AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ashpërsimi i ligjit anti-terror në Bullgari sjell shqetësime

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale bullgare. Foto: George Chelebiev/Flickr

Deputetët bullgarë kanë miratuar një ligj të ri anti-terror, që i jep pushtet të madh forcave ligjzbatuese, pavarësisht kritikave nga kundërshtarët dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Forcat speciale bullgare. Foto: George Chelebiev/Flickr
Forcat speciale bullgare. Foto: George Chelebiev/Flickr

Deputetët bullgarë i dhanë një ligji të ashpër anti-terror dritën e gjelbër në një seri votimesh të mërkurën dhe të enjten.

Ndryshimet i japin policisë, ushtrisë, prokurorisë dhe shërbimeve të sigurisë pushtete të mëdha në raste të alarmit terrorist për të përgjuar të dyshuarit dhe për t’i kufizuar të drejtat civile.

Në raste të kërcënimeve terroriste, ministri i brendshëm do të marrë tagrin të fusë në jetë një plan kombëtar kundër terrorizmit që përfshin “kufizimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të të drejtave të qytetarëve”.

Ushtrisë do t’i jepen funksione të gjera për të kërkuar dhe arrestuar njerëz. Forca fizike do të lejohet gjithashtu, në rastet kur është “e nevojës absolute”.

Periudha e lejuar e përgjimit të një të dyshuari për krime është zgjatur nga gjashtë muaj në tre vjet dhe Prokurori i Përgjithshëm do të marrë të drejtat të kërkojë përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës.

Që kur ligji u propozua në korrik, ka hasur me kritika të mëdha nga kundërshtarët e opozitës dhe grupet e të drejtave.

Deputetët nga Partia Socialiste Bullgare e krahut të majtë dhe Alternativa për Rilindjen Bullgare kritikuan zgjatjen e kohës së lejuar për përgjim, duke e kualifikuar si “të paarsyeshme”.

Atanas Atanasov, një deputet nga partia e djathtë Demokratët për Bullgari të Fortë, i tha BIRN se pushtetet që i jepen ministrit të brendshëm, agjencisë shtetërore të sigurisë kombëtare dhe prokurorit të përgjithshëm ishin shumë të gjera.

Një autoritet i tillë “hap mundësitë për abuzim me pushtetin politik”, tha Atanasov.

Ai i tha BIRN se fuqitë e organeve ligjzbatuese në rast të një plani antiterror tani i ngjajnë atyre të gjendjes së emergjencës, që mund të votohen vetëm nga parlamenti, jo nga një ministër i vetëm.

Deputeti, i cili është anëtar i komisionit të sigurisë në parlament, tha: “Zbatimi i urdhrave të tillë të veçantë krijon një rrezik të madh të abuzimit nga një organ [Prokurori i Përgjithshëm] që nuk është subjekt i asnjë kontrolli”.

Në korrik, grupi i të drejtave, Komiteti Bullgar i Helsinkit, u ankua se ndryshimet me shumë gjasa do të preknin të drejtat themelore të qytetarëve edhe pse ata nuk do të kishin kryer asnjë akt terrorist, apo përpjekje dhe përgatitje për akte të tilla.

Qeveria, megjithatë, ka mbrojtur nevojën për futje të një legjislacioni anti-terror për shkak se sipas saj kërcënimet ndërkombëtare po rriten.

Etiketa: abuzimBIRNBullgarideputetKontrolliKrijonKrimeLigjligjzbatueseparlamentPartiaPartia SocialisteProkuroriProkurori i PërgjithshëmQeveriarrezikSHTerrorist
Tjetri
Mbështetësit e qeverisë maqedonase shtojnë presionin ndaj Komisionit Zgjedhor

Mbështetësit e qeverisë maqedonase shtojnë presionin ndaj Komisionit Zgjedhor

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.