AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gazeta pro-qeveritare serbe etiketon si “spiune” aktivistet

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja e parë e gazetës Informer me akuzat për spinazh.

Gazeta pro-qeveritare Informer ka publikuar për dy ditë me radhë artikuj në faqen e fare ku akuzon si spiune tre aktiviste të të drejtave të njeriut dhe pretendon se ato i kanë kaluar Kroacisë informacione për krime lufte.

Faqja e parë e gazetës Informer me akuzat për spinazh.
Faqja e parë e gazetës Informer me akuzat për spinazh.

Për dy ditë më radhë, faqet e para të Informer kanë paraqitur pretendimet e lideri të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, se tre aktiviste femra të të drejtave të njeriut kanë kryes spiunazh në emër të Kroacisë dhe shërbimeve të inteligjencës të vendeve të tjera.

Ditën e martë, Shesheli pretendoi se Sonja Biserko, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Natasa Kandiç, themeluesja e OJQ-së Qendra për të Drejtën Humanitare, dhe Jelena Miliç, drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd, ishin “spiunet më të mëdha” në Serbi.

“Natasa Kandiç mbledh dosje dhe të dhëna konfidenciale të cilat ajo ia jep kroatëve, në bazë të të cilave ata po ngrenë akuzat e tyre për krime lufte,” tha Shesheli për Informer.

“Miliç dhe Biserko merren me aktivitete armiqësore siç është prezantimi dhe përhapja e lajmeve të rreme dhe trazojnë publikun. Ato po marrin shumë para nga Perëndimi, nga NATO-ja,” tha ai.

Të mërkurën, poshtë titullit kryesor të faqes së parë “Luftë totale”, Informer citoi Kandiç të ketë thënë se ajo ka vite që mbledh prova për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Por ajo citoi përsëri Sheshelin, i cili këtë herë e përshkroi Kandiçin si “e shëmtuar” dhe “e sëmurë”.

Biserko tha për BIRN se aktivistët janë shndërruar në “të dyshuar të zakonshëm” kur vjen puna tek akuzat për tradhti, duke u shprehur se qeveria po përdor gazetat si propaganduese në përpjekje për të fshehur dështimet e saj.

“Këto gazeta janë të afërta me kryeministrin dhe ato fjalë janë thënë nga një njeri që u gjykua për fjalime urrejtjeje (Shesheli),” tha Biserko, duke u shprehur gjithashtu se presidenti serb Sllobodan Millosheviç e përdori Sheshelin si një mjet për të sulmuar armiqtë e tij në të njëjtën mënyrë.

Media nacionaliste në Serbi shpesh kanë akuzuar Kandiçin, Biserkon dhe Miliçin si “tradhtare” dhe si “mercenare të huaja”.

Më 16 gusht, Informer publikoi një listë prej pesë faqesh të OJQ-ve të themeluara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur i George Soros nga 2011 deri në vitin 2014, me një kryeartikull në faqen e parë që thoshte: ‘Soros pagoi 391,940 dinarë (3.2 milion euro) për kaos në Serbi.”

Miliç u përmend në listën e Informer në atë që ajo i quante “mercenarët e Sorosit”, pas të cilës ajo mori një sërë kërcënimesh, përfshirë kërcënime me vdekje.

Gazetat pro-qeveritare kanë publikuar një sërë artikujsh këtë verë ku janë shprehur se Uashingtoni dhe organizata me bazë në Shtetet e Bashkuara kanë rritur tensionet në Serbi në një përpjekje për të destabilizuar vendin dhe të armiqësojnë Beogradin me Moskën.

Ka pasur gjithashtu artikuj nxitës për kërcënime të mundshme nga Kroacia ndërsa marrëdhënia midis Beogradit dhe Zagrebit është përkeqësuar.

Më 30 gusht, Informer publikoi një kryeartikull në faqen e saj të parë ku thuhej “Kroacia po përgatit Stuhia 2”, duke iu referuar Operacionit Stuhia të Ushtrisë Kroate në vitin 1995, i cili shkaktoi një eksod në masë të dhjetëra mijëra serbëve nga vendi.

Etiketa: aktivistAktivistëaktivistetBeogradBIRNdosjeEurogazetaGazetatish-JugosllaviJugosllaviKrimekrime lufteKroaciaLufteMASMediamercenareNATOParaPunaQeveriaSerbiSHShesheliShtetet e BashkuaraSorosvdekje
Tjetri

Kaosi i pranimeve në universitete; fitojnë në Gjermani por jo në Tiranë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.