AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grumbulluesit e ndëshkuar të bidonëve në kazanë i kërkojnë Bashkisë alternativë punësimi

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët e nxjerrin jetesën duke mbledhur sende të riciklueshme në kazanët e mbeturinave në Tiranë, protestuan të hënën përpara Bashkisë në Tiranë më 19 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan të hënën përpara Bashkisë Tiranë dhe i kërkuan kryebashkiakut Veliaj të gjejë një zgjidhje për papunësinë e shkaktuar nga vendimi për të “privatizuar” koshat e mbeturinave.

Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët e nxjerrin jetesën duke mbledhur sende të riciklueshme në kazanët e mbeturinave në Tiranë, protestuan të hënën përpara Bashkisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët e nxjerrin jetesën duke mbledhur sende të riciklueshme në kazanët e mbeturinave në Tiranë, protestuan të hënën përpara Bashkisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët e nxjerrin jetesën duke mbledhur sende të riciklueshme në kazanët e mbeturinave në Tiranë, protestuan të hënën përpara Bashkisë për të kërkuar nga kryebashkiaku Veliaj një alternativë për sigurimin e jetesës, pasi ky i fundit ka urdhëruar ndëshkimin e tyre në rast të kapjes me kanoçe dhe plastikë.

Protestuesit thanë se ndalimi i aktivitetit të tyre nga Bashkia u ka vështirësuar më shumë jetesën tashmë të varfër dhe i bënë thirrje që autoritetet të ofrojnë një alternativë punësimi për ta.

“Ne jemi mësuar të punojmë sa për të siguruar bukën e gojës. Nuk duam të punojmë në plehra, por kjo të paktën na jepte bukë. Ju keni për detyrë të bëni politikë edhe për të varfrit dhe jo vetëm për të pasurit”, tha një protestuese, e cila i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj të takohet me ricikluesit individualë dhe t’i ofrojë atyre një mundësi punësimi.

Duke tundur gjobat nga 2000 deri në 5000 lekë (të reja) të marra gjatë ditëve të fundit me arsyetimin “dëmtim të pronës së Bashkisë; dëmtim të kazanëve; mbledhje të materialeve të riciklueshme dhe hedhje të mbeturinave në tokë” mbledhësit e kanoçeve dhe plastikës denoncuan dhunën sistematike të ushtruar nga policia bashkiake ndaj tyre, si dhe sekuestrimin e mjeteve të transportit.

Shkëlqim Qerimi, 34 vjeç, baba i tre fëmijëve, tregoi në protestë plagët për të cilat ai akuzoi si shkaktarë oficerë të policisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Shkëlqim Qerimi, 34 vjeç, baba i tre fëmijëve, tregoi në protestë plagët për të cilat ai akuzoi si shkaktarë oficerë të policisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shkëlqim Qerimi, 34 vjeç, baba i tre fëmijëve, tregoi në protestë plagët për të cilat ai akuzoi si shkaktarë oficerë të policisë.

“Po kthehesha në shtëpi me karrocën me të cilat transportoj plastikat që mbledh, kur policë të bashkisë më shtynë dhe më rrahën. Më morën karrocën pa më dhënë asnjë letër sqaruese dhe më lanë pa ndjenja në rrugë,” tha për BIRN Qerimi.

“Kam tre fëmijë për të mbajtur. Këta nuk po na lënë të ushqehemi, me mbylljen e kazanëve e vetmja gjë që mund të bëjmë për të mbijetuar është të fillojmë të vjedhim”, shtoi ai.

Ramiz Duka, 53-vjeç, gjithashtu i vetëpunësuar në mbledhjen e sendeve të riciklueshme tregoi për BIRN se është zhytur në borxhe që kur një mëngjes hasi policinë bashkiake të Tiranës.

“Kisha mbledh bidona gjithë natën, kur në mëngjes policia më kapi, më mori mjetin, më futën pesë ditë në burg dhe më nxorrën me 300 mijë lekë (të vjetra) borxh,” tha Duka, ndërsa shtoi se edhe pas pagimit të gjobës së vënë për mjetin, policia nuk ia kishte kthyer.

“Kisha dhënë gjakun e trupit për të blerë atë karrocë dhe aq kisha për të mbajtur katër fëmijët e mi,” përfundoi ai.

Protestuesit i tregojnë BIRN një gjobë nga policia bashkiake. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Protestuesit i tregojnë BIRN një gjobë nga policia bashkiake. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një tjetër protestues, Bujar Maksuti, i cili ka përfituar nga banesat sociale të Bashkisë thotë se tashmë rrezikon të humbasë shtëpinë e dhënë me bonus qiraje, ngaqë pa shitjen e bindonave nuk mundet t’i nxjerrë paratë e nevojshme.

“Me çfarë t’i nxjerrim paratë për qira, ujë, drita dhe për t’u ushqyer, kur s’po na lënë të bëjmë dhe të vetmen gjë që dinim? Ne s’kemi ku gjejmë punë tjetër,” tha Maksuti për BIRN.

“Bashkia duhet të na sigurojë një punë ose të na lejojë të vazhdojmë mbledhjen nëpër kazanë”, shtoi ai.

Një investigim i BIRN në muajin gusht zbuloi se akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj për grumbulluesit individualë të mbetjeve të riciklueshme si “hajdutë” dhe “shkaktarë sëmundjesh”, si dhe ndëshkimi i tyre, fshehin interesa të një kompanie private.

Etiketa: BashkiaBIRNBorxheBurgDhunëegjiptianErion VeliajGjobatInvestigimIvana DervishiMbledhjepaktPoliciapolicia bashkiakeprotestuesPunëPunësimiromTiranëVendimi
Tjetri
Historia e patreguar: jeta dhe vdekja e Donika Kastriotit në mërgim

Historia e patreguar: jeta dhe vdekja e Donika Kastriotit në mërgim

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.