AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mjeshtëria e vjetër e prodhimit të opingave i reziston kohës në Beograd

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një dyqan që prodhon këpucë tradicionale po gjen një mënyrë të re për të mbijetuar dhe për të lulëzuar në botën moderne. Tani, një brez i katërt i familjes po përgatitet të çojë përpara biznesin.

Mijomir Aleksiç në dyqanin e tij. Foto: Ivana Nikoliç/BIRN
Mijomir Aleksiç në dyqanin e tij. Foto: Ivana Nikoliç/BIRN

Mijomir Aleksiç – i njohur më mirë si Kiri – është krenar ndërsa flet me një vizitor në atelienë e tij në periferinë Kaludjerica të Beogradit. Dhoma kryesore e dyqanit është e mbushur me këpucë tradicionale të quajtura opinga, në të gjitha përmasat dhe llojet dhe era e ngrohtë e lëkurës së freskët rëndon ajrin.

Dyqani që ka emrin e tij është i mbushur me këpucë lëkure të bëra me kujdes dhe me kostume kombëtare të rajonit. Një nga dhoma është e “zaptuar” nga dy burra që prodhojnë opinga të reja. Lart, disa zonja qepin kostume në dy tezgjahe të mëdha.

Kiri është një burrë në më pesëdhjetat që e ka kaluar jetën duke prodhuar opinga. Është një profesion që ai e mësoi nga babai i tij dhe nga gjyshi. Ai sheh me krenari atë që familja e tij ka arritur deri më tani.

Megjithëse kohët kanë ndryshuar shumë në pothuajse shekullin që familja e Aleksiç ka prodhuar opinga me dorë – përfshirë një ndryshim nga opingat në këpucët moderne – Kiri nuk është i shqetësuar se tradita e familjes së tij do të reshtë së ekzistuari.

“Vajza ime më e madhe Katarina ka një diplomë masteri nga Fakulteti i Shkencave të Organizimit dhe punon këtu. Mendoj se ajo do të vazhdojë të punojë këtu dhe do të drejtojë në një pikë,” thotë Kiri.

Kur ta bëjë këtë, do të jetë brezi i katërt i familjes Aleksiç që vazhdon traditën e punës me dorë dhe do të jetë një nga pak prodhueset e këpucëve në këtë traditë në Serbi.

Këpucë tradicionale

Foto: Ivana Nikoliç/BIRN
Foto: Ivana Nikoliç/BIRN

Opingat janë këpucë lëkure të lidhura rreth këmbës me një rrip, ato vijnë në të gjitha format, përmasat, llojet dhe janë të dekoruara me aksesorë të ndryshëm, por nuk përdoren më si dikur. Zakonisht ato i shiten valltarëve të folklorit ose dyqaneve të suvernireve në Serbi. Opingat ishin të vetmet këpucë të disponueshme në Serbi dhe në pjesën tjetër të rajonit deri në mesin e shekullit 20.

Gjyshi i Kirit filloi t’i prodhonte këto këpucë nga viti 1920.

Nga fillimi, i gjithë procesi është bërë me dorë në të njëjtën mënyrë siç është bërë prej shekujsh.

Biznesi i familjes ka pasur shumë ulje-ngritje që nga themelimi rreth 100 vite më parë: ka dëshmuar një luftë botërore dhe luftërat në ish-Jugosllavinë, si dhe ndryshime të shumta të regjimeve dhe klientelës.

Kiri e mori drejtimin e dyqanit në fillim të viteve 1980 dhe pavarësisht rrethanave, gjëja më e rëndësishme, sipas tij është mbajtja e dyqanit gjallë.

“Ia kemi dalë në një farë mënyre të mbijetojmë. Gjyshi im thoshte se ne nuk mund të pasurohemi me zejtarinë, ‘por gjithnjë mund të jetosh në sajë të zanatit”, thotë ai ndërsa sheh përreth dyqanit.

