AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Turizmi i luftës lulëzon në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës

Eleanor RosengaEleanor Rose
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I famshmi “Tunel i Shpresës”.

Teksa shifrat zyrtare të turistëve shtohen gjithnjë e më shumë në Bosnje, pikat tërheqëse të lidhura me luftën në Sarajevë tregojnë se rrethimi i viteve 1992-1995 vazhdon të lërë mbresa te vizitorët.

Një varrezë hebrenjsh në Sarajevë. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Një varrezë hebrenjsh në Sarajevë. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Pas një bumi në numrin e turistëve në Bosnje, historia e luftës në vend vazhdon të tërheqë dhe pasionojë vizitorët, sipas pronarit të Hostelit të Luftës në Sarajevë, Arijan Kurbasiç.

Hosteli i Luftës mori së fundmi vëmendjen e medias pasi ofron një eksperiencë shumë të gjallë të kushteve të jetesës gjatë rrethimit të Sarajevës, që zgjati nga prilli 1992 deri në shkurt 1996 kur forcat serbe të Bosnjës rrethuan qytetin, bombarduan civilët dhe ndërprenë linjat e furnizimit.

Në hostel – mikpritësi – i cili ka emrin e koduar Zero Një – përshëndet miqtë me një uniformë ushtarake.

Dhomat janë të ndriçuara nga llamba që marrin energji nga bateritë e makinave dhe një kasetë me zhurmën e bombave që bien luan të gjithë natën.

Hosteli, i përshkruar nga një udhëtar në Tripadvisor si “diçka që nuk e has ndonjëherë”, u hap në qershor vitin e shkuar dhe gjatë muajve të verës ishte plot, tha Kurbasiç.

Statistikat zyrtare tregojnë se pati 1,896,915 qëndrime gjatë natës për nëntë muajt e parë të vitit 2016 në Bosnje – një rritje me 10.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015.

Çështja e luftës boshnjake të vitit 1992-95 që futet te zhanri i “turizmit të errët” – ka tërhequr veçanërisht shumë vizitorë nga vendet anglisht-folëse.

Kurbasiç tha se ky lloj turizmi është rritur me kalimin e kohës për shkak të ndërgjegjësimit dhe hapjes më të madhe rreth çështjes.

“Sa më shumë kohë që kalon, më e lehtë është që njerëzit të flasin për të,” tha Kurbasiç për BIRN.

Sipas tij, për të shmangur impresionet subjektive, një operator turistik duhet të informohet dhe të shmangë hedhjen e fajit.

“Ndryshe ofron dhimbje, jo edukim,” tha ai, duke shtuar “nuk fajësoj askënd”.

Muzeu Historik i Sarajevës, mes të tjerash, ofron një ekspozitë për rrethimin e qytetit dhe Muzeu i Fëmijërisë së Luftës do të hapet në dhjetor dhe do të shfaqë histori nga lufta, të rrëfyera përmes objekteve dhe dëshmive personale.

Por zonat e interesit nuk janë kufizuar te institucionet dhe galeritë, ngaqë pllakadat kudo në qytet shënojnë pikat e rëndësishme dhe shenjat në qytet janë ende të dukshme në shumë ndërtesa të kryeqytetit.

Varreza e vjetër hebre

Varreza e hebrenjve në Sarajevë, e dyta më e madhja për nga lloji i vet në Europë. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Varreza e hebrenjve në Sarajevë, e dyta më e madhja për nga lloji i vet në Europë. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Varreza e  hebrenjve në Sarajevë, e dyta më e madhja për nga lloji i vet në Europë, ndodhet pjesërisht përgjatë malit Trebeviç.

Pika e lartë gjatë luftës përdorej si një pozicion artilerie nga serbët e Bosnjës.

Në portën hyrëse është një pamje e qartë e Holiday Inn – vendit ku gazetarët e huaj strehoheshin gjatë rrethimit – dhe ndërtesës parlamentare, që është e njohur për foton e përfshirë nga flakët.

Kjo varrezë, që shërben si një vend përfundimtar i paqes ku ndodhet rabini i parë i shekullit të 17 në Sarajevë, nuk u çminua deri në vitin 1998.

Një raport i shkruar nga një ushtar i forcave të kryesuara nga NATO, SFOR, tha se 15 minuta u zbuluan në varrezë në ditët e para të punës.

Pllakadë për Ninën

Nina Zeljkoviç ishte 12 vjeçe kur humbi jetën pasi një granatë goditi shtëpitë e saj në gusht 1995. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Nina Zeljkoviç ishte 12 vjeçe kur humbi jetën pasi një granatë goditi shtëpitë e saj në gusht 1995. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Nina Zeljkoviç ishte 12 vjeçe kur humbi jetën pasi një granatë goditi shtëpitë e saj në gusht 1995. Ajo vdiq më 2 shtator, duke u bërë një nga të fundit e 1000 fëmijëve të vrarë nga rrethimi. Ditari që mbajti deri në vdekje u bë bazë për një roman nga Peter Munch, gazetar i të përditshmes gjermane Suddeutsche Zeitung.

Një pllakadë u vendos në rrugën ku banonte familja e saj në Sarajevë. Në të shkruhet “E dashur Nina, në këtë rrugë ti shkoje në shkollë dhe nga kjo rrugë shkove drejt paqes së përjetshme. Jeton në mendjet tona”.

Përkujtimi i Mlladiç

Përkujtimi i Mlladiç. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Përkujtimi i Mlladiç. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Kjo pllakadë, në lagjen Vraca mbi Sarajevë, në territorin që shtrihet brenda entitetit Republika Srpska, u vu në qershor 2014 nga një shoqatë veteranësh lufte nga Sarajeva Lindore.

