AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedoni, dhjetëra padi sfidojnë gjuetarët e spiunëve

Semra MusaingaSemra Musai
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni Maqedonas i Lustracionit. Foto: kvf.org.mk

Ligji i Lustracionit që sanksionoi maqedonasit e deklaruar si ish-bashkëpunëtorë të policisë sekrete maqedonase është ndërprerë, por dhjetëra padi vazhdojnë ende për të rrëzuar vendimet tij të dyshuara si të motivuara politikisht.

Komisioni Maqedonas i Lustracionit. Foto: kvf.org.mk
Komisioni Maqedonas i Lustracionit. Foto: kvf.org.mk

Pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në fillim të këtij viti se Maqedonia kishte shkelur të drejtat e njeriut të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese të Vendit, Trendafil Ivanovski, i cili u deklarua bashkëpunëtor policisë sekrete komuniste sipas ligjit polemik të lustracionit, dhjetëra të tjerë që i kanë çuar çështjet kundër shtetit në Strasburg po presin një rezultat pozitiv.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut tha se të drejtat e Ivanovskit ishin shkelur, sepse atij s’iu dha e drejta të mbronte veten para Komisionit Maqedonas të Lustracionit dhe iu mohua e drejta e aksesimit në provat kundër tij.

Përveç padive në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, rreth 40 nga 200 personat e deklaruar bashkëpunëtor nga Komisioni Maqedonas i Lustracionit i kanë çuar gjithashtu çështjet e tyre në Gjykatën Administrative dhe Gjykatën e Lartë Administrative në Shkup.

Në qershor dhe korrik, Gjykata Administrative anuloi 17 vendime të marra nga Komisioni i Lustracionit.

Procesi i nxjerrjes së ish-bashkëpunëtorëve dhe parandalimi i tyre në marrjen e posteve publike – gjë të cilën kundërshtarët e qeverisë thanë se u përdor për të heshtur kritikët – u ndalua në janar të këtij viti pas kritikave nga BE-ja.

Por autoritetet thanë se personat që u identifikuan si bashkëpunëtorë do të vazhdonin të mos lejoheshin të punonin në institucionet shtetërore për një periudhë pesë vjeçare.

Margarita Tsatsa Nikolovska, një ish-gjyqtare në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e cila tani është kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni, tha se procesi polemik duhet riparë dhe “viktimat” e tij duhen rehabilituar.

Nikolovska tha për BIRN se procesi dështoi jo vetëm për të trajtuar padrejtësitë e kaluara, por krijoi gjithashtu shkelje të reja të të drejtave të njeriut.

“Kjo situatë duhet të ndreqet. Shteti duhet të gjejë një mekanizëm ligjor për të kompensuar dëmin,” tha ajo.

“Ajo që ata ndjenë pasi u quajtën bashkëpunëtorë nuk mund të kompensohet me para,” shtoi ajo.

Vladimir Milcin, ish-kreu i Institucionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia, ishte një nga ata që u shpall bashkëpunëtor dhe e ka çuar çështjen e tij në Strasburg.

“Mendoj se ka mjaftueshëm argumente

“Mendoj se ka mjaftueshëm argumente që vendimi të jetë në favorin tim. Mendoj se gjykata në Strasburg do të vërë re se të drejtat e mia të njeriut janë shkelur,” tha Milcin për BIRN.

Ai tha se Komisioni i Lustracionit e shënjestroi atë pavarësisht faktit se ka dokumente që thonë se ai është spiunuar nga policia sekrete nga viti 1976 deri në vitin 1987 nën dyshimin se ishte një anarko-liberal që po punonte për të shkatërruar rendin kushtetues të vendit.

“Imagjinoni, një person i cili ka atë dosjes u shpall bashkëpunëtor, edhe pse në atë dosje nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me bashkëpunim apo ndonjë lloj deklarate të nënshkruar. Pa përmendur se nuk ka asnjë provë që të kem marrë ndonjë kompensim financiar,” tha ai.

Ai u shpreh se Komisioni i Lustracionit në fakt mbuloi bashkëpunëtorët e vërtetë me policinë sekrete të epokës komuniste.

“Ata spiunuan viktimat e shërbimeve të policisë sekrete dhe bashkëpunëtorët,” tha ai.

Shënjestrim i kritikëve të qeverisë?

Vladimir Milcin. Foto: BIRN.
Vladimir Milcin. Foto: BIRN.

Milcin gjithashtu pohoi se lustracioni i tij u urdhërua për ta dëmtuar atë në sytë e publikut për shkak se ai është një kritik i zëshëm i qeverisë të udhëhequr nga VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikola Gruevskit – një pretendim që është bërë vazhdimisht nga aktivistët e djathtë.

