AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SHBA dhe BE: Opinioni i Venecias i jep fund shqetësimeve mbi vetingun

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Donald Lu dhe Romana Vlahutin |Foto nga : LSA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i BE mirëpritën opinionin e Komisionit të Venecias dhe i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese ta marrë atë në konsideratë, për t’i hapur rrugën procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin |Foto nga : LSA
Donald Lu dhe Romana Vlahutin |Foto nga : LSA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë mirëpritën opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për ligjin e vetingut dhe bënë thirrje që kjo përgjigje të merret në konsideratë në mënyrën e duhur.

Në dy deklarata të veçanta për mediat, ambasada e SHBA dhe ajo e BE-së ndanë qëndrimin e përbashkët se Gjykata Kushtetuese duhet të bazohet tek ky opinion për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë shqyrtimit të ligjit “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin,” thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së.

Ndërsa është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ambasada amerikane në Tiranë u shpreh se ka besim tek vendimi i kësaj gjykate.

“Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar,” shtohet më tej.

Njësoj si ambasada e SHBA, edhe delegacioni i BE-së në Tiranë, që foli në emër të ambasadave të vendeve anëtare bëri thirrje për një vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë. Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara,” shkruhet në deklaratën e BE.

Komisioni i Venecias miratoi më 10 dhjetor opinionin për ligjin e vetingut, duke e cilësuar atë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Opinioni u përshëndet edhe nga aktorët politikë në Shqipëri, ndonëse nuk munguan leximet e zakonshme mes rreshtave.

Partia Demokratike, e cila është edhe autore e padisë në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të vetingut deklaroi se Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë shqetësimeve të saj, përmes  konstatimit se “organet nën varësinë e kryeministrit duhet të jenë domosdoshmërisht nën mbikqyrjen e Komisionit të Pavarur të Vetingut”.

“Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë çështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike,” tha PD.

Ky reagim është ironizuar më pas nga kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në një postim në Facebook se “PD pretendon se ka një përkthim ekskluziv të Venecias”.

Pas dritës jeshile që Komisioni i Venecias i dha ligjit të vetingut, e gjithë vëmendja është përqendruar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të japë edhe përgjigjen përfundimtare për ligjin kyç të paketës së reformës në drejtësi.

Etiketa: Ambasada e SHBABashkimit EuropianBEbesimDelegacioni i Bashkimit EuropianDelegacioni i BEEdi RamaFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarKomisioni i VeneciasKryeministri Edi RamakushtetuesePartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDprokurorRamaRomana VlahutinSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraVendimVendimiVetingu
Tjetri
Tirana plot drita dhe gjallëri e atmosferës së fundvitit (Foto)

Tirana plot drita dhe gjallëri e atmosferës së fundvitit (Foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.