Pllakada e shkruar ne cirilik. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Pllakada e shkruar ne cirilik. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Në të shkruhet: “Në këtë vend, më 19 maj 1992, komandanti i Ushtrisë së Republika Srpska Ratko Mlladiç, mblodhi dy batalione të njerëzve të vetorganizuar nga bashkia Novo Sarajevo”.

Mlladiç ka qenë në gjyq përpara gjykatës së OKB në Hagë që nga 2012, akuzuar për terrorizim të popullatës së Sarajevës gjatë rrethimit, mes të tjerash.

Kryebashkiaku i Sarajevës, Ivo Komsiç lëshoi një deklaratë pasi pllakada u vu, duke e quajtur Mlladiçin një “kriminel lufte” dhe duke thënë se kjo përçonte “një mesazh të keq”.

E kuqja e gjakut

 Foto: Eleanor Rose/BIRN
Foto: Eleanor Rose/BIRN

Predhat kanë lënë ende gjurmë në rrugët e Sarajevës.

Shenjat e eksplozivëve që rezultuan në vrasje u mbushën me plastikë të kuqe të bërë nga artistët që morën emrin “e kuqja e Sarajevës”.

Vlerësimet tregojnë se mesatarisht 300 predha u qëlluan në qytet çdo ditë gjatë luftës.

Më shumë se 35,000 ndërtesa u shkatërruan gjatë rrethimit dhe mbi 11,000 njerëz u vranë.

Disa njolla u hoqën së fundmi, për t’u zëvendësuar nga asfalti.

Kjo këtu, e cila ndodhet në qendrën tregtare BBI pranë monumentit të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit, ka mbijetuar deri tani.

Ura Suada dhe Olga

Viktimat e para te konfliktit. Foto: Eleanor Rose/BIRN
Viktimat e para te konfliktit. Foto: Eleanor Rose/BIRN

Suada Dilberoviç, një kroate 23-vjeçare që studionte mjekësi në Sarajevë dhe Olga Suçiç, një nëpunëse 34-vjeçare që morën pjesë në një protestë paqësore në urën Vrbanja më 5 prill 1992 u vranë nga snajperë serbë.

Ato konsiderohen të parat viktima të rrethimit të Sarajevës dhe kjo pllakadë është në kujtim të tyre.

Romeo dhe Zhulieta nga Sarajeva

Vendi ku u vranë Admira Ismiç dhe Bosko Brkiç
Vendi ku u vranë Admira Ismiç dhe Bosko Brkiç

Përkrah Urës Vrbanja ndodhet një zonë tjetër e njohur.

Ishte 19 maj i vitit 1993 kur Admira Ismiç dhe Bosko Brkiç u përpoqën të kalonin urën Vrbanja, që atëherë ishte tokë e askujt – për të arritur në territorin e pushtuar nga serbët në Grbavica.

Çifti i ri, të dy 25 vjeç, njihen si Romeo dhe Zhulieta e Sarajevës për shkak se Ismiç ishte një boshnjake myslimane dhe Brkiç një serb.

Sipas një raportimi të Kurt Schork nga agjencia e lajmeve Reuters, burimet nga ushtria boshnjake dhe serbe pranojnë se kishin bërë marrëveshje për ta lënë çiftin të kalojë pas orës 4 pasdite.

Nuk dihet se kush i qëlloi.

Çifti u dergj pa lëvizur për tetë ditë ngaqë ishte shumë e rrezikshme të merreshin trupat e tyre.

Ndërtesa e mbuluar nga plumbat e parë lart nuk është rinovuar.

Konflikti i mishit

Monumenti i konservave të mishit. Foto: Eleanor Rose/BIRN.
Monumenti i konservave të mishit. Foto: Eleanor Rose/BIRN.

Ky monument, që tani është konsumuar paksa, u ofrua si një falënderim ikonik nga qytetarët e Sarajevës për ndihmat humanitare.

Një linjë ajrore humanitare operoi në Sarajevë nga 3 korriku 1993 deri më 9 janar 1996, për periudhën më të gjatë të llojit të vet në histori.

Banorët e qytetit megjithatë, thonë se ushqimi ndonjëherë ishte i skaduar prej vitesh dhe kishte shije të keqe.

Pllakada e kësaj skulpture , e vënë 2007 njihet si monumenti i mishit në konservë dhe shkruan “mirënjohje nga qytetarët e Sarajevës”.

Sipas Reuters, Dunja Blazeviç nga qendra e artit bashkëkohor në atë kohë tha: “Mishi në konservë ICAR kujtohet nga njerëzit në Sarajevë me neveri. As qentë dhe macet nuk e hanin, por njerëzve u duhej ta konsumonin”.

Tuneli i Shpresës

I famshmi “Tunel i Shpresës” – rreth një milje e gjysmë i gjatë – duket si një shtëpi e zakonshme nga jashtë.

Por fasada fsheh hyrjen e një kalimi nëntokësor të gërrmuar në 1993 për të lidhur qytetin me territorin e ushtrisë boshnjake përtej zonës neutrale të aeroportit, duke lejuar kalimin e ushqimit dhe armëve, si dhe duke lejuar qytetarë të largoheshin.

I famshmi “Tunel i Shpresës”.
I famshmi “Tunel i Shpresës”. Foto: Jennifer Boyer/Flickr

 

Etiketa: ArmëBanorëBashkiaBIRNBosnjegazetarGjykatëGjykatësGjyqhashebrekriminel lufteLuftaLuftemarrëveshjeMjekmjekëMlladiçMuzeumyslimaneNATOOKBParaPunëraportRepublika SrpskaSarajevëSarajevoSHshtatorStatistikatSuddeutsche ZeitungturistTurizmiURAUshtriavdekjeviktimavrasje
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Parandalimi i krizës së ardhshme të Eurozonës duhet të fillojë tani

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.