AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Çfarë mund të na mësojnë Actekët mbi lumturinë dhe jetën e mirë

Sebastian PurcellngaSebastian Purcell
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kodeksi Florentine i shekullit të 16. Kortezi e World Digital Library

Ti nuk duhet të kërkosh për lumturi, për shkak se ajo nuk është çfarë ti dëshiron të kesh. Ne nuk e planifikojmë jetën përreth gjendjeve emocionalisht të ngritura. Ajo që ne duam është të kemi jetë që t’ia vlejë dhe nëse na duhet të sakrifikojmë për këtë, atëherë ne e bëjmë dhe kjo është në dëm të “lumturisë”.

Kodeksi Florentine i shekullit të 16. Kortezi e World Digital Library
Kodeksi Florentine i shekullit të 16. Kortezi e World Digital Library

Në semestrin e pranverës të vitit shkollor, unë jam pedagog në një lëndë të quajtur “Lumturia”. Kjo është lënda ku pjesëmarrja e studentëve është gjithmonë e lartë për shkak se ata, si shumica e njerëzve, dëshirojë të mësojnë sekretin e të të ndjerit i plotësuar.

“Sa prej jush dëshirojnë të jenë të lumtur?” pyes unë. Të gjithë ngrenë dorën. Gjithmonë! “Sa prej jush ka në plan të bëjë fëmijë?” Pothuajse të gjithë ngrenë dorën.

Pastaj unë parashtroj provat se të pasurit fëmijë i bën shumicën e njerëzve më të mjerë dhe se ndjenja e tyre e mirëqenies rikthehet në nivelet e mëparshme vetëm pasi fëmija më i vogël del nga shtëpia i rritur. “Sa prej jush vijojnë të dëshirojnë të kenë fëmijë?” pyes unë. Ndoshta kemi të bëjmë me kokëfortësi, por sërish të njejtët njerëz ngrenë dorën në miratim.

Studentët e mi zbulojnë diçka që Actekët para-Kolumbianë e dinin shumë mirë. Ti nuk duhet të kërkosh për lumturi, për shkak se ajo nuk është çfarë ti dëshiron të kesh. Ne nuk e planifikojmë jetën përreth gjendjeve emocionalisht të ngritura. Ajo që ne duam është të kemi jetë që t’ia vlejë dhe nëse na duhet të sakrifikojmë për këtë, atëherë ne e bëjmë dhe kjo është në dëm të “lumturisë”.

Actekët, të cilët jetonin në Meksikën e ditëve tona, janë anashkaluar prej kohësh në “Perëndim” (një term që filozofët në Amerikën Latine e vënë në diskutim dhe për këtë arsye e vura në thonjëza). Kur unë jap leksione në klasë, e vetmja gjë që studentët zakonisht dinë mbi Actekët është se ata kryenin sakrifica me njerëz. Por përpara mbërritjes së konkuistadorëve spanjollë, Actekët kishin një kulturë të pasur filozofike, me njerëz që ata i quanin”filozofë” dhe homologët e tyre të çuditshëm të quajtur “sofistët”. Ne kemi volume të tëra të mendimit Actek të regjistruar nga priftërinjtë e krishterë në kodikë. Disa nga veprat filozofike janë në formë poetike, disa prezantohen si një seri këshillash dhe disa të tjera në formë dialogu.

Këto mendime të ftojnë për krahasime me filozofët e antikitetit klasik grek, veçanërisht Platonit dhe Aristotelit. Këto burra argumentonin se lumturia vjen në mënyrë natyrore kur ne kultivojmë cilësi të tilla si vetëdisiplina dhe kurajo. Natyrisht, gjëra të ndryshme bëjnë të lumtur njerëz të ndryshëm. Por Aristoteli besonte se universaliteti i “arsyes” qe çelësi për një lloj përkufizimi objektiv të lumturisë, kur kjo mbështetet nga virtytet e karakterit tonë.

Njësoj si grekët, edhe Actekët qenë të interesuar për të gjetur se si mund të jetohet mirë. Por ndryshe nga Aristoteli, ata nuk fillonin me aftësinë e njeriut për të arsyetuar. Përkundrazi, ata shikonin përreth, te rrethanat tona në tokë. Actekët kishin një shprehje: “Toka është e rrëshqitshme, e lëmuar”, shprehje që qe aq e zakonshme për ta sa edhe aforizmi bashkëkohor “mos i vendos të gjitha vezët që ke në një kosh të vetëm” për ne. Ajo që nënkuptonin Actekët është që toka është një vend ku njerëzit bëjnë gabime, ku planet tona ka gjasa dështojnë dhe se ku miqësia shpesh tradhëtohet. Gjerat e mira vijnë të përzjera me diçka të papëlqyer. “Toka nuk është një vend i mirë. Nuk është një vend gëzimi, një vend kënaqësie,” një nënë këshillon vajzën e saj, në regjistrimin e një bisede që ka mbijetuar deri në ditët tona. “Është më së shumti një vend gëzimi me lodhje, një vend gëzimi me dhimbje.”

Mbi të gjitha, dhe pavarësisht të mirave të përzjera, Toka është një vend ku të gjitha punët dhe veprimet tona kanë thjeshtë një ekzistencë të dobët. Në veprën e një filozofi poetik të quajtur “Miqtë e mi, ngrihuni!” Nezahualcoyotl, dijetari dhe udhëheqësi i qytetit Tekskoko shkruan:

Miqtë e mi, ngrihuni!

