AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Parandalimi i krizës së ardhshme të Eurozonës duhet të fillojë tani

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Nuk ka zgjidhje të thjeshta për problemet e eurozonës, por mungesa e diskutimit të sinqertë mbi problemet e së ardhmes përbën një arsye serioze për t’u shqetësuar. Heshtja nuk është gjithmonë flori; për hatër të së ardhmes të Europës, heshtja përreth monedhës së përbashkët duhet të ndërpritet sa më parë të jetë e mundur.

Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Udhëheqësit Europianë i kanë kushtuar shumë pak vëmendje të ardhmes të eurozonës që nga korriku i vitit 2012, kur Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, bëri bujë kur deklaroi se do të bëjë “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të shpëtuar monedhën e përbashkët. Për më shumë se katër vjet, ata në thelb ia kanë nënkontraktuar detyrën për ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit të Eurozonës, bankës qendrore. Por, ndërsa BQE e ka kryer detyrën e vet me aftësi, kjo marrëveshje e heshtur dhe e leverdisshme po vjen drejt fundit, për shkak se asnjë bankë qendrore nuk mund të zgjidhë problemet politike apo kushtetuese. Krerët e shteteve të Europës dhe qeveritë duhet të tregohen të mençur dhe të fillojnë të mendojnë për opsionet mbi të ardhmen e eurozonës, në vend që t’ia lënë rrethanave të vendosin për ta.

Deri tani, udhëheqësit e Europës kanë pak dëshirë për diskutime të tilla. Në qershor 2015, ata vetëm sa bënë sikur diskutuan një raport mbi të ardhmen e euros nga presidentët e institucioneve të ndryshme europiane. Pak javë më vonë, çështja u kthye me shpejtësi në axhendë kur udhëheqësit e eurozonës kalian një natë të gjatë korriku duke argumentuar nëse duhej ta përzinin apo jo Greqinë nga euro; por qëllimi i tyre i deklaruar për të ndjekur dhe trajtuar problemet themelore nuk jetoi gjatë. Në fund, planet për t’iu përgjigjur tronditjes së shkaktuar nga Brexit përmes fuqizimit të eurozonës u lanë me shpejtësi mënjanë, për shkak të frikës se një reformë mund të shkaktojë shumë ndasi.

Kjo nuk ka bërë që problemi të zgjidhet vetë, gjithsesi. Megjithëse anestezia monetare e administruar nga BQE i ka reduktuar tensionet në treg, nervozizmi është rishfaqur në prag të referendumit kushtetues në Itali, i cili do të zhvillohet më 4 dhjetor. Nga fundi i nëntorit, diferenca mes bondeve dhjetëvjeçare të Italisë me ato të Gjermanisë u rrit në 200 pikë bazë, nivel i paparë që nga viti 2014.

Gjendja shqetësuese e shumë bankave italiane është një arsye për këtë shqetësim në rritje. Brexit dhe zgjedhjet e një presidenti amerikan që mbron idenë e Amerikanizmit në vend të idesë së globalizimit dhe injoron BE-në, i shton rreziqet që votuesit, dhe jo tregjet, do të vënë në diskutim integrimin monetar Europian. Partitë politike antieuro janë në rritje në të gjitha vendet kryesore të eurozonës me përjashtim të Spanjës. Në Itali, ata mundet të arrijnë maxhorancën.
Në frontin ekonomik, eurozona është në masë të gjerë një punë e papërfunduar. Bashkimi bankar, i nisur në qershor 2012 për të shtuar ndëvarësinë mes bankave dhe shteteve, ka bërë progres të mirë por nuk është ende i plotësuar. Hendeqet në konkurrueshmëri mes vendeve anëtare të eurozonës janë pakësuar dhe disbalancat e jashtme ndërmjet vendeve të eurozonës kanë pakësuar, por në përgjithësi falë shtypjes së kërkesës në Europën Jugore; flukset e kursimeve nga Veriu në Jug nuk janë rikthyer. Hendeqet në papunësi mbeten shumë të gjera.

Eurozona ende nuk ka mekamizëm të përbashkët fiskal ndërsa Gjermania ka refuzuar hapur përpjekjen e kohëve të fundit nga Komisioni Europian për të promovuar “qëndrimin pozitiv” në vendet që kanë hapësirë për të kryer shpenzime. Natyrisht, kur recesioni i ardhshëm të godasë, stabiliteti fiskal ka gjasa do të jetë problemi kryesor.

Në fund, qeverisja e eurozonës mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe teknokratike. Shumica e ministrave, pa përmendur ligjvënësit, duket se kanë humbur nëpër korridoret procedurale.

