AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Në gjurmët historike të Kalasë së Ndroqit me biçikletë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga eksplorimi i Kalasë së Ndroqit. tetor 2016 Foto: Besmir Hajdini.

Një sugjerim për të vizituar Kalanë e Ndroqit me biçikletë, u kthye gjatë rrugës në një aventurë sfiduese të ngjitjes në rrugët plot baltë dhe të zbritjes së rrëmbyer nëpër shtigje që i bënin frenat të ‘ulërinin’ fort.

Pamje nga eksplorimi i Kalasë së Ndroqit. tetor 2016 Foto: Besmir Hajdini.
Pamje nga eksplorimi i Kalasë së Ndroqit. tetor 2016 Foto: Besmir Hajdini.

Kur nisëm pedalimin me biçikletë drejt Kalasë së Ndroqit, e vetmja gjë që dinim për të nga ana teorike ishte se kishte qenë e një rëndësie strategjike shumë shekuj më parë dhe se ndodhej në të ashtuquajturën Rrugë Egnatia që dikur lidhte Durrësin me Kostandinopojën; ndërsa në praktikë se gjendej me të kaluar kthesën e Pezës.

Me vetëm një pikë të kuqe në hartë rreth 17 kilometra nga Tirana, u nisëm vonë në mëngjes me idenë se brenda pak orësh do të ishim kthyer. Gaboheshim.

Siç rezultoi më pas (dhe siç duhej ta kishim marrë me mend më parë), gjuetia e kalave historike nuk është ekskluzivisht një aktivitet çiklistësh, kryesisht për shkak të pozicionimit të tyre në pika të larta.

Kalaja e Ndroqit, e ndërtuar rreth shekullit 4 të erës sonë si pjesë e strategjisë mbrojtëse të qytetit të Durrësit, ndodhet rreth 327 metra mbi nivelin e detit dhe është projektuar për të komunikuar me kala të tjera si ajo e Dorëzit dhe e Petrelës. Në një mot të kthjellët, mendohet se dy kalatë e tjera janë të dukshme.

Rruga nga Tirana në Pezë (13 kilometra) dhe 1.4 kilometrat deri në pikën ku duhet të kthehesh majtas për në fshatin Çoçaj, është e shtruar me asfalt dhe mund të përshkohet nga çdo model biçiklete.

Sfida e ngjitjes së kodrës dhe rruga e pashtruar në vazhdim kalon nga 50 deri në 350 metra mbi nivelin e detit për 1.5 kilometra të tjera dhe shënon pikërisht fillimin e aventurës që alternon çiklizmin, ecjen nëpër shtigje dhe zbritjen sportive me biçikletë të një terreni të vështirë.

Rruga që me makinë sipas hartës ha vetëm 4 minuta kohë, na mori plot 1 orë e 40 minuta ecje me biçikletat në dorë. Pamja e rrugës ndryshoi nga asfalti, në një rrugë të prishur me gurë sa grushti i dorës dhe më pas në rrugë me dhè e baltë dhe së fundmi me kalldrëm.

Pa shkuar në Çoçaj, për t’u ngjitur në kala duhet marrë kthesa djathtas drejt një rruge të përbaltur dhe në rast të reshjeve të shiut një natë më parë, plot gropa uji.

Një banor që tërhiqte gomarin nëpër baltë e pellgje na siguroi se rruga për në kala vazhdonte për disa metra drejt e më pas kthehej majtas “larg asaj që ngjan si rrugë e shtuar”, na këshilloi ai.

Vendasit janë “busulla” më e mirë pasi jo vetëm të udhëzojnë për rrugën kur eksplorimi shtrihet në zona ku nuk ka mbulim interneti, por gjithashtu ofrojnë sekrete për rrugë të shkurtra ose më interesante.

Rrethuar nga tokat e mbjella dhe shtëpitë e vjetra, ngjitja vështirësohet deri në pikën kur harta në mënyrë të gabuar lajmëron mbërritjen në destinacion.

Trokitja në dyert e një shtëpie dykatëshe në atë që duket si fundi i rrugës, na ndihmon me këshillën që rruga vazhdon më lart nëpër një rrip të ngushtë të kalldrëmit të prishur.

Në metrat e fundit të Kalasë së Ndroqit, mes një fushe të mbushur me luledele një burrë e një grua po i japin dorën e fundit punëve të fshatit përpara se nga veri-perëndimi të vijë shiu që paralajmërohet nga retë e zeza.

Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ata duket se i gëzohen mbërritjes së çiklistëve në këtë zonë disi të izoluar, por kur i pyesim për kalanë rrudhin buzët me keqardhje duke na thënë se ka vite që po shkon drejt degradimit.

“Ka mbetur veç një hark dhe ca mure pak metra,” paralajmërojnë si për të na kursyer zhgënjimin dhe shtojnë se objekti që kemi parë në internet mund t’i përkasë më tepër një depoje uji aty pranë apo një teqeje pak më poshtë.

Duke kaluar mes fushës së luledeleve dhe shkurreve, ia arrijmë më në fund t’i dalim mbrapa mureve të kalasë, të lidhim biçikletat në një pemë aty pranë e të ngjisim metrat e fundit për në pikën kulmore të kodrës.

Në 350 metra lartësi, duket qartë se ata që e kanë përzgjedhur këtë vend për të ndërtuar një kala qindra vite më parë kanë parë të njëjtën gjë: një fushëpamje thuajse 360 gradë të zonave përreth.

Pas dy orë e gjysmë nga nisja e aventurës, 1 orë e 40 minuta prej të cilave janë kaluar duke ngjitur kodrën me biçikletë në dorë, më së fundmi kapërcejmë një hark pak metra të lartë ku mezi dallohet mbishkrimi “Kalaja e Ndroqit”.

Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duket se koha e ka ngrënë kalanë në formën e saj më të plotë dhe si të qe ngopur ka kursyer vetëm dy mure, një të ulët dhe një disi të lartë sa për të lënë të kuptohet se zona e ka pasur një rojtar.

Majë murit më të lartë të kalasë, shijojmë çlodhjen dhe panoramën mbresëlënëse që shtrihet deri në Rinas dhe që sheh nga kodrat e Pezës dhe Kryeziut; ndërsa përfitojmë të mbushemi me frymë për pak minuta.

Shiu i imët sinjalizon se është çasti të marrim rrugën plot adrenalinë të kthimit.

Një biçikletë mali, e përshtatshme për zbritje dhe e pajisur me mekanizmin e kufizimit të tronditjes nga goditja e gurëve dhe gropave është e domosdoshme.

Si për të na e bërë kthimin akoma më sfidues, banorët na tregojnë një “rrugë” më të shkurtër për të zbritur në Ndroq. Rruga, nëse mund ta quajmë kështu, është dy pëllëmbë e gjerë dhe kalon mes tokave të shtëpive të vendasve, të cilët e përdorin për të lëvizur lopët, gomerët dhe dhentë.

Adrenalina e një zbritjeje të rrëmbyeshme mes baltës, gurëve, shkurreve dhe gropave me ujë, si dhe rënkimi i frenave që shtrëngohen në momentin e fundit dhe në kthesën më kritike, na i bëjnë zemrat të rrahin me shpejtësinë e rrotullimit të gomave.

Për pak minuta zbritja përfundon dhe asfaltit fillojnë e humbin gjurmët e baltës që vazhdojnë të lëshojnë dyrrotakët tanë ndërsa kthehemi të entuziazmuar dhe të lumtur për eksplorimin e suksesshëm në Tiranë.

Vetëm 18 km nga kryeqyteti, Kalaja e Ndroqit – ekzistenca e të cilës është e panjohur për shumëkënd – na provoi se aventurat nuk janë gjithnjë të largëta dhe se kur ndërthuren destinacioni me rrugëtimin, ndjesia e eksplorimit dhe argëtimi i pedalimit bëhen tunduese për të dalë nga rutina.

Foto

Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kalaja e Ndroqit me biçikletë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pamje nga eksplorimi i Kalasë së Ndroqit. tetor 2016 Foto: Besmir Hajdini.
Pamje nga eksplorimi i Kalasë së Ndroqit. tetor 2016 Foto: Besmir Hajdini.

Për t’iu bashkuar reporteres së BIRN në aventurat e saj të radhës me biçikletë, anëtarësohuni në grupin e organizimit në mënyrë spontane dhe falas të eksplorimeve të Shqipërisë mbi dy rrota “Aventura me Biçikletë”.

Etiketa: BanorëBIRNGjurmëtIvana DervishiMaliMITPunëRinasSHSHIUshqipTirana
Tjetri
Nxënësit shqiptarë në Serbi vuajnë nga mosmarrëveshja e teksteve shkollore

Debati mbi tekstet shkollore në gjuhën shqipe mban pezull nxënësit në Serbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.