AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rritja gjithëpërfshirëse varet nga qytetet

Lamia Kamal-ChaouiAmy LiungaLamia Kamal-ChaouidheAmy Liu
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pabarazia. Foto kortezi: zaprittsky/flickr

Përfitimet nga rritje ekonomike po i shkojnë gjithnjë e më shumë atyre që janë më të pasur dhe askund kjo nuk është më e dukshme se sa nëpër qytete – vendet ku gjenden njëkohësisht edhe mundësitë edhe pabarazitë. Për të reduktuar pabarazinë, ne duhet të shohim te kryebashkiakët nëpër botë të cilët kanë gjetur zgjidhje vendore të cilat mund të kopjohen gjetkë.

Pabarazia. Foto kortezi: zaprittsky/flickr
Pabarazia. Foto kortezi: zaprittsky/flickr

Ne jetojmë në kohë të trazuara dhe pakënaqësia popullore ndaj status quo-së është duke u rritur. Arsyet për lodhjen popullore janë të ndryshme nga vendi në vend, por e përbashkëta e zemërimit gjithkund është rritja e ndjesisë se ekonomia është e manipuluar në favor të pak njerëzve.

Në të vërtetë, përfitimet nga rritja ekonomike po shkojnë gjithnjë e më shumë te ata që kanë fitimet më të larta. Në vendet e OECD-së, njerëzit në 10 përqindëshin me të ardhurat më të larta fitojnë rreth dhjetë herë më shumë se sa njerëzit në 10 përqindëshin me të ardhurat më të ulëta – dhe kjo pabarazi është sot shtatë herë më e lartë se sa 30 vjet më parë. Në vitin 2012, në 18 vendet e OECD-së ku ka të dhëna të krahasueshme, 10 përqindëshi i pasur zinte rreth 50 për qind të pasurisë totale të familjes ndërsa 40 përqindëshi i varfër zinte më pak se 3 për qind.

Ne të gjithë paguajmë një çmim kur pabarazia arrin lartësi të reja të panjohura më parë. Në rangun e vendeve të OECD-së, rritja e pabarazisë ka hequr 6 deri në 10 për qind nga PBB-ja potenciale mes viteve 1990 dhe 2010. Kur njerëzit më të varfër nuk janë në gjendje të përmbushin potencialin e tyre, rritja ekonomike është më e ngadaltë.

Ndërsa politikëbërësit dhe udhëheqësit politikë kërkojnë mënyra për ta bërë rritjen ekonomike më gjithëpërfshirëse, qytetet do të luajnë një rol kyç në çfarëdolloj zgjidhjeje të konceptuar. Një vrojtim mbi vendet e OECD tregon se gjysma e popullsisë jeton në qytete me më shumë se 500 mijë banorë dhe se qytetet kontribuojnë për 60 për qind të rritjes totale të punësimit dhe të PBB-së që nga viti 2001.

Gjithsesi, kjo rritje nuk ka qenë gjithëpërfshirëse: pabarazia në të ardhura në qytete është më e lartë se sa mesatarja kombëtare në vendet e OECD të vrojtuara, me përjashtim të Kanadasë. Në Shtetet e Bashkuara, 95 për qind e 100 zonave të mëdha metropolitane shtuan vendet e punës dhe e rritën prodhimin e tyre në pesë vitet që pasuan Recesionin e Madh, por vetëm 20 prej tyre pësuan paralelisht rritje të pagës mesatare.

Përfitimet ekonomike gjatë viteve të fundit nuk e kanë bërë punëtorin mesatar të jetojë më mirë për shkak se pasuria e individëve ka përcaktuar nivelin e përfitimit nga rritja ekonomike ndërkohë që varfëria është bërë më e përqendruar.

Sipas një kërkimi të kryer nga Instituti Brookings, numri i lagjeve ekstremisht të varfra në SHBA është dyfishuar që nga viti 2000.

Kjo ka kosto të jashtëzakonshme. Rritja në një lagje të varfër është identifikuar si një faktor që redukton në mënyrë dramatike perspektivën e jetës së një individi edhe në kushtet kur të ardhurat qëndrojnë konstante. Dhe zonat metropolitane si Londra dhe Baltimore kanë gjithashtu dallime të mëdha në jetëgjatësinë mesatare mes banorëve të lagjeve të varfra dhe atyre të pasura deri në 20 vjet, pavarësisht se këto lagje janë vetëm pak kilometra larg njëra-tjetrës.

