AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Argumenti pro legalizimit të punës së seksit

Peter SingerngaPeter Singer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë për të drejtat e punonjësve të seksit. Foto kortezi: msmornington/Flickr

Thirrja e Amnesty International në maj të këtij viti për qeveritë për të dekriminalizuar ofrimin e seksit u prit me një stuhi protestash. Por shumica e kundërshtive reflektojnë paragjykime moraliste, qofshin këto me origjinë nga religjoni, qofshin nga një formë e idealizuar e feninizmit dhe nuk janë në përputhje me interesin e punonjëseve të seksit apo të publikut.

Protestë për të drejtat e punonjësve të seksit. Foto kortezi: msmornington/Flickr
Protestë për të drejtat e punonjësve të seksit. Foto kortezi: msmornington/Flickr

Puna e seksit është, siç tregon shprehja, profesioni më i vjetër i botës – me përjashtim të faktit që shprehja përdor fjalën “prostitucion” në vend të fjalës “puna e seksit.” Ndryshimi te termi më pak pexhorativ është kërkuar nga një ndryshim në sjelljen ndaj punonjësve të seksit, gjë që ka kontribuuar në vendimin e majit nga Amnesty International që të nxisë qeveritë të anulojnë ligjet që kriminalizojnë ofrimin e seksit në shkëmbim të parave nga të rriturit me vullnet të lirë.

Thirrja e Amnesty International shkaktoi një stuhi me kundërshti – një pjesë e kundërshtive qenë nga njerëz që dukshëm po dështonin të dallonin mes industrisë së seksit në tërësi dhe trafikimit të qenieve njerëzore e cila, në shumë vende, është një pjesë tragjike e industrisë së seksit. Askush nuk dëshiron të legalizojë detyrimin, dhunën apo mashtrimin në industrinë e seksit, apo përdorimin e punonjëseve të seksit që nuk janë maxhorene. Por disa organizata që luftojnë kundër trafikimit e kuptojnë se kur puna e seksit është ilegale, për punonjëset e seksit është shumë më e rrezikshme që të ankohen te autoritetet kur ato skllavërohen, rrihen apo mashtrohen. Për këtë arsye, Sekretariati Ndërkombëtar i Aleancës Botërore Kundër Trafikimit të Grave e duartrokiti propozimin e Amnesty International për dekriminalizim.

Pati gjithashtu kundërshti nga disa organizata fenimiste, të cilat e akuzuan Amnesty për mbrojtjen e “të drejtave të tutorëve”. Në vend të kësaj, argumentuan ata, ne duhet “t’i japim fund kërkesës për seks me pagesë” – por nuk shpjeguan se si mund të bëhet kjo gjë.

Në speciet të cilat riprodhohen seksualisht, seksi është, për arsye të dukshme, një nga dëshirat më të forta dhe të përhapura. Njerëzit nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Në çdo shoqëri moderne, njerëzit shkëmbejnë para për objekte të tjera me vlerë për gjëra që ata i dëshirojnë dhe që nuk i sigurojnë dot në mënyrë tjetër. Për arsye të ndryshme, një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk arrijnë të sigurojnë falas seks, ose mjaftueshëm seks, ose atë lloj seksi që ata dëshirojnë. Për sa kohë së paku një nga këto kushte nuk do të ndryshojë, kërkesat për seks me pagesë do të vijojnë. Unë e kam të vështirë të dalloj se si mund të ndryshojnë një nga këto faktorë në mënyrë të mjaftueshme sa për të eliminuar kërkesën.

Nëse kërkesa për seks me pagesë ka gjasa do të vijojë, çfarë ndodh me ofertën? Një përgjigje tjetër për propozimin për dekriminalizimin e punës së seksit është se ne duhet që në vend të legalizimit, të ndryshojmë kushtet që shtyjnë njerëzit të sheshin trupin. Ky argument supozon se vetëm ata që nuk kanë mjete të tjera për të ushqyer veten angazhohen në punën e seksit për para.

Ky supozim është një mit. Duke lënë mënjanë punonjësit e seksit që duan para sepse kanë vese të kushtueshme droge, të tjerët mund të gjejnë një vend pune në një fabrikë apo në një restorant fast fudi. Përballur me perspektivën e punës përsëritëse dhe monotone për tetë orë në ditë në një linjë paketimi apo duke mbushur hamburgesë, ato zgjedhin pagesë më të lartë për më pak orë pune që ofron industria e seksit. Shumë nuk e pranojnë këtë ofertë, por a duhet ne t’i konsiderojmë kriminele ato që e pranojnë?

