AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Trupat boshnjake përballen me hetim për mosbindje ndaj urdhrave të Ministrisë së Mbrojtjes

Eleanor RosengaEleanor Rose
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtari serb i presidencës boshnjake Mladen Ivaniç me trupat e Ushtrisë Boshnjake të hënën. Foto: Anadolu.

Një hetim do të shqyrtojë pse anëtarët e forcave të armatosura morën pjesë në festimin e një feste përçarëse në Republikën Srpska, duke kundërshtuar kështu urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Anëtari serb i presidencës boshnjake Mladen Ivaniç me trupat e Ushtrisë Boshnjake të hënën. Foto: Anadolu.
Anëtari serb i presidencës boshnjake Mladen Ivaniç me trupat e Ushtrisë Boshnjake të hënën. Foto: Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Bosnjës të martën tha se hetimi do të shqyrtojë arsyen pse anëtarë të forcave të armatosura të shtetit morën pjesë në festimin e Ditës së Republikës Srpska të hënën – një festë që ishte ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

“Do të hetohet zinxhiri komandues dhe përgjegjësi të tjera funksionale në sistemin mbrojtës. Nuk mund të japim komente për detajet derisa ky hetim të mbarojë,” tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe dhe udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, SDA, Bakir Izetbegoviç, bëri thirrje për përgjigje të hënën pasdite pasi anëtarët e Brigadës së Tretë të Këmbësorisë, e përbërë nga ushtarë nga Republika Srpska, morën pjesë në festime pavarësisht urdhrave të qarta për të mos e bërë këtë nga Ministria e Jashtme dhe një paralajmërimi nga komanda e NATO-s në Bosnjë.

“Do të kërkoj një hetim për përgjegjësinë e të gjithë atyre që në një farë mënyre kryen një shkelje të ligjeve dhe rregullave të Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, si edhe udhëzime nga komandanti i selisë së NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë,” tha Izetbegoviç në një deklaratë për mediat lokale.

Komandanti i selisë së NATO-s në Bosnje, gjeneralja Giselle Wilz, tha gjithashtu se pritet një hetim të plotë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe një përgjigje e duhur nga ana e forcave të armatosura për veprimin e tyre, sipas faqes së lajmeve Klix në Sarajevë.

Festimet e ditës së hënë u organizuan me rastin e 25 vjetorit të krijimit të entitetit të Republikës Srpska në vitin 1992, gjë që nga shumë boshnjakë shihet si prelud i luftës që nisi menjëherë pas kësaj.

Për shkak se kjo datë është gjithashtu një festë fetare ortodokse serbe – dita e Shën Stefanit, i cili është edhe shenjtori mbrojtës i Republikës Srpska, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi në vitin 2015 se festimi i ditës kombëtare më 9 janar ishte diskriminuese ndaj popullsisë jo serbe në entitet.

Pavarësisht vendimit të gjykatës dhe pavarësisht kundërshtimeve të forta nga zyrtarë boshnjakë, të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, autoritetet e Republikës Srpska mbajtën më 25 shtator të vitit të kaluar një referendum për të kërkuar mbështetje për Ditën e Republikës Srpska. Referendumi u konsiderua gjithashtu i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ditën e përvjetorit, anëtarët e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë u rreshtuan në Sheshin Krajina në qendrën administrative të Republikës Srpska, Banja Luka, për t’i dorëzuar një raport anëtarit serb të presidencës shtetërore, Mladen Ivaniç, i cili kishte këmbëngulur se kishte të drejtë të kërkonte përfshirjen e tyre, por ata nuk morën pjesë në paradën e mëvonshme në qytet.

 

Debati, i cili shkaktoi shqetësim për zinxhirin e komandës në forcat e armatosura të Bosnjës, filloi pasi presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik bëri thirrje për përfshirjen e regjimentit në festimet e Ditës së Republikës Srpska.

Ministrja e Mbrojtjes Marina Pendes fillimisht tha se orkestra ushtarake e regjimentit mund të merrte pjesë në një pjesë të programit, por ushtarët nuk pritej të merrnin pjesë në paradë.

Në përgjigje, Dodik tha për mediat e Republikës Srpska të mërkurën e kaluar se “nëse Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë nuk merr pjesë në paradë, ne do të mendojmë se Forcat e Armatosura të Bosnjës janë armiqësore ndaj Republikës Srpska”.

Oferta e çdo pjesëmarrjeje u shfuqizua pasi presidenca trepalëshe e Bosnjës nuk arriti të binte dakord mbi pjesëmarrjen e ndonjë njësie forcash të armatosura.

Të dielën, Ministria e Mbrojtjes nxori një urdhër që asnjë anëtar i forcave të armatosura nuk duhet të marrë pjesë në Ditën e Republikës Srpska.

Ndërsa disa politikanë boshnjakë e panë përfshirjen e regjimentit si një përpjekje nga ana e Dodik për të shkatërruar forcat e armatosura si një institucion shtetëror, Ivaniç tha për mediat vendase se ishin përpjekjet për ta ndaluar këtë ato që kërcënonin situatën delikate politike në vend.

“Ky është një vazhdim i politikës së pakujdesshme që është e dukshme në Sarajevë dhe mendoj se ky do të jetë prelud i një përshkallëzimi të situatës politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Autorët e këtyre vendimeve goditën atë që është më e rëndësishme për popullin serb, që është krenaria e tyre,” tha Ivanoviç për mediat.

Festimet e Ditës së Republikës Srpska u pasuan me deklarata keqardhjeje nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se dështimi në përmbushjen e Gjykatës Kushtetuese ishte një shkelje e sundimit të ligjit.

“Është për të ardhur keq që liderët politikë kanë zgjedhur të përfitojnë nga kjo mundësi për të polarizuar më tej dialogun politik në vend, në vend që të zgjidhin problemet imediate me të cilat përballen njerëzit në këtë vend,” tha ambasada në një deklaratë.

Delegacioni i BE-së në Sarajevë i bëri thirrje liderëve politikë të ndalin retorikën ndarëse dhe të përqendrohen në reformat politike dhe ekonomike.

“BE-ja e konsideron me rëndësi të madhe funksionimin si duhet të institucioneve demokratike, përfshirë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,” tha zëdhënësja Jamila Miloviç Haliloviç.

Etiketa: AdministrativeBEBosnjeDelegacioni i BEforcat e armatosuraGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimkushtetueseLokalembështetjeMilorad DodikMinistria e MbrojtjesNATOPresidencaraportReferendumRepublika SrpskaSHshtatorShtetet e Bashkuara
Tjetri
Një rrëfenjë greke për moralin

Pasiguria Trumpiane

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.