AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria dhe Kosova lënë pas hekurave të dyshuarit si terroristë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një anëtar i ISIS në Siri. Foto: AP

Pas një operacioni të përbashkët anti-terror të policisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, gjykatat e Shqipërisë dhe Kosovës kanë dhënë masa sigurie të arrestit me burg për dhjetëra të dyshuar si anëtarë të një grupi pro-ISIS.

Një anëtar i ISIS në Siri. Foto: AP
Një anëtar i ISIS në Siri. Foto: Beta/AP

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi të hënën të mbajë në paraburgim katër shqiptarët e dyshuar për terrorizëm, të cilët refuzuan të përfaqësoheshin nga një avokat.

Të shtunën policia lajmëroi rezultatet e një operacioni rajonal anti-terrorizmit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe tha se hetimet vazhdojnë ende.

Më 4 nëntor, policia shqiptare arrestoi katër shqiptarë nga mosha 30 deri në 46 vjeç, dy në Shkodër dhe dy të tjerë në Peshkopi.

Policia lajmëroi se katër të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë Shqipërisë dhe bënin propagandë urrejtjeje dhe rekrutim të luftëtarëve për t’iu bashkuar ISIS në Siri dhe Irak.

Policia shtoi se katër të dyshuarit mendohet se e mbështesnin ISIS me logjistikë dhe financim dhe se kishin luftuar të gjithë në zona konflikti në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, nëna e një prej të arrestuarve në Shkodër, Jetmira Faslija i tha televizioneve se djali i saj nuk kishte lidhje me ISIS për sa ishte ajo në dijeni.

“Ai nuk ka folur kurrë në shtëpinë tonë për ISIS dhe u arrestua ndërsa flinte,” tha ajo.

Në të njëjtën ditë, shtatë persona të tjerë u arrestuan në Kosovë në qytetin e Mitrovicës, Ferizaj dhe Prishtinë, po ashtu të dyshuar për aktivitete terroriste.

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan si pjesë e të njëjtit operacion në Kaçanik dhe Mitrovicë në Kosovë të hënën.

Hetuesit kosovarë thanë se të arrestuarit dyshoheshin për mbështetje të aktiviteteve terroriste të ISIS dhe kishin planifikuar sulme në Kosovë dhe vende të tjera në rajon.

Prokuroria e Kosovës tha se të dyshuarit merrnin urdhra nga Lavdrim Muhaxheri, ish-lideri i luftëtarëve shqiptarë të ISIS.

Të dielën, Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë vendosi t’i mbajë në paraburgim shtatë të dyshuarit. Avokatët e tyre mbrojtës e refuzuan masën e marrë nga gjykata.

Prokuroria nuk ka prova për të mbështetur akuzat, tha avokati i një prej të dyshuarve.

“Akuzat… njollosin imazhin e Kosovës si shtet,” tha ai.

Në Shqipëri, nëntë persona janë dënuar si rekrutues të 70 shqiptarëve që luftuan në konfliktin e Sirisë. Ata po vuajnë 126 vite burg në total.

Rreth 70 persona janë ndjekur penalisht për akuza terrorizmi gjatë tre viteve të fundit, por nuk janë publikuar të dhëna zyrtare në lidhje me vendimin përfundimtar të procesit të tyre gjyqësor.

Etiketa: AkuzaBurgFerizajfinancimGjykataGjyqHetimetIrakISISKosovaKosovëLavdrim MuhaxheriMaqedoniMASMasambështetjeMitrovicëoperacionoperacioniparaburgimPeshkopiPoliciaProkuroriarajonShkodërshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiriTerroristTerrorizmi
Tjetri
Sulme të pamëshirshme apo liri e shprehjes?

Sulme të pamëshirshme apo liri e shprehjes?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.