AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Taksë ‘private’ shtesë për ilaçet, SICPA kërkon 3 milionë euro në vit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pako ilaçesh me pullën aktuale të Agjencisë Kombëtare të Barnave. Pullat e reja të sigurisë të prodhuara nga kompania SICPA pritet t’i kushtojnë shqiptarëve së paku 3 milionë euro në vit.

Kompania që fitoi gjatë qeverisë së kaluar një koncesion të shumëdebatuar dhe pa vlerë për luftën kundër kontrabandës, pritet të marrë minimalisht 3 milionë euro shtesë çdo vit nga buxheti i shtetit ose nga konsumi i ilaçeve, me propozim nga Ministria e Financave.

Një pako ilaçesh me pullën aktuale të Agjencisë Kombëtare të Barnave. Pullat e reja të sigurisë të prodhuara nga kompania SICPA pritet t'i kushtojnë shqiptarëve së paku 3 milionë euro në vit.
Një pako ilaçesh me pullën aktuale të Agjencisë Kombëtare të Barnave. Pullat e reja të sigurisë të prodhuara nga kompania SICPA pritet t’i kushtojnë shqiptarëve së paku 3 milionë euro në vit.

Qeveria shqiptare ka ndër mend të marrë përsipër një detyrim tjetër kontraktual me vlerë prej minimalisht 3 milionë euro dhe ka premtuar t’ia japë këto para kompanisë SICPA, e cila sakaq ka arkëtuar gati 26 milionë euro nga shitja e pullave të akcizës së cigareve e alkoolit, pavarësisht se rritja e premtuar e të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë kohës së zbatimit të këtij koncesioni ka rezultuar zhgënjyese.

Një propozim i qeverisë me nismë nga Ministria e Financave, aktualisht në diskutim në Kuvendin e Shqipërisë, përcakton ndryshime në kontratën e koncesionit të miratuar fillimisht mes debateve të shumta në vitin 2010 dhe të zbatuar që nga viti 2012.

Ndryshimi i kontratës përcakton që ilaçet, të cilat aktualisht tregtohen me pulla sigurie të prodhuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, do të duhet të pajisen me pulla të reja të prodhuara nga SICPA, pulla që do të kushtojnë 2.4 për qind e vlerës së barnave, ose në total jo më pak se 3 milionë euro në vit.

Kontrata fillestare mes Ministrisë së Financave dhe SICPA përcaktonte që pullat e prodhuara nga kjo kompani, të cilat janë disa dhjetëra herë më të shtrenjta se sa pullat e mëparshme, do të vendoseshin përveç produkteve tradicionale me pulla akcize si pijet e forta alkoolike e duhani, edhe te birra dhe te ilaçet. Por pjesa e kontratës sa i përket ilaçeve nuk u vu në zbatim. Qeveria duket se nuk u mjaftua me vënien në zbatim të kësaj pjese të kontratës, por edhe me një ndryshim thelbësor, në bazë të së cilit, nëse pullat e ilaçeve nuk vihen në zbatim për çfarëdolloj arsyeje, Ministria e Financave detyrohet t’i paguajë kompanisë një shumë prej së paku 3 milionë eurosh.

“Nëse është e zbatueshme, brenda 30 ditëve pune nga fundi i çdo viti kalendarik, autoriteti do ta bëjë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Kontrollit të Pajisjeve të Shqipërisë t’i paguajë SICPA Albania shumën e nevojshme për të bërë të mundur që koncesionari të paguhet me të paktën një vlerë vjetore të garantuar të barabarte me 2.4 % të 128 milionë eurove çdo vit (pa përfshirë TVSH-në)” shkruhet në këtë projektligj.

Kontrata fillestare e koncesionit e vitit 2011 është mbajtur sekret nga ana e qeverisë së kohës dhe nuk është publikuar as nga qeveria aktuale. Rrjedhimisht, është e vështirë të krahasohet kontrata e mëparshme me ndryshimet e propozuara në projektligjin e ri. Kjo kontratë është kritikuar ashpër nga Partia Socialiste kur ajo qe në opozitë si një tradhëti e interesave të publikut, krijim i një “atdheu privat” nga qeveria e kaluar etj.

