AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Dritasi, fshati i harruar që bashkia vendosi ta fshijë edhe nga harta

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati Dritas i Elbasanit, që pas vendimit të bashkisë nuk do të ekzistojë më | Foto nga: Bardha Nergjoni

Një vendim i Këshillit të Bashkisë së Elbasanit ka fshirë nga ekzistenca fshatin Dritas të njësisë administrative Labinot Mal, ndërsa banorët ankohen se vendimi është marrë pa i pyetur dhe se pas kësaj ata mund të harrohen plotësisht.

Marsida Duraku, banore e fshatit Dritas | Foto nga : Bardha Nergjoni
Marsida Duraku, banore e fshatit Dritas | Foto nga : Bardha Nergjoni

Çdo ditë 20 fëmijë  të 9-vjeçares nga Dritasi duhet të ecin një orë e gjysëm që të shkojnë në shkollë. Në dimër, nëse moti është me shi dhe ka prurje, ata e braktisin shkollën pasi përroi që i ndan nga fshati Lugaxhi ku ndodhet shkolla bëhet i pakalueshëm. Ata që ndjekin të mesmen duhet të ecin  2 orë deri në Labinot Mal. Ambulancë fshati nuk ka.Në fakt shërbimi i vetëm që shteti ofron në Dritas është ndriçimi, i cili mbërrin në shtëpitë e banorëve vetëm 120 volt e pamjaftueshme për të vënë në punë paisje elektrike. Fshati është pa rrugë dhe i harruar, por sëfundmi Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi ta fshijë nga harta edhe si emër dhe ta bashkojë me Benën fqinje.

“Ne s’kemi rrugë makine, s’kemi drita mjaftueshëm, s’kemi as shkollë e as infermjere, po na hoqën edhe emrin do na harrojnë fare”, thotë Marsida Duraku, një 19 vjeçare nga fshati për BIRN, e cila nuk e ka ndjekur të mesmen sepse shkolla është shumë larg. “Për të shkuar në shkollë të mesme duhet të kalojmë përroin e të ecim dy orë ndërsa fëmijët shkojnë në fshatin më të afërt Lugaxhi. Kur bie shi askush nuk shkon në shkollë pasi përroi është i rrezikshëm”.

Emri Dritas është fshirë nga harta me një vendim të këshillit bashkiak në shtator të këtij viti dhe banorët dhe territori i janë bashkuar fshatit Benë në njësinë administrative Labinot Mal të bashkisë Elbasan, por banorët nuk janë pyetur.

Admistratori i njësisë administrative Labinot Mal, Ruzhdi Pisha i tha BIRN se fshati Dritas ka qenë i bashkuar me Benën që herët dhe vendimi është bërë “dejuro” pasi “defakto” ka qenë bërë më parë. “Fshati Dritas ka qenë i bashkuar me Benën dejuro pasi kanë pasur një kryeplak të përbashkët me një vulë. Po kështu ka pasur një vendim të këshillit të komunës për t’i bashkuar. Ne vetëm e kemi bërë ligjore me Këshill Bashkiak. Ka vetëm 120 banorë dhe e dikton ligji”, tha Pisha. Ai thotë se ata nuk mund të lejojnë një lagje të jetë fshat, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjë ankesë. Por anëtari i këshillit të fshatit Sami Idrizi, 47 vjeç, thotë se nuk mund të ankoheshin pasi nuk kanë ditur asgjë për heqjen e fshatit nga harta.

shefqet-idrizi
Shefqet Idrizi, banir i fshatit Dritas | Foto nga Bardha Nergjoni

Po ashtu edhe Shefqet Idrizi, banorë i fshatit dhe baba i 11 fëmijëve thotë se nuk donin që fshati të zhdukej. “Nuk jemi dakort ta heqin emrin e fshatit fare. Nëse vjen diçka për fshatin tonë atëherë askush se sjell më për këtë fshat pasi ne jemi larg. Çfarë pune prish të rrijë si emër fshati. Kryeplak nuk kemi pasur edhe 4 vitet e kaluara, por emrin nuk e hoqi njeri. Nuk është se na mori njeri mendim për këtë gjë. Ata e kanë fshirë emrin edhe kaq”, thotë ai.