Nuk është një zgjedhje tërësisht e çmendur. Ndryshe nga sa tregojnë stereotipet për seksin me pagesë, puna në bordellot e ligjshme nuk është veçanërisht e rrezikshme apo e dëmshme për shëndetin. Disa punonjëse seksi e shohin profesionin e tyre si të tillë që mbart aftësi më të mëdha dhe madje edhe një farë përkujdesjeje njerëzore në krahasim me punët alternative që u ofrohen atyre. Ato kanë krenari për aftësinë e tyre për të mos dhënë vetëm kënaqësi fizike, por edhe mbështetje emocionale për njerëzit në nevojë të cilët nuk arrijnë të gjejnë seks në mënyrë tjetër.

Nëse puna e seksit nuk ka gjasa se do të zhduket së shpejtu, çdokush që shqetësohet për shëndetin dhe sigurinë e punonjëseve të seksit – pa përmendur këtu të drejtat e tyre – duhet të mbështesin propozimin për ta bërë këtë një industri tërësisht të ligjshme. Kjo është ajo që kërkohet edhe nga shumica e punëtorëve të seksit. Në të njëjtin muaj kur dekriminalizimi u bë politika zyrtare e Amnesty, qeveria konservatore në Nju South Uells, shteti me popullsinë më të madhe në Austroali, vendosi të mos e rregullojë industrinë e seksit në këtë shtet, e cila qe legalizuar më herët.

Jules Kim, drejtoreshë ekzekutive e Scarlet Alliance, Shoqata Australiane e Punonjëseve të Seksit, e përshëndeti lajmin duke argumentuar se dekriminalizimi ka dhënë “rezultate të shkëlqyera për shëndetin dhe sigurinë e punonjëseve të seksit.”

Projekti në Terren për Punonjëset e Seksit qe dakord se dekriminalizimi sjell gjëra të mira për shëndetin e punonjësve të seksit dhe i mundëson atyre që të mbrohen nga rregullat standard të tregut të punës, përfshirë sigurimet shoqërore, programet e mbrojtjes së shëndetit në punë dhe rregullat e tregtisë së ndershme. Shumica e australianëve tashmë jetojnë në shtete që kanë legalizuar apo dekriminalizuar industrinë e seksit.

Kjo është në përputhje me pranimin gjithnjë e më të madh gjatë viteve të fundit se shteti duhet të ngurojë shumë para se të kriminalizojë aktivitetet që kryhen në liri të plotë nga të rritur. Ligjet kundër sodomisë janë anuluar në shumicën e vendeve laike. Vdekja me ndihmë nga mjeku është e ligjshme në një numër në rritje juridiksionesh. Në Shtetet e Bashkuara ka një mbështetje në shkallë të gjerë për legalizimin e marijuanës.

Anulimi i ligjeve kufizuese sjell përfitime praktike, përveç zgjerimit të lirive individuale. Në Kolorado, dëshira për të taksuar industrinë e marijuanës qe një nxitje e madhe për legalizimin. Nxitja fillestare për legalizimin e industrisë së seksit në Nju South Uells qe një hetim mbi korrupsionin e policisë, i cili tregoi se industria e seksit qe një burim i madh rryshfeti për policinë. Legalizimi i dha fund kësaj me një goditje.

Vendet që kriminalizojnë industrinë e seksit duhet të mendojnë dëmet që shkaktojnë këto ligje, siç ka bërë Amnesty International. Është koha që të lëmë mënjanë paragjykimet moraliste, qofshin ato të bazuara në religjon apo në një formë të idealizuar të feminizmit dhe të bëjmë atë që është më e mira për punonjëset e seksit dhe për publikun e gjerë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Case for Legalizing Sex Work

Etiketa: Amnesty InternationalDekriminalizimDekriminalizimiDhunëDrogeHetimKoloradokriminelembështetjeMITParaProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHShtetet e Bashkuarazgjedhje
Tjetri
Lufta shqiptare kundër drogës

Lufta shqiptare kundër drogës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.