“”Ekonomia për vete” pasuroi pakicën, ka përqendruar tek pakica të mira materiale e financiare të mëdha, por dhe ka përjashtuar shumicën nga pjesëmarrja në burimet e ekonomisë kombëtare. E detyroi atë të paguajë shtrenjtë çdo shërbim, duke e varfëruar ditë pas dite. Edhe kjo nuk është liberale apo e djathtë, kjo është thjesht e korruptuar,” deklaroi në atë kohë deputeti Erjon Braçe për Partinë Socialiste. Kritikat e Braçes ndaj këtij konçesioni vijuan edhe pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet.

Braçe, i cili sot është kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, në Kuvendin e Shqipërisë, do të duhet të shqyrtojë propozimin e qeverisë për ta ndryshuar kontratën e shumëkritikuar prej tij të SICPA në ditët e ardhshme. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka nënshkruar këtë kontratë gjashtë vjet më parë, është zëvendëskryetar në këtë komision në emër të opozitës.

Kontrata që nuk solli rritje të të ardhurave

SIPCA fitoi kontratën me Ministrinë e Financave sipas formulës së shumëkritikuar të “propozimit të pakërkuar” nën supozimin se instalimi i pullave fiskale të reja do të sillte kontroll më efikas të tregut të mallrave të akcizës si duhani e birra dhe rrjedhimisht, kontrata e koncesionit do të justifikonte kostot përmes rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas kontratës, për çdo mijë pulla fiskale të duhanit duhet të paguhet 20 euro pa TVSH dhe për verën, 32 euro. Birra u ngarkua me 22 euro për mijë pulla. Për çdo paketë cigaresh, qytetarët, mbi të cilët bie çmimi final, paguajnë 2.8 lekë ndërsa për çdo shishe birrë 33 cl, pulla fiskale kushton 3.08 lekë.

Në fakt, instalimi i pullave fiskale u shoqërua me rënie drastike të konsumit të taksueshëm të duhanit, ndërsa konsumi i taksueshëm i birrës pati luhatje por nuk shënoi rritje.

Në vitin 2010, kur në Shqipëri qarkullonin pullat e vjetra fiskale, importi i duhanit qe 4,500 tonë në vit ndërsa në vitin 2015, importi i duhanit ra në 2,478 tonë ndërsa pullat moderne fiskale të SICPA duket se nuk ndihmuan të luftohet kontrabanda dhe evazioni fiskal. E njëjta gjë ndodhi me importet e taksueshme të birrës, të cilat, në vitin 2010, kur ky produkt nuk kishte pullë akcize, qenë gati 34 milionë litra ndërsa në vitin 2015 qenë 30 milionë litra. Pavarësisht kësaj, koncesioni SICPA i kushtoi shqiptarëve rreth 6.4 milionë euro çdo vit për një total prej 25.8 milionë eurosh për periudhën 2012-2015. Në rast se propozimi i qeverisë miratohet në Kuvend, kostoja totale vjetore e koncesionit do të mbërrijë në gati 10 milionë euro në vit.

SICPA është një nga shumë koncesionet që qeveritë shqiptare kanë dhënë përgjatë 20 viteve të fundit.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitdetyrimEkonomiaErjon BraçeEuroEvazioni fiskalFinalImportetKomisionKoncesionKoncesionetKoncesioniKonsumikontrabandëkryetarKuvendMinistria e FinancaveMjekmjekëpakicapaktParaPartiaPartia SocialisteProjektligjQeveriaQeveria shqiptaresekretSHshqipShqipërishqiptareSICPATVSH
Tjetri
Ideja e arsimit nuk është të fitosh jetesën, por të mësosh si të jetosh, thotë Adair Turner

Ideja e arsimit nuk është të fitosh jetesën, por të mësosh si të jetosh, thotë Adair Turner

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.