AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Emërime si Xhon Kenedi: anëtarët e KLD-së justifikojnë promovimin e familjarëve

Dori DakangaDori Daka
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe anëtarët e KLD, Albana Shtylla dhe Artan Broci, gjatë ceremonisë së hedhjes te shortit per zgjedhjen e anetarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Ndërsa ekspertët hedhin dyshime për valën e fundit të emërimeve në gjyqësor, të paktën një prej anëtarëve të KLD-së – bashkëshortja e së cilit u promovua në Gjykatën e Apelit – shprehet  se të tilla emërime i kanë bërë dhe presidentët amerikanë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi 3 mbledhje të njëpasnjëshme në muajin nëntor, gjatë të cilave u emëruan në vendet vakante 33 gjyqtarë. Ndërkohë gjatë gjithë vitit, KLD pati zhvilluar vetëm 1 mbledhje në muaj. Këto emërime ngjallën debate e diskutime në radhët e juristëve edhe për shkak të akuzave për konflikt interesi  ndaj dy anëtarëve të tij.

Tashmë organi kolegjial që ka drejtuar prej më shumë se një dhjetëvjeçari  sistemin gjyqësor në Shqipëri ka hyrë në fazën tranzitore, për shkak se Kushtetuta e re, e miratuar në korrik 2016 parashikon shkrirjen e tij dhe zëvendësimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Prej 22 nëntorit, vendimmarrja e KLD është kufizuar ndjeshëm dhe qeveria e gjyqësorit nuk mund të kryejë emërime, promovime apo transferime të gjyqtarëve.

Vendimet e emërimeve të fundit  ngjallën debate të ashpra në KLD dhe u kritikuan për shkelje të procedurës dhe konfliktin e interesit. Promovimet më të diskutueshme ishin ato të bashkëshortëve të dy prej anëtarëve të KLD-së, Eneida Civici dhe Gerd Hoxha.

I vendosur në qendër të vëmendjes, Gerd Hoxha, njëherazi edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë argumenton se promovimi i bashkëshortes së tij për në Gjykatën e Apelit të Tiranës nuk përbën konflikt interesi , duke nënvizuar se bashkëshortja e tij ishte e zonja profesionalisht dhe e meritonte ngritjen në detyrë.

“Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave kam qëndruar tërësisht jashtë këtij procesi, madje jashtë në kuptimin literal të fjalës. Arsyeja e dytë që mendoj se KLD e votoi gruan time ishte se ajo ishte në respekt të gjithë kritereve të përcaktuara nga ligji …kërkesa ime dhe e bashkëshortes sime kanë qenë të depozituara në KLD vite përpara, para se të bëhesha anëtar i KLD dhe nëse ndikimi im do të ishte i tillë, ajo do të kishte marrë maksimumin e votave dhe jo aq sa mori,” i tha Hoxha BIRN.

Sipas tij, fakti që ai dhe Civici janë bashkëshortë, nuk mund ta penalizojë atë apo dikë tjetër që të promovohet e të ngrihet në karrierë, nëse plotëson kushtet. Madje ai bën dhe një paralelizëm me ish Presidentin e SHBA, Xhon Kenedi.

“Mund të sjellim edhe shembullin e Kenedit në SHBA, kur njëri vëlla ishte President dhe tjetri Prokuror i Përgjithshëm,” përfundoi Hoxha.

Jo të gjithë bien dakord me vlerësimin e Hoxhës. Juristi Çlirim Gjata i tha BIRN se ndonëse nuk ka një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit, promovimi i dy bashkëshortëve të KLD nuk mund të quhet kurrsesi normal dhe kjo vjen si pasojë e ngërçeve ligjore.

“Këtu kemi të bëjmë më tepër se me rastin konkret, sepse rasti konkret, ajo ç’ka bën një institucion  shqyrtohet në gjykatë. Ajo që ne kemi ngritur me kohë, jo tani, ishte e meta e sistemit te vjetër të Kushtetutës së vitit 1998 në lidhje me KLD-në, që as ligjet përkatëse, pikërisht nuk parashikuan, apo trajtuan në formë ligjore pengesat për konfliktin e interesit,” tha Gjata.

“Çështja e marrëdhënieve familjare. Ju thoni që u emëruan dy gjyqtarë, dy bashkëshortë të anëtarëve të Këshillit..atëherë këta dy anëtarë  u larguan nuk votuan…a  mjafton kjo për të shmangur konfliktin e  interesit?… Besoj që nuk mjafton,” shtoi ai.

Emërimet e fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u shoqëruan me debate mes anëtarëve të tij. Sokol Çomo dhe Albana Shtylla kanë braktisur mbledhjet, me pretendimin se emërimet u karakterizuan nga nje sërë problemesh dhe shkeljesh të rënda, ndërkohë që KLD kishte dështuar për vite me radhë të plotësonte vendet vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Një qëndrim të ngjashëm ndan edhe Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Ligjeve që ka udhëhequr  procesin e Reformës në Drejtësi.

“Këshilli i ka bërë rregull vetë-emërimet nepotike, emërimet klienteliste ose më saktë emërimin e vetvetes. Në disa raste të mëparshme, Këshilli ka emëruar anëtarë  të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke qenë në detyrë, ç’ka nuk e lejon ligji,” u shpreh Xhafa.

“Edhe kësaj radhe u tentua të bëhej një emërim i tillë… nga ana tjetër u bënë disa emërime,  që janë lidhje familjare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në konflikt të hapur interesi,” shtoi ai.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një prej institucioneve më të kritikuara për korporatizëm, konflikt interesi dhe vendimmarrje apatike mbi sistemin shqiptar të drejtësisë.

Mandati i tij përfundon në Prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas Xhafës vetëm hyrja e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund ta shpëtojë vendin nga pasojat e vendimeve të ngjashme.

“Kjo është një situatë e rëndë. Nuk na mbetet veç t’i lutemi Zotit edhe këto pak muaj që kanë mbetur, që KLD të bëjë sa më pak dëme në këtë vend,” përfundoi ai.

Etiketa: Albana ShtyllaBIRNdebateEneida CiviciGerd HoxhaGjykatëGjyqgjyqtarkonfliktkonflikt interesikryetarMbledhjeMetapaktParapresidentprokurorProkuror i PërgjithshëmQeveriaSHBAshqipShqipëriSokol ÇomoTiranëVendimet
Tjetri
Familjet e zhvendosura të Bosnjës presin ende energjinë elektrike

Familjet e zhvendosura të Bosnjës presin ende energjinë elektrike

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.