AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Saimir Tahiri propozon një ligj për dënimin e dhunës ndaj kafshëve… që sakaq ekziston

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto pa datë nga një ndeshje me kafshë publikuar nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më 7 shtator 2016. Foto: Facebook

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi në Facebook një propozim të tij të ri ligjor që ndëshkon me gjoba dhunën ndaj kafshëve ose ndërsimin e kafshëve kundër njëra-tjetrës për baste. Por ka një problem… një ligj i tillë sakaq ekziston.

Foto pa datë nga një ndeshje me kafshë publikuar nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më 7 shtator 2016. Foto: Facebook
Foto pa datë nga një ndeshje me kafshë publikuar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më 7 shtator 2016. Foto: Facebook

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se do të propozojë “për herë të parë” ndëshkimin me ligj të keqjtrajtimit të kafshëve, por një verifikim i katalogut të ligjeve aktualisht në fuqi sugjeron se në fakt, ndalimi i keqtrajtimit dhe parashikimi i ndëshkimeve me gjobë për rastet e keqtrajtimit sakaq është në fuqi.

“Pas qindra komunikimeve me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, pas sqarimeve të vazhdueshme mes pafuqisë ligjore për të vepruar dhe indiferencës së shumë institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndërmjet kafshëve kthehen në sipërmarrje gangsterllëku a peërfitimi, është e domosdoshme ndërmarrja e një nisme ligjore që i jep fund vakumit normativ dhe torturave çnjerëzore që disa të papergjegjshëm i shkaktojnë kafshëve,” deklaroi Tahiri në faqen e tij në Facebook.

Sipas propozimit të Tahirit, keqtrajtimet e ndryshme të kafshëve do të duhet të dënohen me gjoba nga 10 mijë në 100 mijë lekë ndërsa plagosja e një kafshe për arsye të paligjshme, duhet të dënihet me burgim nga 3 deri në 6 muaj. (kliko këtu për të lexuar statusin e Tahirit).

Problemi është se, ndryshe nga sa pretendon ministri i brendshëm për “vakuum ligjor”, ligji që dënon keqtrajtimin e kafshëve është sakaq në fuqi që prej pesë vjetësh. Ligji nr Nr.10 465, datë 29.9.2011 “Për Shërbimin Veterinar” përcakton qartë ndalimin e keqtrajtimit të kafshëve si dhe masat ligjore ndëshkuese për rastet e keqtrajtimit. Në nenin 76, ligji në fjalë shkruan: ” Për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve ndalohet kryerja e veprimeve të mëposhtme:

  1. a) shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit ose ankthit, me përjashtim të rasteve të lejuara sipas këtij kreu;
  2. b) ndërsimi i kafshëve kundër njëra-tjetrës ose përdorimi i kafshëve për luftime a shfaqje që shkaktojnë dhimbje, dëmtime, plagosje ose ngordhje të kafshëve…

Neni 76 vijon me një sërë ndalimesh të tjera ndërsa neni 134 me titull “kundërvajtjet administrative” parashikon gjoba për rastet e shkeljes së këtij ligji, ku për shkeljet e nenit 76 parashikohet gjobë deri në masën 100 mijë lekë të rinj.

Shumë qytetarë si dhe disa organizata për mbrojtjen e kafshëve kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për keqtrajtimin e kafshëve gjatë organizimit të garave të ndryshme për baste, të tilla si ndeshjet me qen apo ndeshjet e gjelave. Ndeshjet e gjelave zhvillohen çdo vit pranë vitit të ri, veçanërisht në zonën e Kavajës, ku është festë tradicionale. Por të gjitha këto gara janë sakaq të paligjshme, megjithëse, Ministri i Brendshëm beson se ai po propozon ndalimin e tyre për herë të parë.

Link: Ligji për Shërbimin Veterinar

Etiketa: AdministrativebastedhunaDhunëFacebookLigjMASplagosjeSaimir TahiriSHshtatorverifikimvideo
Tjetri

Aleatët e pabindur të Amerikës kundër ISIS

Komente 1

  1. coldsun says:
    9 years më parë

    Po por :

    Fusha e zbatimit të ligjit

    Ky ligj zbatohet nga të gjithë mjekët veterinarë, që kryejnë, mbikëqyrin, kontrollojnë veprimtarinë veterinare:

    a) në Shërbimin Veterinar Shtetëror;

    b) në institucione, struktura dhe ente të tjera publike;

    c) në shërbimin veterinar privat;

    ç) të pronarëve dhe të operator ëve të biznesit të mbarështimit të kafshëve.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.