Princat janë bërë të varfër,

Unë jam Nezahualcoyotl,

Unë jam një Këngëtar, kreu i makaut.

Kapini lulet dhe kënaqësitë tuaja.

Me to ngrihuni të kërceni!

Ju jeni fëmijët e mi

Ju jeni Yoyontzin [lule narcisi].

Merrni çokollatën,

lulen e pemës së kakaos,

pini shumë prej saj!

Kërceni,

këndoni!

Këtu nuk është shtëpia juaj,

Ju nuk jetoni këtu.

Ju do të duhet të ikni.

Ka një ngjashmëri shumë të madhe mes këtij personazhi dhe frazës 1 Korintasit 15:32: “Le të hamë dhe pimë, nesër ne do të vdesim.”

A tingëllon kjo pak e zymtë? Ndoshta. Por shumica jonë mund të dallojë këtu disa të vërteta të pakëndshme. Ajo që filozofët Actekë dëshironin me të vërtetë të dinin qe: si supozohet dikush të jetojë, duke parë se dhimbja dhe përkoshmëria janë tipare të pashmangshme të kushteve tona?

Përgjigjja është se ne duhet të përpiqemi për të jetuar një jetë të lodhshme dhe që ia vlen. Fjala që Actekët përdorën për këtë qe neltiliztli. Fjalë për fjalë kjo do të thotë “qëndrueshmëri” por gjithashtu edhe “vërtetësi” dhe “mirësi”. Ata besonin se jeta e vërtetë qe ajo e mira, më e larta që njerëzit mund të synojnë për veprimet tona. Kjo tingëllon e ngjashme me mendimet e homologëve të tyre klasikë “Perëndimorë” por ndahet në dy fronte të tjera. E para, Actekët mendonin se kjo lloj jete nuk mund të sjellë “lumturi” me përjashtim të fatit. E dyta, jeta e qëndrueshme mund të arrihet por në katër nivele të ndryshme, një metodë më gjithëpërfshirëse se sa ajo e filozofisë greke.

Niveli i parë lidhet me karakterin. Në mënyrë më të thjeshtë, qëndrueshmëria fillon me trupin e njeriut – diçka që nuk është vlerësuar siç duhet në traditën Europiane, e shqetësuar më shumë për arsyen dhe mendjen. Actekët e mbanin trupin mirë me një regjim ushtrimesh ditore, diçka e ngjashme me jogën (ne kemi zbuluar figurina në pozicione të ndryshme, disa prej të cilave janë shumë të ngjashme me pozicionet e jogës, të tilla si pozicioni lotus).

E dyta, ne duhet të jemi të qëndrueshëm në psikikën tonë. Qëllimi qe që të arrihej një lloj balance mes “zemrës” vendbanimit të dëshirave tona dhe “fytyrës” vendbanimit të arsyes. Cilësitë e virtytshme të karakterit e bëjnë këtë balancë të mundshme.

Në nivelin e tretë, ne zbulojmë qëndrueshmërinë në bashkësi, duke luajtur një rol shoqëror. këto pritshmëri shoqërore na lidhin ne me njëri-tjetrin dhe mundësijnë që bashkësia jonë të funksionojë. Kur mendon për këtë çështje, kupton se ky angazhim përbëhet në masën më të madhe nga detyrimet. Sot, ne përpiqemi të jemi mekanikë të mirë, avokatë të mirë, sipërmarrës, aktivistë politikë, baballarë, nëna e me rradhë. Për Actekët, këto role lidheshin me një kalendar festivalesh, të cilat kishin si hijet e mohimit të realitetit ashtu edhe tejkalime të ngjashme me festën në fund të kreshmës. Këto rite qenë një formë edukimi moral, një trajnim apo përshtatje e njerëzve me virtytet që nevojiteshin për një jetë të qëndrueshme.

Në fund, njeriu duhej të kërkonte qëndrueshmëri te teotli, hyjnia e vetme origjinë e ekzistencës. Actekët besonin se ‘zoti’ qe thjeshtë natyra, një ent me të dyja gjinitë, prania e të cilit manifestohej në forma të ndryshme. Qëndrueshmëria në teotl arrihej më së shumti gradualisht, përmes të tri niveleve që shpjeguam më sipër. Por për disa aktivitete të caktuara, të tilla si hartimi i poetikës filozofike, rruga qe më e drejtpërdrejtë.

Një jetë e kryer në këtë mënyrë mund të harmonizojë trupin, mendjen dhe qëllimet shoqërore me mrekullitë e natyrës. Një jetë e tillë për Actekët qe një lloj kërcimi i kujdesshëm, një kërcim që merrte parasysh terrenin hileqar të botës së paqëndrueshme dhe në të cilën kënaqësia qe diçka më shumë se sa një ngjarje aksidentale. Ky vizion është në kundërshti të prerë me idenë e lumturisë për grekët, ku arsyet për kënaqësi janë të lidhura ngushtë me aktrimin tonë në botë. Filozofia Acteke na nxit ne të vëmë në dyshim diturinë “Perëndimore” mbi atë që përbën jetë të mirë – dhe të vlerësojmë seriozisht konceptin e zymtë se të bërit diçka të vlefshme është më e rëndësishme se sa të shijuarit.

 

Burimi: Aeon.co

Aeon counter – do not remove

Etiketa: aktivistKEKESHMASParaPunëSHstudentToka
Tjetri
Turizmi i luftës lulëzon në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës

Turizmi i luftës lulëzon në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.