AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Sulmet ndaj medias në Ballkan kalojnë pa përgjegjës, thotë HRW

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Shutterstock

Gazetarët në Ballkanin Perëndimor përballen me një mjedis armiqësor që pengon aftësinë e tyre për të raportuar në mënyrë kritike, tha Human Rights Watch të mërkurën.

Foto: Shutterstock
Foto: Shutterstock

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian gjatë vitit të shkuar kanë dështuar të veprojnë për zgjidhjen e çështjeve që pengojnë lirinë e medias në rajon,” tha OJQ-ja e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut, (Human Rights Watch) HRW në përditësimin e vitit 2016 të raportit për lirinë e medias.

OJQ-ja shtoi se raste të reja shqetësuese kërcënimesh dhe sulmesh ndaj gazetarëve janë shfaqur – por kanë mbetur të pandëshkuara.

“Në një çast kur nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, gazetaria e pavarur është me shpatulla pas muri në Ballkanin Perëndimor,” tha Ydia Gall, kërkuese e Ballkanit Perëndimor për Vëzhguesit e Të Drejtave të Njeriut.

“Kjo nuk do të ndryshojë nëse BE-ja nuk e bën absolutisht të qartë te qeveritë e Ballkanit Perëndimor se aspiratat e tyre Europiane varen nga media e lirë dhe e zhvilluar,” shtoi ajo, duke folur veçanërisht për Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Në një rast OJQ-ja përmendi kërcënimet me vdekje në mediat sociale në tetor për redaktorin e Gazetës Express në Kosovë pas transmetimit të dokumentarit për krimet e luftës të kryera nga UÇK.

HRW thekson se ndërsa Komisioni Europian dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn kanë shprehur shqetësim për lirinë e medias në rajon, ata kanë folur vetëm në terma të përgjithshëm, pa rekomandime të detajuara mbi mungesën e adresimit të investigimeve efektive nga qeveritë në sulmet ndaj gazetarëve.

Human Rights Watch tha se vetëm Parlamenti Europian ka dhënë rekomandime më specifike për këtë çështje.

Ka pak prova të vullnetit politik nga qeveritë për të përmirësuar klimën për lirinë e medias, shtoi OJQ-ja.

HRW theksoi se disa gazetarë përballen me ndjekje penale mbi akuza të dyshimta kriminale ndërsa qeveritë në mënyrë rutinë japin dhe refuzojnë të ardhura reklamash si mjet për të shtypur raportimin kritik dhe për të kufizuar pavarësinë e medias.

“Lista e presioneve dhe shkeljeve mbi median e pavarur në Ballkanin Perëndimor përbën një grup të trishtuar”, tha Gall.

“Pa një media të pavarur, është e vështirë të shihen se si vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmbushin aspiratat e popullit të tyre apo ambiciet e tyre europiane.”

Në Bosnje-Hercegovinë nga janari në shtator 2016, sindikata kombëtare e gazetarëve ka regjistruar 40 raste sulmesh ndaj lirisë së medias dhe shprehjes, përfshirë pesë sulme fizike, dy kërcënime me vdekje, gjashtë raste të presionit, tre raste të shpifjes dhe tre kërcënime verbale.

Në Kosovë, HRW shtoi se lidhja kombëtare e gazetarëve ka regjistruar 14 raste të dhunës dhe kërcënimeve në vitin 2015 dhe tetë raste të tjera në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Raporti theksoi se më 22 gusht, një granatë dore shpërtheu pranë Radio Televizionit Publik të Kosovës, pa viktima.

Më 28 gusht një eksploziv u hodh në oborrin e Mentor Shalës, drejtorit Mentor Shala sërish pa të lënduar.

Në Maqedoni, lidhja e gazetarëve ZNM, tha se qeveria nuk kishte identifikuar të dyshuar në asnjë prej 30 sulmeve të regjistruara nga lidhja në katër vitet e fundit.

Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe, ZNM tha se qeveria ka arrestuar disa gazetarë, shpesh për rrethana të dyshimta.

Këto zhvillime vijnë në kontekst të krizës politike në Maqedoni që rrotullohet rreth përgjimeve masive që shpërthyen në 2015, ku rreth 100 gazetarë u përgjuan në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me Malin e Zi, HRW citoi një raport të nëntorit 2016 ku pati 25 kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve që nga gushti 2015. Nga këto, 15 ishin sulme fizike ndaj tyre dhe pronës ndërsa dy kërcënime.

Në Serbi, Lidhja e Gazetarëve të Pavarur, NUNS regjistroi 57 incidente përkundrejt gazetarëve në vitin 2015 dhe 33 në shtatë muajt e parë të 2016. Këtu përfshiheshin 16 sulme fizike, 41 kërcënime verbale, 28 incidente për presion dhe pesë sulme ndaj pronës.

HRW tha se qeveria serbe dhe media proqeveritare kishin lançuar fushata përbaltjeje ndaj gazetarëve të pavarur dhe mediave kritike.

Etiketa: AkuzaBallkanBashkimi EuropianBEBosnjeDhunëfushatagazetargazetariaHRWHuman Rights WatchKomisioneriKomisioni EuropianKosovëMaqedoniMediaMediat socialeMjedisParlamenti EuropianQeveriarajonraportRaportiSerbiShalështatorsindikatavdekjeVëzhguesitviktimazgjerim
Tjetri
Kroacia shpërfill dobësimin e marrëdhënieve tregtare më Rusinë

Kroacia shpërfill dobësimin e marrëdhënieve tregtare më Rusinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.