AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bosnje: Kriminelë lufte dhe zyrtarë të korruptuar zgjidhen kryetarë komunash

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fikret Abdiç: Foto: YouTube.

Pesë persona që kanë qenë të dënuar për krime lufte, korrupsion, rrëmbim dhe shfrytëzim posti janë zgjedhur si kryetarë komunash në zgjedhjet lokale në Bosnje dhe Hercegovinë.

Fikret Abdiç: Foto: YouTube.
Fikret Abdiç: Foto: YouTube.

Votuesit në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë zgjedhur pesë persona si kryetarë komunash, të cilët janë dënuar më parë për krime të ndryshme – përfshirë Fikret Abdiç, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1992-1995 dhe tani do të jetë kryetari i komunës së Velika Kladusës për katër vitet në vazhdim.

Pesë personat që u zgjodhën në votimin e të dielës ishin ndër 50 kandidatët për kryetarë komunash që ose janë dënuar ose akuzuar për krime të ndryshme ose kanë qenë nën hetim.

Abdiç u lirua nga një burg kroat në mars 2012 pasi kreu dy të tretën e dënimit të tij me 15 vite burg.

Para luftës, Abdiç ishte drejtor ekzekutiv te Agrokomerc, selia e të cilës ishte në Velika Klaudsa dhe në të cilën ishin të punësuar 13,000 njerëz, duke e bërë atë një nga firmat më të suksesshme agrikulturore në ish-Jugosllavi. Për shkak të suksesit të tij në biznes, Abdiç kishte mbështetje të madhe lokale.

Gjatë luftës, ai ishte anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës para se të themelonte Provincën Autonome të Bosnjës Perëndimore në vitin 1993.

Shteti i vogël i vetëshpallur, qendra e të cilit ishte qyteti i Velika Kladusës, ekzistoi deri në vitin 1995.

Gjatë kohës që drejtonte këtë shtet të vogël, Abdiç luftoi kundër boshnjakëve që i ishin besnikë qeverisë së Sarajevës dhe bashkëpunuan me forcat serbe dhe kroate në Bosnjë dhe Kroaci.

Disa kampe burgimi për ushtarët e kapur të Ushtrisë Boshnjake u ngritën në Provincën Autonome të Bosnjës Perëndimore, ku mbaheshin me shumë se 5,000 të burgosur dhe shumë krime lufte u kryen aty.

Murat Tahiroviç i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit tha se ishte një turp që njerëz që kanë kryer krime lufte mund të kandidonin si kandidatë në zgjedhje dhe të fitonin me politika nacionaliste.

“Për vetë Bosnjën dhe Hercegovinën, fakti që një person si Abdiçi ka fituar zgjedhjet ne një nga komunat e tij nuk do të thotë asgjë, por fakti që ne patëm zgjedhje që u fituan nga një njeri si ai tregon se në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të fitojë vetëm nacionalizmi,” tha Tahiroviç.

“Mund të shohim se të gjithë ata që thanë se nacionalizmi ishte plani dhe programi i tyre kanë fituar në këto zgjedhje,” shtoi ai.

Ligji elektoral boshnjak i lejon njerëzit që kanë qenë të dënuar të kandidojnë për poste, përveç atyre që janë akuzuar nga gjykata e OKB-së jë Hagë për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Njerëzit që po kryejnë dënime të dhëna nga çdo gjykatë boshnjake për krime lufte nuk mund të kandidojnë për poste, por pasi të lirohen, ata mund të kandidojnë ligjërisht në zgjedhje.

Senaid Memiç, i cili ka qenë gjithashtu i dënuar, fitoi një mandat të dytë si kryetar i Ilidzës në zgjedhjet lokale të së dielës.

Në vitin 2005, ai u akuzua për ndërhyrje në punën e sistemit gjyqësor sepse ofendoi një gjyqtar që dha një vendim ku dënonte djalin e tij për armëmbajtje të paligjshme.

Gjykata e dënoi atë me katër muaj burg, edhe pse dënimi më vonë u reduktua në tre muaj. Në vitin 2008, Memiçit iu dha amnisti.

Memiç tha për BIRN se ai priste të fitonte.

“Njerëzit e kanë shprehur mendimin e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Përsa i takon atyre që u përpoqën të më fusnin në kurth, tani mund ta shohin atë që bënë. Çfarëdo që bënë, e bënë për veten e tyre,” tha Memiç.

Miroslav Kraljeviç, një kandidat nga Bashkimi i Social Demokratëve të Pavarur që u shpall fajtor për rrëmbim, fitoi zgjedhjet për postin e kryetarit të Vlasenicës.

Kraljeviç u dënua për rrëmbim dhe u gjobit me rreth 2,000 euro pasi nënshkroi një marrëveshje pranimi faji me prokurorinë.

Sipas vendimit, ai dhe një politikan tjetër rrëmbyen një delegat të këshillit të qytetit në shtator 2010 dhe e mbajtën atë në Serbi për 12 ditë.

Kraljeviç tha për BIRN para zgjedhjeve se dënimi i tij i përkiste të kaluarën.

“Ka gjithmonë njerëz që përpiqen të përdorin diçka për përfitimet e tyre. Personalisht, jam i bindur që do të fitoj. Nuk mund ta garantoj këtë, por mendoj se kjo nuk do të ndikojë në kandidaturën time gjithsesi,” tha ai.

Radenko Banjac, i cili u zgjodh kryetar i Ribnikut të dielën, u shpall fajtor për abuzim të autoritetit të tij.

Emir Bubalo, i cili u zgjodh kryetar i Konjicit, ka qenë i dënuar për mashtrim në punë.

Përveç pesë kandidatëve që u dënuan me vendime nga gjykata të shkallëve të dyta, 14 kandidatë të tjerë, që ose ishin akuzuar apo nën hetim për krime të ndryshme, fituan mandate në zgjedhjet lokale të ditës së dielë.

Etiketa: abuzimArmëBIRNBosnjeBurgdëshmitarëEuroGjykataGjyqgjyqtarHetimish-JugosllaviJugosllavikampe burgimikandidatëtKorrupsionKrimekrime luftekriminelë lufteKroacikryetarLigjLokaleLuftemarrëveshjemashtrimmbështetjeNacionalizmiOKBParaPunëSarajevëSerbishtatorVendimvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Përballja me populistët

Përballja me populistët

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.