AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Vrasja e ambasadorit nuk prek marrëdhëniet Rusi-Turqi

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Andrey Karlov. Foto: Ali Balıkçı/Anadolu Agency

Moska dhe Ankaraja e kanë bërë të qartë se  nuk do të lejojnë që vrasja e ambasadorit Andrey Karlov të hënën të pengojë ngrohjen e marrëdhënieve ruso-turke.

Andrey Karlov. Foto: Ali Balıkçı/Anadolu Agency
Andrey Karlov. Foto: Ali Balıkçı/Anadolu Agency

Rusia dhe Turqia ia dolën që të dyja ta menaxhojnë mirë krizën pas vrasjes së të hënës të ambasadorit rus në Turqi dhe të ruajnë qetësinë dhe marrëdhëniet e mira të punës, pavarësisht natyrës shokuese të incidentit, tha për BIRN Kerim Has, një ekspert në marrëdhëniet Turqi-Rusi në Universitetin Shtetëror të Moskës.

“Presidenti rus dhe liderë të tjerë rusë kanë shmangur fajësimin e Turqisë. Kjo nënkupton se Rusia e sheh sulmin si një provokim kundër marrëdhënieve në përmirësim mes dy vendeve. Një tjetër stanjacion në marrëdhëniet Turqi-Rusi nuk ka gjasa të ndodhë,” shtoi ai.

Rusia dhe Turqia pritet të vazhdojnë të punojnë ngushtësisht në luftën në Siri, shtoi ai.

“Për më tepër një takim mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbi të ardhmen e Sirisë nuk u anullua. Kjo do të thotë se ka një tjetër përpjekje pozitive për të shmangur çdo dëmtim të marrëdhënieve,” përfundoi ai.

Ambasadori Karlov u vra të hënën në mbrëmje në një ekspozitë arti në Ankara, ku po mbante një fjalim.

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu më vonë lajmëroi se sulmuesi ishte identifikuar si oficeri i policisë 22-vjeçar, Mevlut Mert Altıntas.

Ministri shtoi se Altıntas kishte punuar për dy vite e gjysmë pranë njësisë së forcave speciale në Ankara dhe ishte diplomuar në një shkollë policie në Izmir.

Personi i armatosur bërtiti: “Ne vdesim në Alepo, ju vdisni këtu” dhe “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë, Allahu Akbar (Zoti është i madh)…” përpara se forcat turke të sigurisë ta qëllonin për vdekje.

Lidhja e Altintas me ndonjë organizatë terroriste është ende e panjohur, por ministri i jashtëm rus tha pas sulmit se personi i armatosur ishte një islamik radikal dhe sulmi ishte një akt terrorizmi.

Hasan Selim Ozertem, një ekspert turk, tha për BIRN se nuk ishte rastësi që sulmi ndodhi vetëm një ditë përpara takimit të planifikuar mes zyrtarëve turq, rusë dhe iranianë për të ardhmen e Alepos dhe Sirisë.

“Vrasja nuk do të ketë një pasojë negative në marrëdhëniet turke-ruse ngaqë të dy liderët e vendeve dhanë sinjale pozitive për të ardhmen,” tha ai.

Megjithatë, ai pranoi se fakti që ambasadori rus u vra në polici turk ka ndërlikuar çështjet më tej dhe tha se sulmi duhet të konsiderohet një paralajmërim në dinamikat e reja të terrorizmit global.

Sipas medias ruse dhe turke, presidentët e dy vendeve Putin dhe Erdogan folën në telefon menjëherë pas incidentit.

Putin mendohet se e ka përshkruar vrasjen e Karlov si një provokim për pengimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat së fundmi u përmirësuan.

Presidenti turk më vonë tha në një video të regjistruar nga Anadolu Agency se institucionet turke dhe ruse të sigurisë dhe inteligjencës do të punojnë së bashku për të hetuar vrasjen.

“Ky sulm është qartazi kundër popullit turk, shtetit turk dhe marrëdhënieve ruso-turke dhe bashkëpunimit tonë për Sirinë. Jam i sigurt se miqtë tanë rusë do ta kuptojnë këtë fakt,” shtoi Erdogan.

Vrasja ndodhi vetëm një ditë para takimit në Moskë mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë ku ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes do të diskutonin situatën në Alepo dhe të ardhmen e Sirisë. Të gjitha vendet thanë se takimi do të vazhdojë.

Ambasadori Karlov e filloi karrierën e tij si diplomat në 1976 dhe punoi gjerësisht në Korenë e Veriut gjatë tre dekadave të fundit, përpara se të kalonte në Ankara në vitin 2007, sipas një biografie në ambasadën ruse. Ai u bë ambasador i Rusisë në Ankara në korrik 2013.

Karlov është i pari ambasador dhe i dyti diplomat që vritet në Turqi. Në vitin 1971, një grup i majtë rrëmbeu dhe pastaj vra konsullin e përgjithshëm të Izraelit në Stamboll, Efraim Elrom.

Etiketa: AllahuambasadorBIRNdiplomatErdoganhasIzmirMoskaParapolicipresidentPunëPutinRusiRusiaSiriStambollSulmTerrorizmiTurqiTurqiavdekjevideoVrasja
Tjetri
Ante Markoviç: Kryeministri që u përpoq të shpëtonte Jugosllavinë

Ante Markoviç: Kryeministri që u përpoq të shpëtonte Jugosllavinë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.