AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studimi për perceptimin e komunizmit zemëron viktimat e kohës

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përmbysja e statujës së Enver Hoxhës në shkurt 1991 në Tiranë. Foto kortezi: Armando Babani.

Një sondazh nga OSBE ka zbuluar se Shqiptarët kanë ndjenja të përziera rreth të shkuarës komuniste – por kjo ka tronditur dhe zemëruar viktimat e persekutimit të komunizmit.

Përmbysja e statujës së Enver Hoxhës në shkurt 1991 në Tiranë. Foto kortezi: Armando Babani.
Përmbysja e statujës së Enver Hoxhës në shkurt 1991 në Tiranë. Foto kortezi: Armando Babani.

Një studim mbi perceptimet dhe kuptimin e shqiptarëve mbi periudhën komuniste kryer nga një organizatë e pavarur për zyrën e OSBE në Tiranë ka zemëruar përfaqësuesit e viktimave të regjimit të vjetër dhe ka nxitur thirrje që shteti të bëjë më shumë për të dënuar krimet e të shkuarës komuniste.

Sondazhi, i kryer nga qendra IDRA dhe i prezantuar nga ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, zbuloi çuditërisht se 42 për qind e shqiptarëve besojnë se diktatori stalinist Enver Hoxha pati një ndikim pozitiv në histori – ndërsa 45 për qind të tjerë e shohin ndikimin e tij si negativ.

Rreth 35 për qind e atyre që u përgjigjën në sondazhin e kryer mbi 995 persona thanë se e shkuara komuniste nuk ishte problem për ta, ndërsa 62 për qind e shihnin atë të paktën si disi problematike.

Çelo Hoxha, historian dhe zv.drejtor i Institutit për Studime të Krimeve të Komunizmit, i tha BIRN se sondazhi nënvijëzonte problemet që një shoqëri mund të shfaqë kur e shkuara nuk dënohet dhe trashëgimia komuniste ende lavdërohet.

Ai gjithashtu beson se krizat morale dhe politike të periudhës moderne post-komuniste mund të kenë bërë shumë njerëz ta shohin të shkuarën me romantizëm.

“Fakti që krimet e komunizmit ende nuk janë dënuar prodhon këtë rezultat,” tha ai për sondazhin.

Luljeta Progni një gazetare ish e persekutuar nga regjimi komunist, tha se ajo nuk çuditej që shumë njerëz në Shqipëri ende e shohin komunizmin me sy nostalgjik.

“Arsyeja kryesore për këtë është sepse në 26 vitet e fundit nuk ka pasur një proces de-komunizmi. Të rinjtë në shkolla nuk marrin mjaftueshëm informacion për krimet e regjimit komunist. Nga ana tjetër, partitë e krahut të djathtë gjithashtu kanë abuzuar me retorikën anti-komuniste,” tha ajo.

Hoxha dhe Progni thanë se ata kundërshtonin metodologjinë e përdorur në studim dhe njerëzit e përzgjedhur për t’iu përgjigjur pyetësorit.

“Njerëz të painformuar janë pyetur dhe pyetjet janë vënë në një mënyrë të tillë që çojnë në këtë lloj përgjigjeje. Nuk e di nëse ata do të kishin të njëjtin perceptim për komunizmin nëse dikush do t’i pyeste për pronat e përvetësuara,” pyeti Çelo Hoxha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për sondazhin e prezantuar të mërkurën, Ambasadori i OSBE tha për televizionin Ora News se rezultatet e studimit ishin të ngjashme me ato në ish-Gjermaninë Lindore kur vjen puna për perceptimet e të shkuarës komuniste.

“Ka njerëz që kanë krijuar një ndjesi të asaj që çoi në termin ‘Ostalgji” – që është kombinim i fjalës Osten (Lindje) dhe nostalgjinë. Kjo ndodh kur gjërat nuk janë stabilizuar plotësisht. Njerëzit krijojnë këtë lloj nostalgjie, megjithëse kjo nuk është ajo që ata duan,” tha ai.

Borchardt theksoi se një dialog i hapur dhe i sinqertë në vend mbi këtë çështje ishte i rëndësishëm, gjë që OSBE është zotuar ta ndërmjetësojë.

Një nga iniciativat më të rëndësishme anti-komuniste që Shqipëria po përgatitet të marrë është hapja e dosjeve të ish-policisë sekrete. Komisioni që do të drejtojë këtë proces të rëndësishëm është formuar tashmë dhe thotë se është gati të fillojë punën.

Etiketa: BIRNdialogEnver HoxhagazetareIDRAkomunizmiKrimet e komunizmitLuljeta PrognindikimOra NewsOSBEpaktPunaPunëregjimi komunistshkollashqipShqipëriShqipëriasondazh
Tjetri
Kosova do të ndryshojë ligjin për veteranët e luftës

Kosova do të ndryshojë ligjin për veteranët e luftës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.