Është një ide që Kiri e ka afër zemrës. Ai filloi prodhimin e kostumeve tradicionale në dyqan nga viti 2000 dhe koncepti rezultoi i mirë. Dyqani tani prodhon kostume për filmat, programet televizive dhe shoqatat e folklorit. Kostumet tani përbëjnë një pjesë të rëndësishme të biznesit.

Gjithçka filloi kur shokët e tij bënë një pyetje të çuditshme.  “Njerëzit më pyesnin – përse nuk shet çorape tradicionale prej leshi? Nëse di si të bësh opinga, atëherë di si të qepësh edhe pantallona!”

“Sikur kjo të ishte e njëjta gjë,” thotë ai duke qeshur.

T’i mbijetosh lufëtarëve

Foto: Ivana Nikoliç/BIRN
Foto: Ivana Nikoliç/BIRN

Ndërsa gjyshi dhe babai i Kirit zotëronin një dyqan në periferi të Beogradit, Kiri e hapi dyqanin e tij në Beograd në vitin 1981. Ai sheh një ndryshim kyç mes tre brezave.

“Mes dy luftërave botërore [të parës dhe të dytës], industria e prodhimit me dorë të këpucëve po lulëzonte. Rreth 90 për qind e njerëzve vishnin opinga dhe 19 dyqane të tilla ekzistonin vetëm në periferinë ku ishim ne,” thotë Kiri.

Gjithashtu, ai vazhdon të rrëfejë se zejtarët dikur konkurronin mes tyre: kush mund të bënte opingat më të vogla dhe kush ishte mjeshtri më i mirë për shembull. Sot megjithatë, ka vetëm pak dyqane të tilla në Serbi.

Megjithatë, gjërat ndryshuan kur komunistët morën pushtetin në Jugosllavi në fund të luftës së dytë botërore. Njerëzit që prodhonin opinga klasike u quajtën “kulakë” që do të thotë se ata konceptoheshin në kapitalistë dhe u bënë armiq të regjimit. Megjithatë, prodhuesit modernë të këpucëve ishin pjesë e proletariatit dhe ndaj u mirëpritën në shoqërinë e re komuniste jugosllave.

“Gjyshi im dinte si të bënte lloje të tjera këpucësh, ndaj deri në vitet 1950 ai u përqendrua te kjo gjë. Por pas viteve 1950, kufijtë jugosllavë u hapën për të huajt dhe familja ime filloi të shiste opinga në bregun kroat”, thotë Kiri.

Kiri bëri të njëjtën gjë që kur luftërat në Jugosllavi shpërthyen në vitin 1991. “Nga 1985 deri në 1990 mund të jetoja mirë, por ishte e vështirë gjatë viteve 1990. Për fat të mirë, dija si të bëja këpucë, ndaj vazhdova ta bëja”.

Aspak i penduar

Foto: Ivana Nikoliç/BIRN
Foto: Ivana Nikoliç/BIRN

Pavarësisht ndryshimeve politike dhe luftërave në ish-Jugosllavi për vite, dyqani i Kirit është zhvilluar në një fabrikë të vogël që aktualisht ka punësuar nëntë persona. Ky sukses është një burim krenarie dhe sigurie për Kirin.

“Më kujtohet kur hapa një dyqan pas përfundimit të gjimnazit dhe shokët më vinin në lojë duke thënë se ishte për të qeshur dhe një budallallëk,” kujton ai. “Por vite më pas, ata u përballën me jetën dhe unë ende vazhdoj të drejtoj dyqanin tim,” shton ai.

“Kisha të drejtë kur thashë se opingat janë këpucë për shekullin 21,” përfundon Kiri me një buzëqeshje të madhe.

 

Ky artikull u prodhua për gazetën e përdyjavshme të BIRN Belgrade Insight.

Etiketa: BeogradBIRNish-JugosllaviJugosllaviPunëSerbiSHulje
Tjetri
Bashkim më i ngushtë apo vetëm treg i përbashkët?

Shansi i fundit i Europës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.