AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia dhe Kosova nxiten të punojnë më shumë drejt objektivave europiane

Natalia ZabangaNatalia Zaba
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.

Raportet e reja të BE-së për Kosovën dhe Serbinë listojnë çështjet gjyqësore, lirinë e medias, korrupsionin, krimin e organizuar dhe polarizimin politik si problemet kryesore që po ngadalësojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian.

Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.
Parlamenti Europian. Foto: Wikimedia.

Raportuesit e Parlamentit Europian për Kosovën dhe Serbinë, Urlike Lunacek dhe Davic Mcallister, të hënën prezantuan draft-rezolutat e progresit të të dyja vendeve kundrejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Arrestimi në Francë i ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj bazuar në një mandatarrest serb tërhoqi reagime të forta, përfshirë një vërejtje se marrëveshja për çështjet e drejtësisë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në nëntor 2016 duhej të kishte zgjidhur çështje të tilla dhe kritika se sjellje të tilla nuk ndihmojnë progresin, dialogun dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës janë quajtur gjithashtu mezi të pranueshme në një draft-rezolutë mbi Serbinë të debatuar të hënën.

Rezoluta i bëri thirrje Serbisë të përshtasë politikën e jashtme më ngushtësisht me atë të BE-së, përfshirë politikën për Rusinë.

Serbia është vlerësuar megjithatë, për përpjekjet e saj për të përballuar krizën e migrantëve, si dhe për ndryshime të rëndësishme në ekonomi.

Puna e Serbisë drejt stabilitetit rajonal u quajt progresive megjithëse shpesh simbolike, veçanërisht kur vjen puna te ndërtimi i marrëdhënieve më të mira me vendet fqinje.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit u përshkrua si një shqetësim madhor, teksa Serbia u vlerësua se ka bërë pak ose aspak progres.

Parlamenti Europian shprehu shqetësime për mungesën e projektit në përmirësimin e lirisë së fjalës dhe medias në Serbi.

“Kërcënimet, dhuna dhe kanosja e gazetarëve mbetet një çështje shqetësuese,” thuhej në rezolutë, ku iu bë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë sulmet ndaj gazetarëve dhe medias dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit për median.

Serbia gjithashtu u nxit të punonte për krijimin e një mjedisi më të mirë për punonjësit në media dhe në sektorin e OJQ-ve dhe për respektim të zyrës së Avokatit të Popullit.

Në draft-rezolutën për Kosovën, raportuesja Lunacek i bëri thirrje qeverisë të krijojë Asosacionin e Komunave Serbe.

Lunacek shprehu shqetësim rreth vazhdimisë së ekzistencës së “strukturave paralele” të drejtuara nga Serbia në Kosovë dhe bëri thirrje që ato të hiqeshin.

Kosova gjithashtu u nxit të zgjidhte demarkacionin me Malin e Zi dhe të merrej me raste të korrupsionit të lartë për të arritur liberalizimin e vizave me BE-në.

Politikanët nga të gjitha palët u nxitën të veprojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, të pavarur nga Beogradi dhe të pakësojnë polarizimin politik, si dhe të punojnë për dialog mes partive.

Kosovës gjithashtu iu bë thirrje për t’u marrë vendime më vendimtare në punën për anëtarësimin në BE. Sipas rezolutës, progresi në luftën ndaj korrupsionit ka qenë shumë i ngadaltë. Raportuesja tha se anëtarësimi në Interpol dhe Europol ia vlente të merrej në konsideratë.

Parlamenti Europian shprehu keqardhje që korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk u ndëshkua në disa zona në Kosovë, kryesisht në veriun e drejtuar nga serbët.

PE shprehu shqetësime rreth nivelit të ulët të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve e konfiskimeve të aseteve kriminale.

Draft-rezoluta vlerësoi vendosmërinë e Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, si dhe progresin e bërë në marrëveshjet teknike me Serbinë në 2016 për kadastrën, diplomat e universitetit dhe urën në Mitrovicë.

Etiketa: arrestimiBEBosnjedhunadialogdiplomatekonomiEuropolgazetarGjyqHaradinajInterpolKorrupsioniKosovaKosovëkrimiKrimi i organizuarLuftaMarrëveshjaMediaMjedisiParlamenti EuropianprogresPunaPunëRamush HaradinajRezolutaSerbiSerbia
Tjetri
Bashkëshorti i gjyqtares Andrea dorëzohet në polici pas 6 muajsh arrati

Bashkëshorti i gjyqtares Andrea dorëzohet në polici pas 6 muajsh arrati

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.