AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

OJQ-të në Maqedoni përballen me inspektime pas kërcënimeve politike

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jeta e përditshme në Shkup. Foto: AP/Boris Grdanoski

Numri i inspektimeve ndaj organizatave joqeveritare në Maqedoni pritet të rritet pas akuzave që lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, i bëri shoqërisë civile të financuar nga jashtë.

Jeta e përditshme në Shkup. Foto: AP/Boris Grdanoski
Jeta e përditshme në Shkup. Foto: AP/Boris Grdanoski

Zyra Publike e të Ardhurave, UJP konfirmoi të martën se po përgatitej të dërgonte inspektime financiare te Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia dhe 20 OJF të tjera, por hodhi poshtë akuzat se këto veprime ishin motivuar nga kërcënimi i partisë në qeveri për të luftuar grupet e sektorit të shoqërisë civile të financuara nga ndërkombëtarët, të cilat sipas saj punonin për interesa të huaj.

“UJP kryen vazhdimisht kontrolle te të gjithë taksapaguesit bazuar në juridiksionin ligjor, pavarësisht n ngjarjeve politike që ndodhin në vendm” tha UJP në një deklaratë për shtyp.

Zyra shtoi se shtimi i inspektimeve ishte marrë në përgjigje të kërkesës nga një tjetër institucion shtetëror në nëntor, duke sugjeruar se parashikimi i veprimit tejkalonte datën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Megjithatë, grupet e shoqërisë civile dyshojnë për presion politik, pasi Gruevski bëri thirrje për “de-Soros-izim të vendit” – një referencë për financierin miliarder Xhorxh Soros, i cili themeloi rrjetin ndërkombëtar të grantdhënies Fondacioni Shoqëria e Hapur.

“Lajmërimi se inspektimet do të ndodhin pas zgjedhjeve thekson presionin e orkestruar kundër organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni  në një çast delikat të krizës politike,” tha Fani Karanfilovska, kreu i Fondacionit Shoqëria  e Hapur Maqedonia (FOOM).

“Është shumë rastësi për të thënë se ishte një inspektim rutinë. Kjo nuk  ka ndodhur më parë dhe vjen në të njëjtin çast kur kryeministri Gruevski kërkoi “de-Soros-izim të Maqedonisë”, tha Bojan Mariçiç, kreu i Qendrës Maqedonase për Trajnim Europian, një OJQ që do të inspektohet.

“Organizatat që po inspektohen, rastësisht, janë të gjitha në një farë mënyre në partneritet me FOOM”, shtoi ai.

Inspektimet vijnë vetëm disa ditë pasi ish-kryeministri Gruevski kërcënoi grupet e shoqërisë civile që financohen ose dyshohen për financim nga Soros.

Duke lexuar një deklaratë të partisë e cila akuzonte komisionin zgjedhor të Maqedonisë dhe ambasadorët e huaj se po përpiqen të vjedhin fitoren e tij zgjedhore, Gruevski tha të shtunën se partia e tij zotohet të luftojë për atë që ata mendojnë se do të jetë një “sektori civil i pavarur dhe jashtë kontrollit të askujt”.

Ai tha se autoritetet do të “fillojnë të rregullojnë fushën e financimit të fondacioneve dhe OJQ-ve, duke marrë shembull nga demokracitë më të zhvilluara në botë”.

Duke folur në një panel diskutimi të hënën, Zaneta Trajkovska nga Institutit për Studime Komunikimi me bazë në Shkup, dënoi kërcënimin e Gruevskit për përndjekje të OJQ-ve.

“Këto janë fjalë shumë të rrezikshme, fjalë të intolerancës dhe gjuhës së urrejtjes. Pyes veten, si do të bindim shtetasit në BE, se duam të bëhemi një vend anëtar dhe që i kemi vlera të tilla,” pyeti Trajkovska.

Gruevski e mbajti fjalimin përpara selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërkohë që mendohet se po shqyrtoheshin ankesat e opozitës, në sfond të pasigurisë për numrin e deputetëve që do të marrin partia në pushtet dhe opozita.

Gjykata Administrative do të japë vendimin përfundimtar për ankesat në fund të të martës. Vendimi pritet të ndikojë në vendet që do të fitojnë partitë kryesore dhe shanset që do kenë ato për të krijuar një qeveri.

Etiketa: AdministrativeambasadorBEdeputetfinancimGjykataGjykata AdministrativeGruevskiMaqedoniMaqedoniaNikola GruevskiOpozitaPartiaShkupSorosVendimiVMRO DPMNE
Tjetri
Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

“I hetuar edhe nga DEA”, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA për kryebashkiakun Rroshi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.