“Një numër i madh njerëzish, aktivistë me një qasje kritike ndaj qeverisë kanë qenë viktima të procesit”, tha Uranija Pirovska, kreu i Komitetit të Helsinkit, për BIRN.

“Ky proces në Maqedoni ndodhi për një arsye, për t’u marrë me kundërshtarët politikë dhe ata që po e kritikonin këtë qeveri,” shtoi ajo.

Ajo shpjegoi se procesi u realizua gabimisht, vetë ligji ishte problematik me shumë paqartësi dhe konfuzion, gjë e cila ajo thotë se ndihmoi qeverinë për të arritur qëllimin e saj.

Maqedonia po ndiqte hapat e shumë shteteve ish-komuniste që kanë miratuar ligje lustracioni si një mënyrë për të adresuar padrejtësitë e kaluara që vijnë nga ndjekjet penale të motivuara politikisht.

Por pasi Komisioni i Lustracionit filloi punën në vitin 2009, ai hasi shumë polemika.

Opozita u shpreh gjithashtu se ai ishte keqpërdorur për të shënjestruar kritikët e qeverisë dhe në dhjetor 2012, ai hoqi dy nga anëtarët e saj nga komisioni në shenjë proteste.

Por kreu i Komisionit të Lustracionit, Tome Adziev, këmbënguli se nuk kishte asnjë shkelje të të drejtave të njeriut dhe se të gjitha rastet ishin “tepër të qarta”.

“Ato nuk janë të motivuara politikisht. Ata njerëz janë gjetur në dosjet e policisë sekrete si bashkëpunëtorë dhe tani ata po e kundërshtojnë këtë, kjo është normale,” shtoi ai.

Adziev këmbënguli gjithashtu se Gjykata Administrative ka bërë një gabim duke anuluar disa nga vendimet e komisionit të tij.

“Ata nuk vendosën bazuar në dokumente, por bazuar vetëm në vlerësimin se ne nuk i kishim thirrur njerëzit që të thoshin diçka para komisionit,” tha ai.

Kundërshtim i fortë ndërkombëtar

Kreu i Komisionit të Lustracionit Tome Adziev. Foto: Sinisa Jakov Marusic.
Kreu i Komisionit të Lustracionit Tome Adziev. Foto: Sinisa Jakov Marusic.

Procesi i lustracionit u ndërpre në janar, katër vjet para afatit, pas shprehjes së shqetësimit nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Në qershor të vitit 2015, si pjesë e përpjekjeve të BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni të shkaktuar nga akuzat për përgjime masive, Komisioni Europian i kishte dorëzuar qeverisë një listë me reforma të sugjeruara në një raport.

Ndër rekomandimet e tjera, raporti, i shkruar nga një grup ekspertësh të udhëhequr nga ish-drejtori i Komisionit Europian Reinhard Priebe, i bëri thirrje autoriteteve maqedonase “të rishikojnë/ shfuqizojnë Ligjin për Lustracion dhe zbatimin e tij”, me arsyetimin se “për lustracioni po përdoren arsye ideologjike apo partiake”.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të drejtave të njeriut për vitin 2015, ka shprehur zhgënjim nga procesi i lustracionit.

“Qeveria vazhdoi ta përdorte lustracionin – fillimisht i projektuar për të identifikuar publikisht individë që bashkëpunuan me shërbimet sekrete gjatë periudhës komuniste dhe ndalimin e tyre nga postet publike dhe përfitime të tjera qeveritare – për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe ish-bashkëpunëtorët e pabesë,” pohoi raporti i Departamentit të Shtetit .

Por pavarësisht faktit se Ligji i Lustracionit tani është ndërprerë, Tome Adziev tha se Komisioni i Lustracionit ka të drejtë ta përsërisë procesin nëse ndonjë nga vendimet e tij rrëzohet nga gjykatat.

Tsatsa Nikolovska argumentoi megjithatë se organi i Adzievit tani duhet të zbatojë çdo vendim ligjor.

“Komisioni duhet të konfirmojë vendimin e gjykatës që nuk ka asnjë proces lustracioni kundër një personi,” tha ajo.

 

Etiketa: AdministrativeaktivistBEBIRNDepartamenti Amerikan i ShtetitdosjegjuetarëGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqtareKomisioni EuropiankushtetueselustracionLustracioniMaqedoniMaqedoniaOpozitapadiParaPoliciaprotestePunëPunëtorPunëtorëQeveriaraportRaportiReformaSHShkupSpiunëStrasburgVendimVendimiviktimaVMRO DPMNE
Tjetri
Bullgaria vendos votim të detyrueshëm dhe lejon votën e protestës

Bullgaria vendos votim të detyrueshëm dhe lejon votën e protestës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.