AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Turizmi në Bullgari pritet të arrijë rekord të ri këtë verë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një resort turistik në Detin e Zi në Bullgari. Foto: Zlota Bulgaria/Flickr

Pasi 4.5 milionë turistë vizituan Bullgarinë nga janari në korrik, që është 16.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015, vendi parashikon që ky të jetë viti më i mirë për turizmin.

Një resort turistik në Detin e Zi në Bullgari. Foto: Zlota Bulgaria/Flickr
Një resort turistik në Detin e Zi në Bullgari. Foto: Zlota Bulgaria/Flickr

Vera e vitit 2016 mund të rezultojë më e suksesshmja në historinë e industrisë së turizmit në Bullgari, tha të martën ministrja e turizmit Nikolina Angelkova.

Ajo theksoi se pati një rritje me 20.6 për qind në numrin e turistëve të huaj që kaluan pushimet në Bullgari në korrik, raportuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave ose NSI.

Numri i të huajve që vizituan Bullgarinë atë muaj për punë ose pushime arriti në 1.87 milionë, një numër rekord për shekullin 21.

Një total prej 4.5 milionë turistësh vizituan Bullgarinë mes janarit dhe korrikut 2016, që është 16.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Shtatë muajt e parë ishin më të fuqishmit për dhjetë vitet e fundit. Nëse mbajmë të njëjtin ritëm në gusht dhe shtator, kjo mund të jetë vera më e suksesshme”, tha Angelkova, duke shtuar se rezultatet me gjasa do t’i tejkalojnë parashikimet fillestare.

Statistikat tregojnë se turistët rusë, numri i të cilëve ra gjatë dy viteve të fundit si rezultat i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, janë rikthyer në resortet e Detit të Zi të Bullgarisë.

Ata formojnë pjesën më të madhe të turistëve të huaj në korrik – 151,874, pasuar nga gjermanët, 143,308 dhe polakët 80,412.

Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit raportoi një rënie në shkeljet ligjore të kryera nga bizneset e lidhura me turizmin kundrejt konsumatorëve.

Nga fillimi i sezonit veror deri më tani, komisioni tha se kishte kontrolluar 2397 zona, duke regjistruar shkelje në 6 deri në 8 për qind të rasteve.

Në sezonet e mëparshme turistike, rastet e praktikave të mashtrimit i tejkalonin zakonisht 10 për qind.

Si rezultat, në një konferencë shtypi të martën, kryetari i komisionit deklaroi se sezoni turistik ishte “i fuqishëm dhe i qetë”.

Më së tepërmi turistët janë ankuar për mungesë të menyve në restorante dhe për shërbime turistike të një cilësie më të ulët se kategoria e deklaruar.

Në raste të tjera, pronarët e restoranteve kanë deklaruar çmime më të ulëta në meny nga çmimet që i kanë faturuar konsumatorët.

Pjesa më e madhe e ankesave të huaja lidhen me cilësinë e transportit. Vetëm 8 për qind kanë paraqitur ankesa kundër shërbimeve të ofruara në vendpushime.

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Bullgari është rritur ndjeshëm, numri i bullgarëve të cilët bëjnë pushime jashtë vendit, është rritur gjithashtu.

Destinacionet më të zakonshme të huaja për bullgarët mbeten Greqia dhe Turqia, për shkak të çmimeve, që janë të krahasueshme me ato në Bullgari, por edhe prej cilësisë më të mirë të shërbimeve.

Etiketa: BEBullgariGreqiapushimeSHshtatorStatistikatturistTurizmiTurqia
Tjetri

Me biçikletë drejt qytetit të Krujës (Fotoreportazh)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.