AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dëmshpërblimi për familjet e 21 janarit është vetëm një nga betejat për rivendosjen e drejtësisë, thonë avokatët

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ceremonia përkujtimore e 21 Janarit 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në një deklaratë të përbashkët, Qendra Res Publica, e cila ka kryer përfaqësimin ligjor të familjeve të viktimave të 21 janarit dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros, përshëndetën vendimin e qeverisë për alokimin e fondeve për të mbuluar dëmshpërblimet e përcaktuara nga gjykatat, por shtojnë se dëmshpërblimi është vetëm një nga betejat ligjore për rivendosjen e drejtësisë.

Ceremonia përkujtimore e 21 Janarit 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Ceremonia përkujtimore e 21 Janarit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qeveria shqiptare miratoi më 18 janar një shtesë fondi prej 160 milionë lekësh për Gardën e Republikës me synimin e shlyerjes së dëmshpërblimeve për familjet e katër viktimave të protestave të 21 janarit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por avokatët e familjeve nga qendra Res Publica si dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros, i cili mbështet avokatët, thonë se dëmshpërblimet janë vetëm një nga aspektet e betejës ligjore shumëvjeçare për rivendosjen e drejtësisë.

Në një deklaratë të përbashkët, Qendra Res Publica dhe Fondacioni Soros, përshëndetën vendimin e qeverisë për shlyerjen e detyrimeve ligjore të përcaktuara nga gjykatat ndërsa shtuan se beteja vijon për të goditur mënyrën e hetimit dhe të gjykimit të procesit penal ndaj gardistëve të dënuar me dënime të shkurtra nën akuzën se hapën zjarr ndaj protestuesve.

“Kërkimi i dëmshpërblimit është vetëm një prej aspekteve të ndjekura për çështjen e 21 janarit nga Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Paralelisht vijojnë të ndiqen dy çështje të nisura në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila gjatë vitit 2016 nisi shqyrtimin e çështjes së regjistruar që në vitin 2012 dhe pak javë më parë regjistroi edhe një¬ çështje tjetër me kërkues familjet Myrtaj, Veizi dhe Deda, të cilët godasin mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal. Në Gjykatën Evropiane do të shqyrtohet kuadri ligjor i kohës, planet operacionale të menaxhimit të demonstratës, si dhe problematika e procesit penal, i kritikuar si një proces jo i rregullt ligjor,” thuhet në deklaratë.

“Vendimet e Gjykatës Administrative,përmes një arsyetimi të drejtë, pranuan se vrasjet e 21 janarit ishin krim shtetëror dhe Garda e Republikës është përgjegjëse për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës,  Faik Myrtaj, si dhe djalit të tij Bardhosh Myrtaj. Qeveria reagoi pa vonesë në ekzekutimin e vendimeve çka jep shpresë se mund të ketë vullnet që vëmendja të drejtohet edhe nga drejtësia e mohuar në procesin penal, për të parë mundësitë e hetimit të çdo detaji të anashkaluar deri tani” u shpreh Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i qendrës Res Publica.

Avokatët e familjeve nisën në vitin 2014 negociata të drejtpërdrejta me qeverinë e kryeministrit Edi Rama për pranimin e përgjegjësisë së shtetit për vrasjet si dhe për përcaktimin përmes negocimit të masës së dëmshpërblimit. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama refuzoi të arrinte në një kompromis ndërsa i pyetur nga mediat mohoi të ketë pasur negociata. Por avokatët zbuluan pas mohimit të Ramës, letërkëmbimet dhe aktet e negociatave.

Pas refuzimit të qeverisë, avokatët iu drejtuan gjykatave administrative të cilat përmes katër vendimeve përcaktuan masën e dëmshpërblimit që duhej të paguante shteti. Sipas avokatëve, tre padi të tjera janë ende në proces dhe pritet të përfundojnë në muajin shkurt.

Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thekson se ky proces vlen si histori suksesi e shoqërisë civile që nuk u ndal derisa u bë e mundur dhënia e drejtësisë në proceset civile, ndërsa shpreson në një vendim të drejtë nga Gjykata Evropiane për shkeljet e konstatuara në procesin penal. “Gjykatat vendase treguan se në Shqipëri ka shpresë që gjykatat të mbajnë një standard të lartë gjykimi, duke mbajtur parasysh praktikën e Gjykatës Evropiane në vlerësimin e rëndësisë së të drejtës së jetës si një prej të drejtave më themelore të njeriut.” shtoi ai.

Etiketa: AdministrativeBIRNDëshmorët e KombitDorian MatlijaDrejtësiaEdi RamaFaik MyrtajGardaGarda e RepublikësGjykataGjykatëGjykatësIvana DervishiKrimMASnegociatapadiQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShpresONshqipShqipërishqiptareSorosVeiziVendimVendimetZjarr
Tjetri
Ekonomitë e Ballkanit po mbeten mbrapa, paralajmëron FMN

Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.