AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Bota s’ka qenë kurrë një vend më i mirë për të jetuar

Keith BreenengaKeith Breene
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Të dhënat ekonomike në shkallë globale tregojnë se varfëria ekstreme ka qenë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 1970 ndërsa në vitin 2010 për herë të parë numri ra nën një miliard njerëz.

Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Ka jo pak lajme të këqija, por po sikur të themi disa lajme të mira? Disa lajme shumë të mira, në fakt.

Ndërsa bota vazhdon të jetë e përfshirë nga luftërat, një krizë refugjatësh dhe një realitet i ngrohjes globale, numri i atyre që jetojnë në varfëri ekstreme kudo në botë ka rënë. Shumë.

Dy modele të kundërta

Ky grafik tregon se në vitet 1820, shumica e popullatës së botës jetonte në varfëri ekstreme. Kjo vazhdoi të ishte e vërtetë edhe përgjatë gjysmës së parë të shekullit 20.

Pas luftës së dytë botërore, teksa popullata botërore filloi të rritej me shpejtësi, e njëjta gjë ndodhi edhe me numrin e personave në varfëri ekstreme.

Rreth vitit 1970 megjithatë, disa ndryshoi thellësisht: teksa popullata vazhdoi të rritej, numri i njerëzve që jetonin në varfëri ekstrem filloi të binte dhe ka qenë në një trajektore rënieje që atëherë. Rreth vitit 2010, shifra ra poshtë 1 miliardit për herë të parë.

Varfëria ekstreme përkufizohet si jetesa në një nivel konsumi (ose të ardhurash) nën 1.90 dollarë ndërkombëtarë në ditë. Dollari ndërkombëtar përshtatet me diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve dhe ndryshimeve të çmimeve me kalimin e kohës.

Progresi i 200 viteve të fundit u arrit teksa zhvillimi ekonomik solli të ardhura më të larta për gjithnjë e më shumë njerëz në botë.

Me fillimin e industrializimit dhe rritjen e produktivitetit, numri i njerëzve që jetonin në varfëri është ulur dhe vazhdon të ulet ndërsa zhvillimi ekonomik sjell pasurim më të madh.

Pra, ku po jetojnë njerëzit në varfëri ekstreme?

Ky grafik i dytë tregon se ku jetojnë njerëzit më të varfër të botës. Shumica jetojnë në Afrikë, megjithëse edhe Azia nuk mbetet pas.

xhzqgdm8liqsu2imz0skcfbn363nkaxhkuheicpmxuaNdërsa është tronditëse të shohësh se sa shumë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme në këto rajone, lajmi i mirë është se në të dyja zonat, ekonomitë po zhvillohen me shpejtësi.

Afrika ka një popullatë të re me një forcë punëtore në rritje – një aset i vlefshëm në një botë në plakje. Në 2034, Afrika pritet të ketë popullatën më të madhe në botë në moshë pune, 1.1 miliard persona.

Afrika ende po urbanizohet, ndaj një pjesë e mirë e përfitimeve pritet të vijnë në të ardhmen. Prodhimtaria në qytete është tre herë më e lartë se në zonat rurale dhe gjatë dekadës së ardhshme, 187 milionë afrikanë të tjerë do të jetojnë në qytete, sipas Kombeve të Bashkuara. Ky zgjerim urban po kontribuon në rritjen e shpejtë të konsumit nga familjet dhe bizneset.

Ndërkohë, vendi me numrin më të madh të njerëzve në varfëri ekstreme, India, po zhvillohet shpejt.

FMN parashikon një normë të rritjes prej 7.6% të ekonomisë së Indisë në vitin 2016 dhe 2017 dhe Raporti i Konkurrueshmërisë 2016-2017 së Forumit Ekonomik Botëror e përmendi Indinë si vendin që është përmirësuar më së shumti.

b_fujg-eoef36dhhx_hd_j8glpdadduaq3bhdtdmxakArsye për t’u gëzuar

Jo vetëm që numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në botë ka arritur nivelet më të ulëta historike, por kushtet ekonomike të atyre që janë ende në vështirësi duken shumë pozitive.

Afrika dhe Azia kanë shumë punë përpara, por ato po tregojnë çdo shenjë të vazhdimit të progresit të shpejtë në nxjerrjen nga varfëria ekstreme të popullatave të tyre.

Etiketa: AfrikaAfrikanBIRNDollariFMNIndiaIvana DervishiKonsumilajmePunëRaportiSHzgjerim
Tjetri
Kaskada e Drinit në maksimum, shtohet rreziku i përmbytjeve

Kaskada e Drinit në maksimum, shtohet rreziku i përmbytjeve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.