AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata urdhëron SHISH të deklasifikojë dokumente të arkivës së ish-Sigurimit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika | Foto nga : LSA

Pas një beteje tetëmujore të BIRN Albania me SHISH,  Gjykata Administrative e Tiranës vendosi që dokumentet mbi numrin e personave të përndjekur nga ish-Sigurimi nuk janë sekret dhe duhet t’i bëhen me dije publikut.

Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika | Foto nga : LSA
Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika | Foto nga : LSA

Gjykata Administrative e Tiranës urdhëroi Shërbimin Informativ Shtetëror që të deklasifikojë informacionin mbi numrin e personave që përndiqeshin nga ish-Sigurimi i Shtetit në dekadën e fundit të komunizmit-të dhëna që deri më sot janë konsideruar “sekret” dhe janë mbajtur të kyçura në arkivë.

Vendimi u dha më 17 nëntor nga gjyqtari Gentian Hamiti, duke i dhënë të drejtë një beteje tetëmujore të BIRN Albania me Shërbimin Informativ-SHISH, për dokumentet që mbahen ende të klasifikuara, por që i shërbejnë medias dhe opinionit publik për të hedhur dritë mbi metodat famëkeqe të përndjekjes së qytetarëve shqiptarë nga policia sekrete e regjimit komunist.

Më 6 mars 2016, gazetari Gjergj Erebara i BIRN Albania i kërkoi SHISH përmes një kërkese për të drejtë informimi analizën vjetore të Sigurimit për vitet 1980-1989 dhe numrin e personave të ndjekur për figura të ndryshme armiqësore, referuar dosjeve të kategorisë 2A për të njëjtën periudhë.

SHISH refuzoi të japë informacionin e kërkuar, duke pretenduar se ligji 8043 i vitit 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” e ndalon atë që të japë dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përgjigja negative u ankimua fillimisht te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe pas u dërgua në gjykatë, pasi SHISH refuzoi në vazhdimësi të jepte informacionet e kërkuara.

Pasi shqyrtoi aktpadinë e BIRN, gjyqtari Hamiti doli në konkluzionin “se pretendimet e SHISH për klasifikimin e këtyre dokumenteve si sekret nuk qëndrojnë”. Gjykata e detyroi SHISH të deklasifikojë informacionet dhe t’i vërë në dispozicion të BIRN Albania.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i hap rrugën detyrimit të Shërbimit Informativ Shtetëror që të ndërmarrë procese serioze deklasifikimi dhe publikimi të dokumenteve të periudhës së komunizmit, por edhe të atyre që mund t’i përkasin historikut 25 vjeçar të SHISH si institucion më vete.

Darian Pavli, ekspert i ligjit për të drejtë informimi e cilësoi këtë vendim si tepër të rëndësishëm për shqyrtimin e historisë dhe rolit të Sigurimit të Shtetit në shoqërinë shqiptare, bazuar në dokumente origjinale dhe të besueshme.

“Siguria kombëtare nuk mund të përdoret si një mbulesë për të mbajtur larg syve të publikut çdo lloj dokumenti të prodhuar nga institucionet e sigurisë kombëtare,” tha Pavli pas vendimit të gjykatës.

“Ka ardhur koha që këto të fundit t’i hapin rrugën studimeve historike mbi të kaluarën dhe përgjegjshmërisë mbi të tashmen,” shtoi ai.

Duke u bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, BIRN i kërkoi të dhënat e mësipërme për të analizuar rolin e ish-Sigurimit dhe metodat e tij përndjekëse në dekadën e fundit të komunizmit.

Raportet vjetore të policisë sekrete të regjimit komunist në Shqipëri mendohet se mbajnë të dhëna mbi aktivitetin e kësaj strukture famëkeqe. Dosjet 2/A janë kodi i dosjeve të personave për të cilët Sigurimi besonte se kishte informacion mbi aktivitet armiqësor dhe për këtë arsye, mbaheshin në vrojtim të vazhdueshëm me synimin e krijimit të provave për këtë aktivitet dhe rrjedhimisht, ndëshkimin e tyre.

SHISH pretendoi se nuk ishte institucion trashëgimtar i Sigurimit të Shtetit dhe se nuk kishte të drejtë të deklasifikonte informacionet që qëndrojnë në arkivë. Ai pretendoi gjithashtu se ligji i vitit 1995 për “pastërtinë e figurës” e ndalonte SHISH që ta hapte arkivën e dosjeve deri në vitin 2026.

Argumenti i tretë i refuzimit të SHISH lidhej me ligjin e ri për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. “Kërkuesi duhet të presë krijimin e institucionit që do të menaxhojë dosjet,” pretendoi SHISH.

Në prill 2015, Shqipëria miratoi me bujë ligjin që premton hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe përballjen e vendit me të shkuarën e vet të errët gjatë regjimit komunist. Megjithatë, përzgjedhja e anëtarëve të Autoritetit që do të kryejë këtë proces u vonua për një vit e gjysmë. Parlamenti votoi më 17 nëntor pesë anëtarët, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të fillojë puna për hapjen e dosjeve.

Në Gjykatën Administrative të Tiranës, avokati Adriatik Lapaj që asistoi BIRN argumentoi se refuzimi nga ana e SHISH bie ndesh jo vetëm me ligjin për të drejtën e informimit, por edhe me disa vendime për çështje identike të marra nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“SHISH po cënon të drejtën themelore të palës së paditëse për njohje me burime dokumentare të rëndësishme për kërkimet historike dhe debatin publik në lidhje me praktikat represive të ish-Sigurimit të shtetit në Shqipëri,” tha Lapaj.

Përfaqësimi ligjor u krye nga ekipi ligjor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës vendos një precedent të ri për trajtimin e arkivës së ish-Sigurimit të Shtetit, e cila është mbajtur e gjitha e mbyllur për publikun shqiptar më shumë se dy dekada pas rënies së regjimit komunist.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LapajAnalizëBIRNBIRN AlbaniaDarian PavliGentian HamitiGjergj ErebaraGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjykatëGjykatësKomisioneriPoliciaPunaRefuzimisekretSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiguriaSigurimiSigurimi i ShtetitSorosTiranëURAVendimVendimi
Tjetri
Një 17 vjeçar që të rrëmben “ zemrën ”

Një 17 vjeçar që të rrëmben “ zemrën ”

nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.