AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia kritikon përgjigjen e BE-së për ankesat e saj për Kroacinë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.

Zyrtarë serbë e kanë quajtur të papërshtatshme përgjigjen e presidentit të Komisionit Europian ndaj ankesave të tyre për “atmosferë anti-serbe” në Kroaci.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij të enjten kritikuan përgjigjen që presidenti i Komisionit Europian dha për një letër që Vuçiç i dërgoi BE-së në gusht ku ankohej për politikat anti-serbe në Kroaci.

“Nuk duroj dot kur gjithçka barazohet dhe bëhen simetri dhe bilance të rreme (midis Serbisë dhe Kroacisë). Mendoj se të gjithë njerëzit e nderuar e kanë të vështirë ta durojnë këtë,” tha Vuçiç.

Vuçiç i shkroi në fillim të gushtit Presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker, shefes së Politikave të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerit të Zgjerimit të BE-se, Johannes Hahn, për të akuzuar Kroacinë se po ndiqte politika anti-serbe dhe po nxiste nacionalizëm.

“Ne kemi listuar ato me të cilat jemi përballur gjatë periudhës së kaluar, duke treguar me fakte ato që Serbia është dashur të durojë, nga monumente që ngrihen në një vend të BE-së në nder terroristësh të njohur dënuar, te rehabilitimet dhe rrëzimet e dënimeve për kriminelë të Luftës së Dytë Botërore dhe luftërave të fundit e deri tek njerëz që janë dënuar në Serbi dhe më pas janë dërguar në Kroaci për të kryer dënimet e tyre me burg, tani enden rrugëve gjasme të sëmurë në vend që të jenë në burg,” shkroi Vuçiç.

Megjithatë, agjencia e lajmeve Tanjug në Serbi raportoi se në letrën e përgjigjes, Juncker thjesht shprehu shqetësim për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kroacisë, duke bërë thirrje për një angazhim konstruktiv dypalësh.

Edhe televizioni TV N1 i Serbisë tha gjithashtu se në përgjigjen e tij për Vuçiçin, Juncker theksoi se, sipas rregulloreve të BE-së, shtetet anëtare e kanë detyrim të sigurohen që krimet e urrejtjes të ndëshkohen ndërsa vendet kandidate pritet gjithashtu të zbatojnë të njëjtat ligje.

Zv/kryeministri i Serbisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç, tha se do të kishte qenë më mirë nëse BE-ja nuk do të ishte përgjigjur fare.

“Shpresoj që kryeministri Vuçiç t’i durojë këto përgjigje nga Komisioni Europian dhe nga Juncker. Mendimi im është se do të kishte qenë më mirë nëse ata s’do të kishin kthyer fare përgjigje,” tha ai.

Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, ishte edhe më i ashpër në deklaratën e tij, duke e akuzuar BE-në se kishte bërë një sy qorr para politikave anti-serbe të Kroacisë.

“Juncker nuk dha përgjigje për asnjë nga çështjet që nxori në pah Vuçiç. Ai nuk komentoi për rehabilitimin e regjimit fashist ustash të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, lirimin nga akuzat të kriminelëve të luftës apo ngritjen e monumenteve për terroristët ustashë,” tha Daçiç.

Daçiç e akuzoi BE-në për standarde të dyfishta me Serbinë, gjë e cila ai tha se duhet të ndaloj.

“BE-ja nuk bën asgjë kur vjen puna te politikat antifashiste, por është gjithmonë e etur t’i mbajë leksione Serbisë kur s’u pëlqen diçka në vendin tonë,” komentoi Daçiç.

“Kjo s’mund të vazhdojë. Një fushatë anti-serbe në një nga shtetet anëtare të BE-së po vë në rrezik paqen dhe stabilitetin në rajon,” shtoi ai.

Etiketa: BEBurgdetyrimKandidateKomisioni EuropianKroaciParaPunaQeveriarajonrrezikSerbiSerbiaSHTanjugTerroristvuçiç
Tjetri

Protestuesit në Kosovë arrijnë “fitore” ndaj marrëveshjes së kufirit (Fotogaleri)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.