AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria peshon pretendimin e Turqisë se është qendër e gylenistëve

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan gjatë takimit në Ankara në vitin 2015. Foto: Kryeministria.al

Pasi ministri i jashtëm turk e quajti Shqipërinë si qendrën e “gylenistëve” në Ballkan, ekspertët në vend thonë se Shqipëria duhet t’i hetojë me kujdes pretendimet.

Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan gjatë takimit në Ankara në vitin 2015. Foto: Kryeministria.al
Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan gjatë takimit në Ankara në vitin 2015. Foto: Kryeministria.al

Teksa Turqia vazhdon të ushtrojë presion në vendet e Ballkanit për të marrë masa të ashpra mbi të ashtuquajturit gylenistë – ndjekës të klerikut me bazë në SHBA Fethullah Gylen i akuzuar si planifikues i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik – ekspertët në Shqipëri thonë se vendi duhet të vërë interesat e veta para atyre të Ankarasë.

Pirro Misha, një shkrimtar dhe kërkues i nacionalizmit dhe kulturës, i tha BIRN se Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në përgjigjen që do të ketë ndaj presionit të Ankarasë, pavarësisht miqësisë tradicionale që ka me Turqinë.

“Shqipëria duhet të vërë interesat e vendit mbi… kërkesat që vijnë nga një shtet tjetër, pavarësisht miqësisësë së fortë,” këshilloi ai.

Megjithatë, Misha shtoi se mund të jetë në interes të Shqipërisë të hetojë pretendimet turke.

“Nëse ka prova se ekziston një organizatë e huaj sekrete në Shqipëri me ambicie për të ndërhyrë politikisht, në shkallë sociale dhe fetare, atëherë çështja bëhet e rrezikshme,” tha ai.

“Por qeveria duhet të ketë prova të forta për këtë, ndryshe procesi mund të kthehet në një gjueti shtrigash”, tha Misha.

Mevlut Cavusoglu, ministri i jashtëm turk foli për influencën e dyshuar të gylenistëve në Ballkan në një intervistë për të përditshmen e Katarit Haberturk, duke e shënjuar Shqipërinë si vendi kyç në rajon.

“Shqipëria duket se është qendra e gylenistëve në rajon; Bosnja, Maqedonia dhe Kosova gjithashtu janë kapur nga gylenistët,” tha Cavusoglu të mërkurën.

Ermir Gjinishi, një teolog dhe ish-sekretar i përgjithshëm i komunitetit mysliman shqiptar i tha BIRN se investigimi i aktivitetit të gylenistëve në Shqipëri ishte gjithsesi i nevojshëm.

“Shqipëria është një vend me prani të madhe gylenistësh dhe ata kanë ndikim në çdo strukturë shtetërore. Kjo organizatë nuk përfaqëson interesat e Shqipërisë, në disa rasste, madje i ka manipuluar ato. Synimi i tyre është të kapin shtetin dhe kjo është çështje sigurie,” pretendoi ai.

Deklarata e Cavusoglu erdhi ditë pasi homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati, mbajti një vizitë zyrtare në Turqi, ku u takua gjithashtu me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa deklaratat zyrtare të publikuara nga ministria pas vizitës theksonin se synimi i takimeve ishte përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, media në vend tha se zyrtarët turq i bënë sërish thirrje Tiranës të vepronte kundër gylenistëve.

Thirrje të ngjashme u bënë nga vetë Erdogan përpara se të ndodhte grushti i shtetit në Turqi.

Në maj 2015, gjatë një vizite në Tiranë, Erdogan e nxiti vendin me shumicë myslimane ta shpallte lëvizjen një organizatë terroriste.

Ai theksoi se i konsideronte kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin Bujar Nishani si vëllezër dhe shprehu besimin se ata do të “bënin gjënë e duhur”.

Zyrtarët vendas raportuan se u duhej të ndiqnin ligjin shqiptar në lidhje me pretendimet se në vend veprojnë organizata terroriste.

Etiketa: BallkanBIRNBosnjaBujar NishaniDitmir BushatiEdi RamaErdogangjuetiGylenKosovaKryeministriaMaqedoniaMasaMediamyslimanendikimParaQeveriarajonRamaRecep Tayyip ErdoganSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaTiranëTurqiTurqia
Tjetri
Clinton, kandidatja që pritet të marrë votat e diasporës së Ballkanit

Clinton, kandidatja që pritet të marrë votat e diasporës së Ballkanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.