AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Epidemia e gjedhit po masakron lopët e zonës së Elbasanit

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ferit Qosja. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Burimi kryesor i të ardhurave në para të fshatarësisë shqiptare është goditur prej muajsh nga dermatoza nodulare, një sëmundje që shkakton vdekjen e kafshës dhe një tragjedi ekonomike për familjet e fermerëve.

Fatmir Bedeli. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN
Fatmir Bedeli. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Familja Bedeli në fshatin Mjekës të Elbasanit ndjek çdo ditë me dhimbje sesi lopa dobësohet dita-ditës e prekur gati 3 javë më parë nga paralija e gjedhëve e thënë shkencërisht dermatozë nodulare.

Në fillim Fatmiri dalloi se lopa po mpihej e nuk po jepte qumësht  dhe më pas filluan t’i shfaqen gunga që janë kthyer në plagë trup. Janë 5 anëtarë të kësaj familjeje që presin nga kjo lopë për qumështin e përditshëm, të cilin e shisnin në qytet, për viçin që siguronte një dorë të ardhura për të vazhduar jetën mes vështirësive.

Tashmë nuk kanë asnjë shpresë se lopa e tyre do kthehet si më parë. Temperatura e vazhdueshme dhe shtimi i gungave në trup e bëjnë të vështirë shërimin e saj dhe kjo familje zgjohet çdo ditë me sytë në kasolle se mos lopa, pasuria më e madhe e familjes nuk merr më frymë.

“Filloi duke u mpirë dhe ne thirrëm veterinerin. Ai na tha që nuk kemi vaksina dhe se kjo sëmundje do bëjë punën e saj. E kemi rritur dhe ky ishte viçi i parë. Tani nuk kemi shpresë se do kthehet më si më parë. Ishte shumë e shëndetshme dhe prandaj ka arritur të mbijetojë për tri javë por tani nuk e dimë sa do vazhdojë të jetë gjallë. Është shpresa jonë e vetme dhe nuk dimë çfarë të bëjmë: të presim të shërohet apo ta therim. Shteti duhet të na ndihmojë pasi në këtë gjendje që jemi i kemi humbur shpresat.  Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Dërgonim qumështin në qytet dhe sillnim bukën në shtëpi. ”

Fatmirit i kanë thënë se nuk ka vaksina dhe pavarësisht me shpresën se do shërohet, ai sëbashku me fermerë të tjerë i kanë bërë një mjekim me antibiotikë por gjendja e bagëtive nuk ka ndryshuar.

Ferit Qosja. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN
Ferit Qosja. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Në fshatin Mjekës thuajse çdo familje ka një bagëti të prekur nga kjo sëmundje. Afrim Roçi gjithashtu është munduar të përdorë të gjitha ilaçet me anë të veterinerit të tij që lopa të shpëtojë. Por edhe për të kanë kaluar tri javë të vështira. Pasi doli në dritë viçi, edhe ai është prekur nga kjo sëmundje duke u përballur me temperaturën.

Sot Afrimi është zgjuar i shqetësuar. Njëra nga këmbët e lopës së tij është fryrë dhe kjo sipas veterinerëve nuk është shenjë e mirë.

“Njëra nga këmbët i është ënjtur dhe nuk di çfarë të bëj. Kam marrë antibiotikë me veterinerin. Ia kemi bërë të gjitha. Kam harxhuar mbi 100 mijë lekë ilaçe e kjo sëmundje nuk po kalon. U lodha dhe s’po di ta mbaj apo ta ther apo të pres të ngordhë vetë siç ka ndodhur me lopë të tjera në fshat. Lopa është sikur ke të sëmurë në shtëpi. Është pasuria jonë. Unë kisha dhe dy të tjera por i hoqa pasi kisha frikë se më sëmureshin. Shteti duhet të kishte marrë masa e t’i vaksinonim qoftë edhe duke i blerë po kështu si jemi katandisur nuk shtyhet”.

Ndryshe nga të tjerët Murat dhe Mejte Çekrezi nuk ishin aq me fat. Lopa e tyre është groposur një ditë më parë. Humbja e lopës në fshat konsiderohet fatkeqësia më e madhe.

“Ne me qumështin jetojmë pasi në fshat pa një lopë nuk ka kuptim të jetosh” thotë Mejtja ndërsa tregon se si kujdesej çdo ditë derisa e gjeti të vdekur në kasolle. Nuk dinë në do marrin dëmshpërblim por tashmë të trishtuar dy bashkëshortët thonë se vaksinat janë bërë me seleksionim dhe jo tek të gjithë.

Ndërkohë edhe familja Qosja sheh çdo ditë ndërsa mpaket lopa që e ka rritur vetë dhe nuk di se si do shkojë, do shërohet apo do të duhet ta groposin si shumë familje në fshatrat përreth.

Hanushe Bedeli. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN
Hanushe Bedeli. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Banorët e Mjekësit e quajnë neglizhencë të shtetit mosvaksinimin pasi ata vetë do t’i kishin blerë po të kishte në treg vetëm të shpëtonin pasurinë e tyre të gjallë. Janë rreth 50 bagëti të infektuara në këtë fshat dhe sipas specialistëve harta e infektimit është përhapur me shpejtësi në zonat fushore të Elbasanit, të Dumresë dhe të Sulovës.

Në krah të fermerëve ka dalë edhe një këshilltar bashkiak i një partie të vogël në parlamentin e qytetit. Ismail Çala thotë se janë me dhjetëra familje të dëmtuara dhe shifrat janë disa herë më të mëdha nga sa deklarojnë strukturat shtetërore.

Fermerët presin vaksinat, thotë ai, ndryshe do humbin edhe më shumë pasi kjo sëmundje nuk po njeh ndalje. Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të ngrejnë zërin që ministria të sjellë sa më parë vaksinat në fshatrat e Elbasanit. Çala renditi disa fshatra si Mengël, Balëz, Papërr, Mjekës, Bradashesh, ku lopët po ngordhin në masë.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në qark, Fatmir Ozuni e ka një shpjegim për situatën.

Lopë e sëmurë. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN
Lopë e sëmurë. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

“Është e vërtetë që jemi në një situatë emergjente pasi sëmundja e dermatozës nodulare po përhapet në fshatrat fushorë edhe pse me ftohjen e motit prisnim një rënie. Kemi pasur një kampion vaksinash, të cilat i kemi shpërndarë dhe kemi kërkuar me urgjencë një sasi tjetër që sigurohet nga BE. Shpresojmë që sasinë e vaksinave ta marrim javës që vjen dhe të fillojmë vaksinimin.

Sëmundja e dermatozës nodulare nuk ka mjekim shkencërisht. Vetëm vaksionohet përpara. Mortaliteti është 5 deri në 10% dhe jo më tepër. Fermerët nuk duhet të bëjnë mjekim të zgjatur pro vetëm mjekime ambulatore për uljen e temperaturës.

Janë 506 bagëti të konfirmuara si të infektuara nga dermatoza nodulare në qarkun e Elbasanit nga të cilat 102 janë asgjësuar për shkak të avancimit të sëmundjes.

Etiketa: BanorëBEBIRNBradasheshFamiljeKEMASMasaMjekmjekëParapasuriaPunëSHshqiptareThirrëTregvaksina
Tjetri
Shtetet e Ballkanit në BE klasifikohen të fundit për Drejtësinë Sociale

Shtetet e Ballkanit në BE klasifikohen të fundit për Drejtësinë Sociale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.