AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hetimi kundër Kryeinspektorit Ganaj; gjykata rrëzon sekuestron e deklaratave të pasurisë

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson | Foto nga : LSA

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë si të paligjshëm një seri urdhrash të prokurorisë për sekuestrimin e të gjithë dosjeve në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Kryetari ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson | Foto nga : LSA
Kryetari ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson | Foto nga : LSA

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si jo të ligjshëm vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar të gjitha deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe serverit qendrorë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur të mërkurën shfuqizimin e 6 vendimeve të sekuestros të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimit për kreun e ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, si i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës janë publikuar 6 vendimet  për ankimimet e bëra nga ILDKPKI, me objekt “Shfuqizimin e “Vendimit te Sekuestrimit te dokumentacionit”,  datë 07.11.2016 të Prokurorisë Tirane.  Gjytari Haxhiu ka vendosur shviqizimin e 6 vendimeve  të organit të akuzës i cili ka 10 ditë kohë për të ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Procedimin penal i Prokurorisë së Tiranës  u regjistrua më 7 nëntor 2016,  kryesisht dhe pa autorë, me dyshimin se ILDKPKI nuk ka vepruar në hetimin dhe  denoncimin  e rasteve të  përfshirjes në konflikt interesi të zyrtarëve të lartë.

Menjëherë pas këtij regjistrimi, disa oficerë të policisë gjyqësore nisën procedurat e sekuestrimit të të gjithë dosjeve të  deklaratave të pasurive të dorëzuara në këtë institucion, që prej krijimit të tij.

Për të hetuar nëse kemi të bëjmë dhe me raste të tjera,veç atyre të denoncuara publikisht, prokurori Gjergji Tako ka lëshuar  7 vendime sekuestro të deklaratave të pasurive të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë dhe serverin e institucionit.

Pak ditë më parë ILDKPKI  i kërkoi Gjykatës së Tiranës heqjen e masës së sekuestros  për 6 vendime të Prokurorisë, të cilat i konsideron si të pa argumentuara dhe  të mbështetura në qëllime të jo të ligjshme.

“Prokuroria nuk arsyeton se përse një hetim që përfshin më pak se tre vite veprimtari dhe vetëm 3 subjekte,  kërkon të sekuestrojë  të gjitha të dhënat që lidhen me gjithë vitet e ushtrimit të veprimtarisë nga ILDKPKI dhe me të gjithë subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe interesat private”-thuhet në kërkesën ankimore,  ku  prokuroria akuzohet  se është vënë në veprim për nisjen e hetimeve penale,  për qëllime jo të ligjshme.

“Prokuroria nuk është vënë në lëvizje për qëllime të ligjshme sepse dokumentat që këkrohen dalin jashtë sferës së objektit të hetimeve të filluara,  kështu që nuk kanë se si të jenë të rëndësishme në vërtetimin e fakteve, siç edhe përcaktohet në nenin 208 të Kodit të procedurës Penale”-thuhet më tej në kërkesën ankimore të ILDKPKI-së.

Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN se “Regjistrimi penal është nisur kryesisht pasi ka indicie dhe fakte të njohura publikisht për përfshirje të zyrtarëve të lartë në konflikt interesi, të cilat nuk janë hetuar  dhe denoncuar nga  ILDKPKI,” .

Si raste të njohura publikisht, ku zyrtarë të lartë janë akuzuar për konflikt interesi për pasuritë e tyre, Serani përmendi dosjet e deputetëve Rakip Suli, Valentina Leskaj dhe të ish deputetit Koço Kokëdhima.  ILDKPKI  nuk e ka ankimuar vendimin e prokurorisë për  sekuestrimin e dosjeve të deputetëve, dhe pse në shkresën ankimore dhe këtë hetim e gjën të pa mbështetur në ligj.

Hetimi kundër kreut të Inspektoriatit të Lartë vjen në momentin kur institucioni i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj është i përfshirë në procesin e marrjes në sitë e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e procesit e të vetingut që pritet të ndjekë miratimin e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve kanë ankimuar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, implementimi i tij kërkohet si domosdoshmëri nga organizmat ndërkombëtar .

Gjatë një takimi me Ganajn të mërkurën, Drejtori i   Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, u shpreh që Inspektoriati i Lartë ka një rol kycc në procesin e vetingut.

“Më lejoni të jemi i qartë për një gjë, është një institucion tejet i rëndësishëm sepse është thelbësore që në mënyrë të pavarur ky institucion të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit por edhe me reformën në drejtësi,” tha Danielsson

“Deklarimi i aseteve është pjesë e rëndësishme e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve,” përfundoi ai.

Etiketa: BIRNdeputetGjergji TakoGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimILDKPKIJulian HaxhiuKoço Kokëdhimakonfliktkonflikt interesikushtetueseLigjMASPartiaPartia DemokratikeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësRakip SuliShkëlqim GanajshqipTakoTiranëVendimet
Tjetri
T’i japësh formë mjedisit të punësimit

“Gropa e investimeve”, përfundimi i rrugëve kombëtare shtyhet pas vitit 2019

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.