AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shehaj merret në pyetje pas akuzave të ish-vartësit për “presion të paligjshëm”

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Briseida Shehaj. Foto: Malton Dibra/LSA

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj akuzohet nga ish-vartësi i saj se i ka bërë presion për të firmosur një urdhër-pagesë prej 10 milionë lekësh për rimbursim TVSH-je për llogari të nipit të drejtorit rajonal.  

Briseida Shehaj. Foto: Malton Dibra/LSA
Briseida Shehaj. Foto: Malton Dibra/LSA

Briseida Shehaj, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve u paraqit të premten në Prokurorinë e rrethit të Shkodrës dhe dëshmoi përreth një orë mbi një çështje penale të regjistruar për një rast të paligjshëm të rimbursimit të TVSH.

E thirrur në cilësinë e personin që ka dijeni për ngjarjen, Shehaj i tha BIRN se është treguar e hapur me prokurorët dhe ka ofruar ndihmën e saj në lidhje me procedimin penal që është regjistruar në Prokurorinë e Shkodrës prej prillit 2015.

“Dëshmova për çështjen që prokurorët ishin të interesuar dhe kam ofruar bashkëpunimin tim. Nuk mund të flas për detaje për shkak të sekretit hetimor. Hetimi do të zbulojë të vërtetat e kësaj akuze”- tha Shehaj për BIRN.

Burime zyrtare të Prokurorisë konfirmuan se çështja për të cilën dëshmoi Shehaj lidhet me ndalimin në qershor të vitit 2016 të drejtuesit lokal të Tatimeve në Shkodër, Hysni Hysaj, i cili u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën përmes rimbursimit të paligjshëm të kompanisë së nipit të tij.

Çështja penale ishte regjistruar në zyrën e Task-Forcës së Shkodrës në vitin 2015 pas kallëzimit të Agron Ramadanit, i cili mbante postin e drejtorit të Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit në degën e Tatimeve të Shkodrës.

Ramadani akuzoi edhe ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj se i kishte bërë presion për të firmosur urdhër-pagesën prej 10 milionë lekësh për rimbursimin e kompanisë së nipit të drejtorit rajonal të Tatimeve në Shkodër, Hysni Hysaj.

Ai i tha BIRN se e larguan nga administrata tatimore, pasi refuzoi të hidhte firmën mbi një akt të paligjshëm.

“Ndaj meje u rrit presioni për të firmosur dokumentet e rimbursimit, kur daja i pronarit të kësaj kompanie u emërua drejtor rajonal i tatimeve në Shkodër,” i tha Ramadani BIRN-it përmes një bisede telefonike.

“Më 30 dhjetor 2014, nëpërmjet telefonit jam urdhëruar nga Shehaj që të firmosja urdhër-pagesën e këtij rimbursimi, në të kundërt do të largohesha nga puna. Pas kësaj, ndaj meje filloi procedimi administrativ që përfundoi me pushimin nga puna,” shtoi Ramadani.

Pas 43 vitesh punë në administratën shtetërore, Ramadani u shkarkua në mars 2015 me motivacionin “Moszbatim urdhëri”. Ai iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës me kallëzim, pasi mësoi se kompania e kishte përfituar rimbursimin e TVSH-së.

Në qershor 2016, Prokuroria urdhëroi ndalimin e Hysajt me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Megjithatë, ndalimi u quajt i paligjshëm nga gjykata dhe ish-kreu i Tatimeve të Shkodrës u hetua më pas nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Briseida Shehaj drejtoi për tre vite administratën tatimore të Shqipërisë, shpeshherë e kritikuar nga opozita. Në shtator 2016, ajo u emërua zv.ministre e Ekonomisë dhe vetëm dy muaj më pas u largua edhe nga ky post për arsye të pasqaruara.

E pyetur nga BIRN për akuzën e Ramadanit, Shehaj preferoi të mos jepte komente deri në vendimin e Prokurorisë.

“Administrata Tatimore ka dorëzuar në prokurori rreth 300 dosje  për përfitim fiktiv me rimbursimin e TVSH-së. Sa i përket çështjes më të fundit, le të presim përfundimin e hetimeve të organit të akuzës,” tha ajo.

Etiketa: AdministrataBIRNDibradosjeGjykataMASOpozitaProcedimiprokurorProkuroriProkuroriaPunaSHShkodërshqipshtatorTVSH
Tjetri
Gjendja e Sindikatave

Gjendja e Sindikatave

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.