AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Presidenti Nishani rikthen ligjin për anëtarësim të detyrueshëm te Dhoma e Tregtisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka argumenton se ligji i qeverisë është i mirë. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Me argumentin se anëtarësimi me detyrim në një organizatë përbën shkelje të nenit 46 të Kushtetutës, Presidenti riktheu për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë ligjin e shumëdebatuar nga shoqatat e tjera të biznesit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka argumenton se ligji i qeverisë është i mirë. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka argumenton se ligji i qeverisë është i mirë. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Presidenti Bujar Nishani vendosi sot (19 tetor) të rikthejë për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë një ligj të shumëdebatuar, i cili synonte të detyronte të gjitha bizneset aktive në vend të anëtarësoheshin me detyrim dhe të paguanin një kuotë anëtarësimi në rrjetin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, një institucion i trashëguar nga koha e komunizmit që duket se ka humbur çdo funksion sot.

Dekreti i Presidentit argumenton se ligji në fjalë shkel kushtetutën sa i përket parimit të organizimit të lirë të qytetarëve si dhe përbën në vetvete një taksë private mbi të gjitha bizneset, pavarësisht nëse këto biznese marrin apo jo shërbime në shkëmbim të kësaj takse.

Ligji 93/2016 “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9640, Datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të Ndryshuar, rikthente anëtarësimin e detyrueshëm dhe pagesën e një kuote që varion nga 1 mijë lekë për personat fizikë deri në 100 mijë lekë për personat juridikë dhe qe kundërshtuar ashpër nga shoqata të tjera biznesi si Dhoma Amerikane e Tregtisë, të cilat kryejnë efektivisht të njëjtin rol me atë të Dhomave të Tregtisë.

Sipas relacionit të dekretit për kthimin e ligjit, ai bie ndesh me nenin 46 të kushtetutës ku shkruhet: “Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm”. Sipas Presidentit, kjo klauzolë e kushtetutës nënkupton se kushto që nuk dëshiron, ka gjithashtu të drejtë të mos organizohet dhe se për këtë arsye, ligji në fjalë, është antikushtetues.

Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë u krijuan fillimisht në vitin 1969 si një institucion që kishte për detyrë të promovonte tregtinë e jashtme të vendit. Në vitin 1994, të njëjtat institucione u organizuan me një ligj tjetër por me të njëjtin qëllim. Me zhvillimin e organizatave të tjera të biznesit, dhoma e tregtisë pushoi së funksionuari si një institucion përfaqësimi. Në vitin 2008, kërkesat e organizatave të tjera, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë, e bindën qeverinë që të hiqte anëtarësimin me detyrim të biznesit në Dhomat e Tregtisë dhe ta linte biznesin të zgjedhë nëse dëshiron apo jo të anëtarësohet dhe të paguajë kuotë.

Por në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare propozoi rikthim të anëtarësimit me detyrim. Varianti i parë i propozimit të qeverisë, i linte dorë të lirë dhomave të përcaktonin kuotat e anëtarësimit ndërsa gjatë diskutimeve në kuvend u vendos që kuotat të përcaktoheshin që në ligj. Ligji mori 69 vota nga PS dhe LSI ndërsa opozita votoi kundër ose nuk mori pjesë në votim.

Shoqatat e tjera të biznesit u ankuan te Presidenti Nishani, i cili vendosi rikthimin e ligjit në parlament.

Kuvendi do të duhet ta miratojë ligjin sërish, por kësaj here nevojiten 71 vota.

Etiketa: Bujar NishaniDekretidetyrimKuvendKuvendiLigjLSINikolin JakaOpozitaparlamentPSQeveriaQeveria shqiptareSHshqipshqiptareVotavotim
Tjetri
Misteri i varrit masiv në Maqedoni shkakton intriga në Bullgari

Misteri i varrit masiv në Maqedoni shkakton intriga në Bullgari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.