se kanë hyrë nga Turqia.

Në takimin me Merkel dhe kolegët e saj Borissov bëri gjithashtu thirrje për më tepër solidaritet europian me Bullgarinë në kuptimin e mbrojtjes së kufirit të jashtëm të BE-së.

Ai kërkoi më tepër pajisje teknike nga BE-ja në formën e helikopterëve dhe varkave të patrullimit për nevojat e autoriteteve kufitare.

Etiketa: AeroportAngela MerkelAustriaazilBEBiznesmenBullgariBullgariaErdoganEuropaFacebookGjermaniaMarrëveshjamarrëveshjeMerkelPunëSiriSuediaTurqiaviza
Tjetri
Beogradi organizon karnavalet tradicionale të barkave (Fotogaleri)

Beogradi organizon karnavalet tradicionale të barkave (Fotogaleri)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.