Ekujlibri i pakënaqshëm mundet ose mund të mos zgjasë, në varësi të rreziqeve politike apo financiare – ose, me më shumë gjasa, për shkak të ndërveprimit mes tyre. Kështu pyetja për tani është se si të mund të zhvillojmë një diskutim të frytshëm për të krijuar një hartë të përgjigjeve të mundshme. Pengesat janë të dyfishta: e para, nuk ka më një moment pozitiv për “më shumë Europë”; përkundrazi, kombinimi i skepticizmit mbi Europën dhe ngurrimit në lidhje me transferime të mundshme të pushtetit përbëjnë një bllok të madh pengues. Dhe, e dyta, këndvështrimet mbi natyrën dhe rrënjët e krizës së euros ndryshojnë shumë nga vendi në vend. Për shkak të mungesës së kapitalit politik të gatshëm për t’u shpenzuar në përgjigje Europiane dhe mosmarrëveshjeve mbi atë se çfarë problemi kemi përpara dhe si mund ta zgjidhim atë, kujdesi i tepruar i qeverive është një fakt që nuk na habit.

Të dyja këto pengesa mund të kapërcehen. Sa për fillim, diskutimi mbi të ardhmen e eurozonës nuk duhet të përkufizohet si një rrugëtim i pashmangshëm drejt integrimit të mëtejshëm. Objektivi duhet të jetë që ta bëjmë eurozonën të funksionojë, gjë që mund të nënkuptojë nevojën për t’i dhënë më shumë fuqi qendrës në disa fusha, por gjithashtu edhe më pak fuqi në disa fusha të tjera. Përgjegjshmëria fiskale, për shembull, nuk duhet të reduktohet në imponimin nga qendra të një regjimi të përbashkët. Është e mundshme të dizenjojmë një kuadër politikash që i jep rëndësi një përqasjeje më të decentralizuar, duke fuqizuar institucionet kombëtare si dhe duke monitoruar sjelljet buxhetore dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme fiskale.

Në fakt, një hap në këtë drejtim sakaq është ndërmarrë. Ecja përpara mund të nënkuptojë nevojën që qeveritë të bëhen individualisht të përgjegjshme në rastet kur sillen keq – me fjalë të tjera, duke e bërë ristrukturimin e pjesshëm të borxhit të mundshëm brenda eurozonës. Një përqasje e tillë mund të paraqesë vështirësi të mëdha, qoftë edhe thjeshtë për faktin se një udhëtim te një regjim i tillë mund të jetë plot rreziqe; por opsionet e kësaj natyre duhet gjithsesi të jenë pjesë e diskutimeve.

Për të kapërcyer pengesën e dytë, diskutimi duhet të mos fillojë duke trajtuar problemet e trashëguara. Shpërndarja e barrës mes kreditorëve dhe debitorëve është një aksiomë e pashmangshme, për shkak sepse është një lojë e pastër me rezultat zero. Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare financiare demonstron se diskutime të tilla shtyhen për më vonë në mënyrë të pashmangshme por rezultojnë në fund të domosdoshme. Kështu, kjo çështje nuk duhet të trajtohet e para. Opsioni në dukje realist i fillimit me problemet më urgjente para se të trajtohen problemet më të vjetra është tërheqës vetëm në pamje të parë. Në realitet, diskutimet duhet të fillojnë me atë se cilat janë tiparet e regjimit të përhershëm që duhet të themelohet për të funksionuar në terma afatgjatë. Pjesëmarrësit duhet të eksplorojnë opsione me koherencë logjike deri sa të përcaktojnë nëse mund të bien dakord mbi një skicë parë. Vetëm pasi të arrihet një marrëveshje mbi skicën bazë të sistemit të së ardhmes mund të konsiderohet rruga se si mund të vihet në zbatim kjo skicë.

Nuk ka zgjidhje të lehta për problemet e eurozonës. Por një gjë është e qartë: mungesa e diskutimeve të sinqerta mbi të ardhmen përbëjnë një arsye serioze për t’u shqetësuar. Heshtja nuk është gjithmnë flori; për hatër të së ardhmes së Europës, heshtja mbi monedhën e përbashkët duket të thyhet sa më parë të jetë e mundshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Preventing the Next Eurozone Crisis Starts Now

Etiketa: BEBrexitDraghiEuroFloriFushaGjermaniaItaliKomisioni EuropiankushtetuesemarrëveshjeMASnatyreParapresidentprogresProject SyndicateraportshpenzimeTregvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Gazetari malazez që po investigonte edhe kanabisin në Shqipëri mohon akuzat për trafikim droge

Gazetari malazez që po investigonte edhe kanabisin në Shqipëri mohon akuzat për trafikim droge

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.