AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lojë kungulleshkash me dosjen greke të Balilit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Droga e kapur në Greqi. Foto: Policia e Greqisë

Pas tetë muajsh qëndrimi fluid, zyrtarët shqiptarë pranojnë se mbi ish-zyrtarin e shtetit Klemend Balili rëndojnë akuzat greke për trafik droge dhe se një dosje voluminoze në ngarkim të tij ka mbërritur pranë autoriteteve shqiptare.

Harta e trafikut të drogës nga Saranda për në Greqi me skafe, e publikuar nga policia greke.
Harta e trafikut të drogës nga Saranda për në Greqi me skafe, e publikuar nga policia greke.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pranoi sot (7 dhjetor) për herë të parë se autoritetet greke kanë kërkuar arrestimin e ish-zyrtarit të shtetit shqiptar Klemend Balili, i dyshuar si drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Manjani deklaroi në faqen e tij në Facebook se dosja që përmban provat greke kundër Balilit ka mbërritur me të vërtetë në Shqipëri më 14 nëntor 2016 dhe se ministria e tij kishte angazhuar një numër të madh përkthyesish të licencuar për ta bërë gati dosjen për prokurorinë shqiptare.

“Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumenta në dosjen hetimore,” deklaroi Manjani.

Policia greke kreu një operacion masiv në fillim të majit duke konfiskuar qindra kilogramë marijuanë dhe duke arrestuar një numër të konsiderueshëm trafikantësh si pjesë e një hetimi ndërkombëtar të shtrirë në shumë vende. Media greke raportoi për një zyrtar shqiptar drejtor në drejtorinë e shërbimeve të transportit rrugor në Sarandë, konsiderohej kreu i organizatës kriminale, por ky rezultonte figurë tepër e fuqishme për t’u arrestuar për shkak të lidhjeve të tij politike. Autoritetet shqiptare heshtën, ku Prokuroria e Përgjithshme as e konfirmoi dhe as e mohoi që një person me këto tipare qe në kërkim ndërsa Ministria e Brendshme u përpoq të mbrojë veten duke përgënjeshtruar lajmet e medias greke dhe duke argumentuar se kishte bashkëpunuar me operacionin ndërkombëtar, por sërish heshti në lidhje me Balilin. Përgjatë të gjithë ditës së 11 majit, ndërsa media greke raportonte mosveprimin e autoriteteve shqiptare për arrestimin e tij ndërsa këto të fundit heshtnin, vetë Balili i shfaq në media duke deklaruar se qe i pafajshëm dhe se qe sulmuar politikisht nga Partia Demokratike.

Mbrëmjen e 11 majit, BIRN siguroi dokumentet e policisë greke, në të cilat, Klemend Balili rezultonte person i shpallur në kërkim, si financues dhe organizues i trafikut të drogës në sasi të mëdha. Sipas dokumenteve, sasi të mëdha marijuane niseshin nga zona e Sarandës në Shqipëri përmes lundrimit në det për mbi 100 kilometra deri në gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore, nga ku dërgoheshin nëpër Europë duke përdorur kompani false transporti. Në Belgjikë, autoritetet zbuluan hallkën belge të drejtuar nga një biznesmen shqiptar, i dyshuar dhe hetuar pa sukses më herët nga prokuroria shqiptare për pastrim parash.

As në kërkim dhe as i lirë

Zyrtarisht Balili është shkarkuar nga detyra si drejtor në Ministrinë e Transportit në Shqipëri dhe ai nuk është parë publikisht që nga maji. Por autoritetet shqiptare ende nuk kanë thënë nëse Balili është apo jo person në kërkim.

Situata ndryshoi mbrëmjen e kaluar (6 dhjetor), kur Top Channel raportoi se burime diplomatike greke i kanë thënë se dosja voluminoze prej 10 mijë faqesh është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri. Sipas Top Channel, grekët e kanë dorëzuar dosjen në gjuhën shqipe, për të shmangur zvarritjen e përkthimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Manjani, i cili i përket partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën familja Balili ka lidhje të shumta, reagoi sot duke përgënjeshtruar supozimin se ministria e tij ka zvarritur përkthimin e dokumenteve greke për Balilin. Ai deklaroi në faqen e tij në Facebook se dosja voluminoze është “përkthyer në kohë rekord”, dhe është dorëzuar në prokurorinë shqiptare sakaq.

“Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojnë nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016,” deklaroi Manjani.

Ai hodhi poshtë aludimet se ministria e tij po pengon në çështjen Balili duke i konsideruar ato “teori komploti”.

“…Ministri i Drejtesisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!”, tha Manjani.

Por ndërsa Ministria e Brendshme aludon për vonesa mbi çështjen Balili në Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo e fundit, thotë se ia ka dërguar dosjen prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ruan heshtjen dhe nuk pranon të deklarojë asgjë mbi këtë çështje ndërsa Balili zyrtarisht vijon të jetë i lirë nga çfarëdolloj akuze në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: BIRNBiznesmenDosjadosjeDrogeFacebookGjykatëGjykatësGreqiLëvizja Socialiste për IntegrimLigjMediaMinistria e BrendshmenatyreoperacionPartiaPartia DemokratikePastrim parashPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSarandëSHshqipShqipërishqiptareTop ChannelTrafikTrafik DrogeYlli Manjani
Tjetri
ISIS has vështirësi me rekrutimet në Bosnje, thonë ekspertët

ISIS has vështirësi me rekrutimet në Bosnje, thonë ekspertët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.