AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Debati mbi tekstet shkollore në gjuhën shqipe mban pezull nxënësit në Serbi

Natalia ZabangaNatalia Zaba
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”. Foto: BIRN/Natalia Zaba

Një debat i gjatë mbi tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e pakicës etnike në Serbinë jugore nuk është zgjidhur ende plotësisht pavarësisht premtimeve të zyrtarëve.

Nxënësit e shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi". Foto: BIRN/Natalia Zaba
Nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”. Foto: BIRN/Natalia Zaba

Një takim i kohëve të fundit midis kryeministrit serb dhe atij shqiptar dhe përfaqësuesve të shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore ka ofruar shpresë se problemi afatgjatë i teksteve shkollore në gjuhën shqipe mund të zgjidhet, por zyrtarët lokalë thanë për BIRN se nuk ka pasur asnjë ndryshim në gjendjen në shkolla deri më tani.

“Fëmijët janë në të njëjtën situatë si në vitet e mëparshme,” tha për BIRN Gazmend Selmani, zv/kryetari i komunës së Preshevës.

Nxënësit shqiptarë etnikë në komunat jugore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë pasur një set të plotë tekstesh shkollore në gjuhën shqipe për shumë vite, si rezultat i një mosmarrëveshje në lidhje me nëse tekste të tilla duhet të ekzistojnë, dhe nëse po, çfarë duhet të ketë në to – sidomos librat e historisë, gjeografisë dhe lëndë të tjera që do të preknin çështjet shqiptare, të cilat janë shumë të ndjeshme në Serbi.

Autoritetet serbe druhen se tekstet shkollore mund të promovojnë ide politikisht të papranueshme siç është pavarësia e Kosovës.

Pas takimit në qytetin e Nishit më herët këtë muaj, organi koordinues i qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat kanë popullsi të madhe etnike shqiptare, citoi kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi të ketë thënë se “për herë të parë ishte arritur një marrëveshje për zgjidhjen e problemit”.

Një memorandum për të autorizuar tekstet shkollore u nënshkrua së fundmi midis ministrisë së arsimit dhe Këshillit Kombëtar të Minoritetit Kombëtar Shqiptar, përfaqësuesit e njohur nga shteti të shqiptarëve të Serbisë, dhe një total prej 134 milion dinarësh, pak më shumë se një milion euro, u caktua për të mbuluar kostot.

Por kryetari i Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu, ka refuzuar të zbatojë marrëveshjen për shkak se ai dëshiron që të gjitha tekstet të sigurohen nga ministria shqiptare e arsimit – edhe ato me tema të diskutueshme si historia dhe gjeografia – gjë e cila është e papranueshme për Serbinë.

Librat për klasat nga e para deri tek e katërta janë furnizuar nga Shqipëria, por për lëndët e diskutueshme mësuesit ende përgatisin shënime nga tekstet shkollore serbe të cilat ata përkthejnë në shqip dhe pastaj ua diktojnë nxënësve gjatë orëve të mësimit.

Selmani tha se pasi partia e tij erdhi në pushtet në komunën e Preshevës, ajo ka filluar përpjekjet për të përdorur një qasje ndryshe për të zgjidhur këtë problem nëpërmjetë bashkëpunimit me institucionet shtetërore shqiptare dhe serbe.

“Që kur ne erdhëm në pushtet në komunë, pranuam problemin e teksteve shkollore si një përparësi që duhej zgjidhur,” tha ai.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë librat me ndihmën e ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me institucionet serbe të përfshira në proces,” shtoi ai.

Megjithatë, në vitin aktual shkollor nuk është bërë asnjë progres më shumë, pranoi ai.

Ky problem lindi vitin e kaluar pasi Këshilli Kombëtar i Minoritetit Kombëtar Shqiptar i bëri thirrje vitin e kaluar ministrisë së arsimit të Kosovës për një donacion tekstesh shkollore.

Ministria e Arsimit e Kosovës dërgoi një kamion me një total prej 103,222 tekstesh shkollore, por ato u kthyen mbrapsht për shkak se autoritetet serbe thanë se përmbajtja e tyre ishte e papranueshme.

Kjo bëri që Musliu të organizonte një protestë në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës, duke akuzuar Serbinë se po shkelte të drejtat e pakicës shqiptare duke mos i lejuar fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre të parë.

Etiketa: BIRNBujanocdonacionEuroKosovëmarrëveshjeMinistria e ArsimitParaPartiaPreshevëprogresSerbiSHshkollashqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Të luash me politikën e jashtme të SHBA-ve

Pensionistët dhe populizmi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.