AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Bullgaria vendos votim të detyrueshëm dhe lejon votën e protestës

Maria CheresevangaMaria Chereseva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zyra e Presidentit të Bullgarisë. Foto: Wikimedia Commons

Bullgaria kreu ndryshime të konsiderueshme në sistemin e vet zgjedhor së fundmi, duke imponuar nga njëra anë votim të detyrueshëm për zgjedhësit si dhe duke lejuar qytetarët të votojnë “asnjë nga të mësipërmit” për zgjedhjet presidenciale.

Zyra e Presidentit të Bullgarisë. Foto: Wikimedia Commons
Zyra e Presidentit të Bullgarisë. Foto: Wikimedia Commons

Bullgarët që janë të zhgënjyer me mungesën e një alternative të besueshme mes kandidatëve për president do të kenë mundësi që të votojnë “asnjë nga më të mësipërmit” në fletën e tyre të votimit në zgjedhjet për president, të cilat do të zhvillohen më 6 nëntor, por disa ekspertë besojnë se ky opsion mund të ndihmojë kandidatin më të fortë.

Ndryshimet në kodin elektoral, të miratuara me nismën e qeverisë pranverën e këtij viti, vendosën votim të detyruar për zgjedhësit por i dhanë gjithashtu mundësi atyre të mos zgjedhin asnjë nga kandidatët në shenjë proteste.

E ashtuquajtura “votë proteste” do të llogaritet si votë e vlefshme dhe do të numërohet, por nuk do të përcaktojë fitues dhe do të vihen mënjanë kur të llogaritet se sa për qind të votave ka marrë secili kandidat.

“Në teori, përjashtimi i këtyre votave nga rezultati mund të ndihmojë në zgjedhjen e një presidenti që në raundin e parë, pavarësisht se ky mund të ketë marrë më pak se 50 për qind të votave totale,” shpjegoi për BIRN Antoaneta Tsoneva, një eksperte mbi zgjedhjet.

Kushtetuta e Bullgarisë thotë se një president mund të zgjidhet që në raundin e parë vetëm në rast se njëri prej kandidatëve merr më shumë se 50 për qind të votave dhe kur pjesëmarrja në zgjedhje është më e lartë se 50 për qind.

Por nëse shumë votues zgjedhin opsionin e votës së protestës, totat e tyre do të hiqen nga totali, gjë që do të thotë se presidenti i ardhshëm mund të marrë fitoren pa marrë minimumin e përqindjes së kërkuar nga kushtetuta.

“Nëse zgjedhim votën e protestës, ne dukshëm po ndihmojmë kandidatin kryesor pjesëmarrës në zgjedhje,” thotë Profesor Mihail Konstantinov, një ish anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas sondazheve të fundit, Tsetska Tsacheva, kandidate për partinë më të madhe të Bullgarisë, GERB e kryeministrit të djathtë Boyko Borissov, po e udhëheq garën.

Ajo ndiqet nga Rumen Radev, ish komandant i forcave ajrore, kandidat i Partisë Socialiste të Bullgarisë.

Ideja e vendosjes së opsionit “nuk mbështes asnjë nga më të mësipërmit” erdhi nga kreu i komisionit të ligjeve Daniel Kirilov, i cili i përket partisë GERB.

Ai tha se nëse votimi bëhet i detyrueshëm, njerëzit kanë nevojë të lejohen të mos zgjedhin asnjë nga kandidatët.

Parlamenti miratoi votimin e detyrueshëm në prill, duke e cilësuar votimin si “detyrë qytetare” pas një propozimi të partisë së ekstremit të djathtë Fronti Patriotik, një mbështetës i koalicionit qeverisës së udhëhequr nga GERB.

Rregullat e reja të debatueshme shkaktuan protesta nga bullgarët që jetojnë në Bullgari apo në emigrim, të cilët i konsideruan ato si antikushtetuese.

Rezultati qe “një telash i madh,” komentoi Tsoneva. “Në këto zgjedhje ne do të votojmë paralelisht me detyrim për një president dhe gjithashtu për një referendum që pyet qytetarët nëse mbështesin votimin e detyrueshëm – ndërkohë, vendosja e votimit të detyrueshëm është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është e tëra e pakuptimtë,” shtoi ajo.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese mund ta shpallë votimin e detyrueshëm si antikushtetues, ajo mundet gjithashtu të anulojë rezultatin e zgjedhjeve me argumentin se përjashtimi i votave të protestës nga rezultati final bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë së votës.

“Problemi është se vota e protestës është pothuajse efektive – dhe nga njëra anë, është një deklarim real i vullnetit të votuesit, por nga ana tjetër, nuk është votë në favor të asnjërit prej kandidatëve”, tha Tsvetozar Tomov, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ai tha se Komisioni nuk mund të ndryshojë tani metodologjinë për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe që ta përafrojë atë me vullnetin e kushtetutës për shkak se nuk mund të rrëzojë një ligj të parlamentit.

Etiketa: BIRNBullgariBullgariadetyrimFinalGjykataGjykata KushtetueseGjykatëKandidatekandidatëtkushtetueseLigjPartisë SocialistepresidentProtestaprotesteReferendumVotavotimVotimiVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
BE-ja duhet të bëhet gati për valë të re refugjatësh, thotë Crooke

BE-ja duhet të bëhet gati për valë të re refugjatësh, thotë Crooke

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.