Nga ana e tij administratori Pisha nuk dha një përgjigje të qartë nëse janë pyetur banorët dhe nëse e duan apo jo shkrirjen e fshatit Dritas dhe bashkimit me fshatin Benë, administratori nuk dha një përgjigje të qartë duke u justifikuar me faktin se ka pasur një vendim të këshillit të komunës për këtë bashkim më parë dhe ai e ka bërë juridikisht të vlefshëm.

Por ish-kryetari i komunës Qani Xhafa thotë se në periudhën që ka drejtuar këtë njësi është zgjedhur vetëm një kryeplak për të dy fshatrat, por nuk është marrë asnjë vendim në Këshillin e Komunës për të shkrirë këtë fshat. “Duke qenë se kishte pak banorë është menduar që të kishte vetëm një kryeplak pasi lagjet e fshatit Dritas janë të shpërndara. Kjo ka ndodhur vetëm gjatë mandatit të fundit timin, por nuk kemi marrë asnjë vendim nga komuna për t’i bashkuar dhe për të hequr emrin e fshatit”.

Fshati Dritas ka një histori të re krijimi. Banorët thonë se aty nga vitet 80-të me rritjen e popullsisë u krijua fshati i ri i cili edhe u furnizua me energji elektrike. Emrin sipas tyre e ka marrë pas elektrifikimit. “Nga ato që dimë, fshati në atë kohë e mori emrin Dritas pasi u rrit numri i banorëve. Ishte larg Benës dhe iu vendos ky emër. Ka edhe një shkëmb që e ka emrin Dritas. Ndoshta e kemi emrin prej këtij shkëmbi. Dimë që fshati është krijuar i ri”, thotë Sami Idrizi

Për të shkuar në fshatin e largët Dritas janë 40 km udhëtim me automjet që bëhet për 2 orë pasi rruga është shumë e amortizuar dhe 1.30 minuta në këmbë në një shteg këmbësorësh. Lagja e parë dhe më e afërta nga Bena quhet Idrizaj. Jemi të parët që zbresim deri në Dritas prej vitesh, pasi siç thonë edhe vetë banorët, mungesa e rrugës së makinës thuajse i ka izoluar.

Shtëpi në fshatin Dritas | Foto nga : Bardha Nergjoni
Shtëpi në fshatin Dritas | Foto nga : Bardha Nergjoni

Shefqet Idrizi thotë se në fshat nuk ka asgjë prej shtetit. “Nuk kemi shkollë, ambulancë apo ndonjë gjë tjetër që na e jep shteti. Edhe emrin e fshatit na e hoqën. Edhe sikur të vinte ndonjë fond për fshatin tonë, atë e marrin tjetër pasi Dritasi nuk ekziston më. Tani që na hoqën emrin, do harrojnë fare që ekzistojmë”.

Banorët e Dritasit kryesisht mbarështojnë blektori, grumbullojnë gështenja e bimë mjekësore, për të cilat të cilat kjo zonë është mjaft e pasur. Por jeta në Dritas nuk është e lehtë.

Mbi 200 banorë të tij, pavarësisht se janë të transferuar në Elbasan, i kanë mbajtur shtëpitë dhe kthehen në fshat për disa muaj, kujdesën për tokën e blektorinë e zbresin në fushë vetëm në Dimër. “Shtëpitë janë po aty dhe banorët e këtij fshati rreth 9 muaj të vitit qëndrojnë në Dritas pasi kujdesen për buqësinë e blektorinëdhe vetëm 3 muajt e dimrit zhvendosen në qytet ku edhe kanë ndërtuar shtëpi në demokraci. Fshati nuk është braktisur”, thotë Shefqeti edhe pse në Dritas mezi mbërrin energji sa për të mbajtur ndezur llampat e dritave prej nga fshati ka marrë emrin që po ia heqin.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBIRNdemokracielbasanEmrienergji elektrikeKëshilli Bashkiak i ElbasanitMjaftMjekmjekëSHshkollashtatorVendimVendimi
Tjetri
3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës (Foto)

3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.