AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

25 vjet më pas, kroatët vajtojnë rënien e Vukovarit

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëzit duke ecur përgjatë rrugëve të Vukovarit. Foto: Sven Milekic/BIRN.

Me mijëra njerëz erdhën në Vukovar për të përkujtuar 25 vjetorin e rënies së qytetit dhe për të treguar krenarinë e tyre për luftëtarët kroatë që e mbrojtën atë gjatë tre muajve të një rrethimi të përgjakshëm.

Njerëzit duke ecur përgjatë rrugëve të Vukovarit. Foto: Sven Milekic/BIRN.
Njerëzit duke ecur përgjatë rrugëve të Vukovarit. Foto: Sven Milekic/BIRN.

Organizatorët e përkujtimores së 25 vjetorit të premten thanë se 100,000 persona kishin ardhur në Vukovar nga e gjithë Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa disa madje kishin udhëtuar edhe nga përtej detit, nga komunitetet kroate në SHBA dhe Australi.

Njerëzit ecnin rrotull në qytetin barok, disa me uniforma ushtarake, policore ose paraushtarake, duke vizituar bare dhe takuar miq dhe të afërm.

Ashtu si çdo vit, në përvjetorin e rënies së qytetit lindor kroat në quart e Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe paraushtarakëve serbë, qyteti ishte plot gjallëri dhe ishte e vështirë të gjeje vende të lira nëpër kafene, bare dhe restorante në qendër të qytetit.

“Është hera e parë që vijmë këtu. E nisëm udhëtimin tonë mbrëmë në orën dhjetë e gjysmë,” tha për BIRN Ivani 64-vjeçar nga fshati Podstrana pranë qytetit bregdetar të Zadarit.

Si një veteran kroat lufte, ai tha se ishte i emocionuar dhe i përshkroi se ndiente “dhimbje dhe krenari”.

Përveç humbjeve të mëdha njerëzore dhe materiale, Vukovari vuajti demografikisht pasi rrethimi prej tre muajsh përfundoi me mposhtjen e palës kroate më 18 nëntor 1991 dhe e gjithë popullsia jo serbe u dëbua nga qyteti.

Popullsia e tij ra në mënyrë dramatike, nga mbi 44,000 banorë në vitin 1991 para luftës në rreth 27,000 në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Më shumë njerëz ishin të punësuar në Vukovar në vitin 1991 – rreth 29,000 persona – sesa ka banorë sot, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se numri aktual i njerëzve që jetojnë në qytet gjatë të gjithë vitit është edhe më i ulët.

Tetëdhjetë e pesë vjeçari Mirko nga Novska, një qytet në Sllavoninë perëndimore, tha se ai kishte ardhur në Vukovar për përkujtimoren e përvitshme që prej vitit 1999, viti i parë që në qytet u mbajt një ceremoni shtetërore.

Ai tregoi kartën e tij që dëshmonte se ai është një veteran lufte dhe tha për BIRN se si ai iu bashkua ushtrisë në vitin 1991, edhe pse tashmë ishte 60 vjeç. Ai kujtoi gjithashtu momentin kur se Vukovari do të binte.

“Ishte një grup oficerësh nga qyteti i Bjelovarit me mua në vijën e frontit. Një ditë ata më thanë: “Gjysh, Vukovari së shpejti do të bjerë.’ Unë u trondita. Ata qanë. Edhe unë qava. Më erdhi keq për njerëzit që kishin ngelur në qytet, të gjitha viktimat,” tha ai.

Më shumë se 3,000 ushtarë dhe civilë vdiqën gjatë rrethimit dhe pas tij, 86 prej tyre ishin fëmijë.

Mirko shprehu pakënaqësinë se të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë nuk janë dënuar ende.

“Mendoj se është mirë që ne jemi mbledhur këtu në numër të madh, kështu që mund të ndihemi të fortë, të jemi bashkë. Gjithashtu, me këtë, ndoshta po ndihmojmë në një farë mënyre viktimat dhe të mbijetuarit,” sugjeroi ai.

Më pas ai iu bashkua vargut të veteranëve dhe vajtuesve që ecën përgjatë rrugës nga qyteti drejt varrezës përkujtimore të Vukovarit.

Kolona ishte e gjatë se në vitet e mëparshme dhe arrinte deri në pesë kilometra, edhe pse disa njerëz ndenjën në qytet duke kënduar me zë të lartë këngë patriotike.

Në Vukovar erdhën edhe më të rinj për këtë përkujtimore, siç ishte Fabijani, 18 vjeç, i cili erdhi nga Zagrebi me shokët e tij të shkollës.

“Prindërit e mi më kanë treguar shumë për Vukovarin. Ndihem krenar që jam kroat dhe katolik. Jam shumë krenar,” tha Fabijani për BIRN.

“Fatkeqësisht, s’kam jetuar në atë kohë, por nëse do të kisha jetuar, do të kisha qenë me banorët e qytetit atë ditë. Zoti i bekoftë ata dhe iu dhëntë madhështi,” tha ai.

Ai u shpreh se ishte “detyrë e çdo kroati” të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Pasko, 68 vjeç, nga komuna bregdetare e Kastelës, erdhi me degën e tij lokale të Shoqatës së Invalidëve Ushtarakë Kroatë të Luftës Atdhetare.

“Ne kemi ardhur këtu për vite me radhë dhe do të vijmë për aq kohë sa të mundemi fizikisht. Çdo qytetar i mirë i Kroacisë, i cili ka në zemrën e tij Kroacinë, e ka për detyrë të vijë në Vukovar dhe nderojë “qytetin hero”,” tha Pasko për BIRN.

“E kam të vështirë të shpreh emocionet e mia tani. Duhet ta ndihmojmë sa më shumë të mundemi Vukovarin,” shtoi ai.

Pasi njerëzit ishin mbledhur në oborrin e spitalit të qytetit, filluan të mbërrinin zyrtarët e shtetit.

Kryeministri Andrej Plenkoviç i tha turmës se përvjetori është një rast për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën e tyre për një “Kroaci të lirë dhe moderne”.

“Ne duhet të kujtojmë gjithmonë sakrificën e tyre dhe se ky unitet kroat që shohim në Vukovar vepron si një nxitje për veprime të tjera në të ardhme,” tha Plenkoviç.

“Në bashkëpunim me kryetarin e Vukovarit dhe kryetarin e qarkut të Vukovar Srijemit, ne do të përpiqemi të përfitojmë nga vitet e ardhshme për të rritur mirëqenien ekonomike dhe sociale të të gjithë banorëve të Vukovarit, në frymën europiane, një frymë tolerance dhe duke përkujtuar dhe nderuar viktimat e Vukovarit,” shtoi ai.

 

Etiketa: BanorëBIRNBosnjaKroaciKroacialiraLokaleLufteParaPunëSHSHBAVukovar
Tjetri
Epidemia e gjedhit po masakron lopët e zonës së Elbasanit

Epidemia e gjedhit po masakron lopët e zonës së Elbasanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.