AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Korrupsioni

Korrupsioni në Shqipëri, TI: Partitë politike kanë nivelin më të ulët të integritetit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Korrupsioni, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Cornelia Abel, kordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe Adela Halo, studiuese e TI duke prezantuar raportin “Sistemi i Vlerësimit të Integritetit Kombëtar”. Foto: Transparency International.

Transparency International vlerëson se Shqipëria mbetet një ndër vendet me korrupsionin më të lartë në rajon për shkak të institucioneve të dobëta, kulturës së pandëshkueshmërisë dhe ndërhyrjeve politike në institucionet e mbikëqyrjes.

Cornelia Abel, kordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe Adela Halo, studiuese e TI duke prezantuar raportin "Sistemi i Vlerësimit të Integritetit Kombëtar". Foto: Transparency International.
Cornelia Abel, kordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor dhe Adela Halo, studiuese e TI duke prezantuar raportin “Sistemi i Vlerësimit të Integritetit Kombëtar”. Foto: Transparency International.

Transparency International- lëvizja globale kundër korrupsionit vlerëson se Shqipëria mbetet një ndër vendet më të korruptuara në rajon për shkak të institucioneve të dobëta, kulturës së pandëshkueshmërisë dhe ndërhyrjeve politike në institucionet e mbikëqyrjes.

Në një konferencë për shtyp, të mbajtur të enjten në Tiranë, përfaqësues të Transparency International thanë se institucionet e ngritura për të luftuar korrupsionin në Shqipëri nuk kanë “fuqi, pavarësi dhe burime të mjaftueshme” për të realizuar detyrën.

Transparency International, TI publikoi të enjten raportin “Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit-Shqipëria 2016”-i pari vlerësim i thelluar i këtij lloji që mat masat antikorrupsion në institucionet e qeverisjes, në gjyqësor, media, sektorin publik e privat si dhe në shoqërinë civile.

Ndonëse secila prej fushave reflekton tregues të dobët në masat antikorrupsion, partitë politike konsiderohen të kenë nivelin më të ulët të integritetit në vend. Megjithatë, TI vlerëson se ndonëse shqiptarët mendojnë se elita e tyre politike është gjerësisht e korruptuar dhe e pandëshkuar, ata vetë kanë pak vullnet për të denoncuar korrupsionin në vendet e tyre të punës.

Cornelia Abel, kordinatore e TI për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor tha se shqiptarët janë të zhgënjyer dhe të lodhur me klasën e tyre politike.

“Shqiptarët janë të zhgënjyer dhe të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit,” tha Abel.

Studimi nënvizon se institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.

Policia, prokuroria dhe gjyqësori vlerësohet të kenë burime të pakëta për të kryer detyrat e tyre, ndërsa ndërhyrjet politike pengojnë ndëshkimin mes zyrtarëve të lartë.

“Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së…,” thekson raporti.

Korrupsion dhe pandëshkueshmëri

Transparency International vlerëson se partitë politike në Shqipëri kanë nivelin më të ulët të integritetit, krahasuar me të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në analizë. Arsyet shtrihen që nga financimi i politikës në mënyrë jo-transparente e deri tek paaftësia e institucioneve për të ndëshkuar përfaqësues të elitës politike të përfshirë në korrupsion.

“Shumica e shqiptarëve nuk i sheh përfaqësuesit e tyre në parlament si anëtarë të respektuar të komunitetit të tyre. Politikanët perceptohen si njerëz që punojnë për veten e tyre dhe e shohin angazhimin politik si angazhim partiak,” thuhet më tej në raport.

Partitë politike, sipas TI nuk janë të detyruara të raportojnë fondet dhe shpenzimet në kohë fushatash zgjedhore, ndërsa votuesit nuk e dinë se kush e mbështet kandidatin e votuar prej tyre në momentin që marrin vendime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përgjegjës për mbikëqyrjen e partive politike dhe financimin e fushatave elektorale është gjithashtu i penguar nga ndërhyrjet politike, sa kohë që partitë emërojnë anëtarët e tij. KQZ ka vetëm dy punonjës për mbikëqyrjen e financimeve elektorale dhe shpenzimet e të gjitha partive politike, shpenzime që sipas TI llogariten të jenë 10 herë më të larta se donacionet shtetërore.

