AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet në Pogradec ish-xhihadisti i plagosur në Siri

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjes të policisë në një aksion. Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Pas arrestimeve të Antiterrorit në Shkodër dhe Dibër, policia e Shtetit njoftoi se ka prangosur në Pogradec një 29 vjeçar të kthyer nga Siria, i cili akuzohet për “armëmbajtje pa leje”. 

Punonjes të policisë në një aksion. Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)
Punonjes të policisë në një aksion. Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 29 vjeçarit Ervin Duka-ish xhihadist i luftës në Siri, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Guras të Pogradecit, u gjetën “një kallëp i dyshuar tritoli dhe 89 fishekë model 54”. Në një njoftim për mediat, policia tha se Duka akuzohet për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Ervin Duka është  një personazh i njohur i strukturave të Antiterrorit në Shqipëri, pasi emri i tij gjendet në listën e mbi 100 shqiptarëve që iu bashkuan organizatave terroriste Al Nusra dhe ISIS, të cilat po luftojnë për krijimin e një shteti islamik në Siri dhe Irak. Sipas dokumenteve që BIRN disponon, Duka u largua drejt Sirisë më shkurt të vitit 2013 dhe është njëri prej 12 të plagosurve shqiptarë gjatë luftimeve atje. Ai është kthyer nga Siria në Larisa të Greqisë, ku është kuruar për disa muaj dhe prej vitit 2015 qëndronte në shtëpinë e tij në fshatin Guras.

Gurasi është njëri prej tre fshatrave të Pogradecit që ka eksportuar luftëtarë drejt Sirisë. Bashkë me fshatrat Leshnicë dhe Rrëmenj, Pogradeci numëron 24 banorë të larguar drejt Sirisë në vitet 2012-2014, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Arrestimi i Dukës u realizua në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, ngjarje që ka rritur nivelin e alarmit mes strukturave të sigurisë. E parashikuar për t’u luajtur fillimisht në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndeshja do të luhet të shtunën në stadiumin e Elbasanit për shkak të informacioneve për një rrezik të mundshëm ndaj një sulmi të dyshuar terrorist.

Katër persona-mes të cilëve edhe një ish-luftëtar i kthyer nga Siria u arrestuan pak ditë më parë në Shkodër dhe në Dibër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas nga Kosova, po bënin plane për sulme të mundshme të dhunshme. Xhezair Fishta, një imam i vetëshpallur, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani u akuzuan nga Prokuroria për tre vepra penale që lidhen me nxitjen dhe kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste. Të katërt ata i kanë mohuar akuzat para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa pohuan se “po persekutoheshin për shkak të besimit të tyre”.

Etiketa: Al NusraArmëarrestimiBIRNEmriGjykatëGjykatësgraIrakISISIzraelKodit PenalKontrolliKosovaParaPogradecPogradeciPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriarrezikShkodërshqipShqipëriShteti IslamikSiriSiriaTerrorist
Tjetri
KESH: Ia dolëm të shmangim përmbytjet

KESH: Ia dolëm të shmangim përmbytjet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.