Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Spitali Amerikan kërkon censurimin e investigimit të Shëndet+, gjykata e rrëzon

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:35 | 12/10/2016
Në Lajme, Media Watch, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Spitali Amerikan hedh në gjyq gazetarët që publikuan ankesat e pacientëve të dializës

"Print screen" i faqes online të gazetës Shëndet Plus.

Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën përgatitore të gjyqit për dëmtim imazhi në të cilin Spitali Amerikan kërkon përgënjeshtrim dhe dëmshpërblim, një kërkesë e pazakontë nga paditësi për të fshirë shkrimin si “masë për sigurim padie” u rrëzua nga gjykata si e pabazë.

"Print screen" i faqes online të gazetës Shëndet Plus.
“Print screen” i faqes online të gazetës Shëndet Plus.

Spitali Amerikan, kompania private që ofron pjesën dërrmuese të shërbimit të dializës së paguar nga paratë e taksapaguesve, u paraqit me një kërkesë të pazakontë për censurë paraprake në gjykatën e Tiranës më 12 tetor, në seancën përgatitore të një procesi gjyqësor civil, në të cilin, spitali kërkon përgënjeshtrim dhe dëmshpërblim për cënim imazhi nga gazeta Shëndet + për shkak të një shkrimi ku kjo gazetë paraqiste shqetësimet e disa pacientëve të dializës për kushtet e këqija higjenosanitare dhe të ushqimit të ofruar nga Spitali Amerikan.

Në kërkesën e vet, avokatët e Spitalit Amerikan pretenduan që gjykata të urdhëronte gazetën që të fshinte shkrimin nga faqja e vet në internet, deri në përfundim të gjykimit.

Duke e bazuar kërkesën në nenin 202 të Kodit të Procedurës Civile, Spitali Amerikan kërkoi: “Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke detyruar shoqërinë “Sh Plus” të heqë artikullin e publikuar me titull: SKANDAL: Miliona Euro për dializën, pacientët me bukë e patate dhe çarçafët me vete” nga faqja në internet deri në përfundim të gjykimit”.

Kërkesa, e cila nëse do të miratohej do të përbënte një akt të paprecedentë censure paraprake, u kundërshtua nga avokati i palës së paditur dhe rrëzua nga Gjykata.

Neni 202 i KPC lejon paditësin të kërkojë në gjykatë sigurim padie, kur ka arsye për të menduar se ekzekutimi i vendimit përfundimtar mund të bëhet i pamundur ose i vështirë. Ky është një nen që përdoret në rastet kur objekti i padisë civile të pretenduara nga palët mund të shitet, transferohet apo dëmtohet para se të merret vendimi final. Në këtë rast, pala që kërkon sigurim padie duhet të japë vetë garanci për zhdëmtim të dëmit të mundshëm të shkaktuar nga sigurimi i padisë deri në fund të procesit.

Avokati i palës mbrojtëse, Erion Kanxherri argumentoi se fshirja e shkrimit deri në përfundim të gjykimit përbën një “zgjidhje në themel të çështjes” si dhe përbën keqinterpretim të nenit 202.

“Fshirja e shkrimit deri në përfundim të gjykimit nuk e bën të pamundur zbatimin e vendimit, në rast se vendimi i jep të drejtë palës paditëse, e cila kërkon në aktpadi përgënjeshtrim dhe dëmshpërblim por jo fshirje,” tha ai.

Pala paditëse argumentoi se prania e shkrimit në internet i shkakton dëm të vazhdueshëm kompanisë, e cila, sipas tyre, rrezikon të humbasë klientë potencialë, nëse këta klientë kërkojnë në internet dhe u del përpara ky shkrim.

Gjykatësja Enkela Bajo Vlora e konsideroi pretendimin të pabazë dhe pa lidhje me çështjen në gjykim duke argumentuar se fshirja e shkrimit nuk ndihmon ekzekutimin final të vendimit, cilido qoftë vendimi.

Spitali Amerikan pretendon se shkrimi i publikuar në prill 2016 përmban informacione të pavërteta. Në shkrim, disa pacientë të dializës ankohen për kushte të këqija. Avokatët e Spitalit Amerikan kanë ngritur dy pretendime paralele gjatë procesit gjyqësor; pretendimi i parëështë që kritikat për cilësi ushqimi dhe higjienë të keqe nuk qëndrojnë për shkak se në kontratën që ky spital ka me Drejtoria e Shërbimit Spitalor Universitar dhe Kontrollit Spitalor/Drejtoria Rajonale e Fondit nuk përfshihen shërbime të ushqimit dhe të lavanderisë. Pretendimi i dytë i Spitalit konsiston në një seri dëshmish përgënjeshtruese të marra nga një pjesë e pacientëve të intervistuar nga Gazeta, ku pacientët mohojnë të kenë folur për gazetarët. Gazeta tha në gjykatë se disponon regjistrimet audio të intervistave me këta pacientë.

Seanca e ardhshme është caktuar për datën 9 nëntor.

Tjetri

Data e dhjetorit për zgjedhjet në Maqedoni vihet në dyshim

Më të lexuarat

Spitali Amerikan hedh në gjyq gazetarët që publikuan ankesat e pacientëve të dializës

Spitali Amerikan kërkon censurimin e investigimit të Shëndet+, gjykata e rrëzon

15:35 | 12/10/2016
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.