Raporti vëren një përmirësim në punën e ILDKPKI për kontrollin e pasurive, por trajtimi i rasteve të konfliktit të interesit është thuajse inekzistent.

Legjislacioni në fuqi përcakton që çdo institucion të mbajë një regjistër të veçantë për dhuratat apo rastet e vetëdeklaruara të konfliktit të interesit, por Transparency International zbuloi se 14 institucione të qeverisjes qendrore nuk kishin asnjë evidencë të tillë. Ky regjistër ekzistonte vetëm në njërën prej ministrive-në atë të Zhvillimit Urban.

“Korniza ligjore për konfliktin e interesit apo dhuratat është e papërshtatshme, ndërsa rregulloret e lobimit mungojnë tërësisht,” tha studiuesja e TI, Adela Halo gjatë prezantimit të raportit.

Transparency International rekomandon ndërhyrje urgjente në legjislacion dhe në zbatimin e tij në praktikë për parandalimin e konfliktit të interesit, përcaktimin e rregullave për lobimin dhe kufizimet për zyrtarët e lartë, pas lënies së detyrës.

Aktorët jo-politikë

Studimi i TI vlerëson se partitë politike dhe institucionet shtetërore nuk janë aktorët e vetëm që shfaqin paaftësi për të luftuar korrupsionin. Aktorët jo-politikë si biznesi, media dhe shoqëria civile janë gjithashtu të dobët dhe të paaftë të veprojnë në mënyrë të pavarur apo të ushtrojnë kontroll mbi pushtetin politik.

Sipas raportit, biznesi shqiptar operon mes paqëndrueshmërisë së legjislativit, në kushtet e informalitetit dhe korrupsionit të lartë dhe shpeshherë vuan arbitraritetin e institucioneve publike-veçanërisht të zyrës së Tatimeve apo të Doganave.

Media konsiderohet gjithashtu e dobët për të luajtur rolin e vet të gardianit, për shkak të lidhjeve të ngushta me biznesin dhe politikën çka sjell edhe një nivel të lartë të censurës dhe vetëcensurës.

Organizatat e shoqërisë civile reflektojnë sipas studimit të Transparency International një besim të ulët tek publiku shqiptar për shkak të ushtrimit të dobët të rolit të tyre.

“Roli i rojtarit të organizatave jo-fitimprurëse është i dobët, për shkak të një kombinimi mes burimeve të papërshtatshme dhe politizimit….Si rezultat, përpjekjet mbeten të pakëta dhe ndikimi është i parëndësishëm,” thuhet në raport.

Transparency International gjykon se reforma në drejtësi është një fillim i mbarë për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, por ajo mbetet e paplotë, sa kohë që paketa e ligjeve shoqëruese nuk është miratuar ende në parlament.

Paralelisht me zbatimin e reformës në drejtësi, TI rekomandon një reformë të thellë zgjedhore, që të garantojë pavarësinë e administratës që menaxhon zgjedhjet si dhe një reformë mbi legjislacionin e konfliktit të interesit dhe lobimit.

Transparency International i bën gjithashtu thirrje partive politike që të zbatojnë standarde më të larta kur zgjedhin kandidatët politikë apo funksionarët publikë, në mënyrë që të garantojnë profesionalizëm dhe nivele më të larta të integritetit të tyre.

“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Çdo abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar,” tha Abel e Transparency International.

Etiketa: abuzimBEbesimGjykataGjyqILDKPKIkandidatëtKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKorrupsionKorrupsioniKQZMatMediaparlamentPoliciaProkuroriaPunërajonraportRaportiReformashpenzimeshqipShqipëriShqipëriaTransparency InternationalvotuesitZgjedhjet
Tjetri

Punimet në rrugët kryesore në ndërtim, të bllokuara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.