Si vendi ku gjendet njëkohësisht mundësia ekonomike dhe pabarazia, qytetet janë pikërisht zona ku duhet të kërkohet zgjidhja për pabarazinë. Në mars, OECD, Fondacioni Ford, Brookings dhe institucione të tjera ndërmorrën Nismën për Rritje Gjithëpërfshirëse në Qytete, në partneritet me kryebashkiakun e Nju Jorkut Bill de Blasio dhe 20 kryebashkiakë të tjerë nga e gjithë bota. Duke sjellë bashkë “kryebashkiakët kampionë” për të përkufizuar një axhendë të përbashkët mbi rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, Iniciativa e pranon rolin thelbësor që kryebashkiakët luajnë në krijimin e mundësive ekonomike dhe të nxitjen e kapaciteteve produktive të individëve dhe kompanive.

Në një takim të kohëve të fundit në Brookings, Sekretari i Përgjithshëm i OECD Angel Gurría diskutoi katër fusha kyçe ku qytetet mund të punojnë për të reduktuar pabarazinë. Këto ide do të zhvillohen më tutje në një takim në Paris më 21 nëntor, nën mikpritjen e kryebashkiakes së Parisit Anne Hidalgo.

E para, qytetet duhet t’i bëjnë sistemet arsimore më gjithëpërfshirëse duke investuar në shkollat e arsimit profesional, ku njerëzit e të gjitha moshave apo eksperiencave të mund të mësojnë aftësi me vlerë në treg. Për shembull, kryebashkiaku i Atlantas Kasim Reed nisi një partneritet mes një inkubatori biznesesh të reja dhe agjencisë së zhvillimit të forcës së punës së qytetit duke bashkangjitur një shkollë kodimi që i jep të rinjve rrjete mbështetëse, përmes të cilave ata mund të zhvillojnë njohuritë financiare dhe aftësinë e të menduarit kritik, ndërkohë që mësojnë se si mund të shkruajnë një kod.

E dyja, qytetet duhet të sigurojnë që mundësitë për punësim dhe sipërmarrje janë të disponueshme për të gjithë njerëzit, përfshirë gratë, të rinjtë, imigrantët dhe popullsinë e disavantazhuar. Në Skokholm, qyteti që mori më shumë se 8 mijë azilkërkues mes vjeshtës së vitit 2015 dhe pranverës së vitit 2016, kryebashkiaku Karin Ëanngård zhvilloi një lloj të ri shkolle për të rriturit. Si pjesë e strategjisë tërësore të integrimit, shkollat e reja do t’i mësojnë gjuhën, kulturën dhe aftësitë teknike të nevojshme për të marrë pjesë në tregun e punës së Stokholmit. Në Seul, kryebashkiaku Park Won-soon po barazon fushën e lojës për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare të shënjestruar, rregulla më të ndershme transaksionesh dhe për nënkontraktim si dhe rregullim të punës informale.

E treta, qytetet duhet të sigurojnë shtëpi me cilësi të lartë dhe të përballueshme për të gjithë, në lagje të sigurta dhe të shëndetshme. Në Paris, “e drejta e refuzimit të parë” është një plan që i lejon bashkisë të blejë banesa që dalin në treg në lagje të caktuara në mënyrë që t’ia ofrojë këto banesa banorëve më të varfër që rrezikojnë të përzihen.

Në fund, qytetet duhet të sigurojnë shërbime dhe infrastrukturë publike – përfshirë transport publik, ujë, energji, menaxhim plehrash dhe linjë interneti me bandë të gjerë – të cilat duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme nga të gjithë. Në Nju Jork, iniciativa IDNYC e de Blasio po ofron karta identifikimi falas për të gjithë banorët – përfshirë të pastrehët, imigrantët pa dokumente dhe ish të dënuarit – në mënyrë që grupet e margjinalizuara të mund të përdorin burimet e qytetit.

Përpjekje të tilla si Nisma për Rritjen Gjithëpërfshirëse në Qytete dhe konferenca Habitat III e Kombeve të Bashkuara mund të ndihmojnë për të përmbysur dallgën e pabarazisë në rritje nëpër qytete. Sa më shumë të mund të kapitalizojnë zgjidhet vendore për problemet e përbashkëta botërore, aq më shumë progres do të ketë për të gjithë ne.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Inclusive Growth Depends on Cities

Etiketa: azilkërkuesBanorëEkonomiaFushakostoKryebashkiaknismaOECDPabaraziaParapasuriaPBBprogresProject SyndicatePunëRritja ekonomikeSHSHBAShtetet e BashkuaraTreg
Tjetri
Gjykata urdhëron SHISH të deklasifikojë dokumente të arkivës së ish-Sigurimit

Gjykata urdhëron SHISH të deklasifikojë dokumente të arkivës së ish-Sigurimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.