AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Fotografia si dëshmi e fuqishme e spastrimit etnik në Bosnjë

Igor SpaicngaIgor Spaic
9 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një paraushtarak serb shkelmon trupin e një gruaje në Bosnjë në vitin 1992. Foto: Ron Haviv/VII. –

Fotoja shokuese, e realizuar nga Ron Haviv, e një paraushtaraku serb që godet me shkelm trupin e një gruaje të vdekur gjatë luftës në Bosnjë është një nga temat e dokumentarit të ardhshëm për fotografitë e tij më të rëndësishme. 

Një paraushtarak serb shkelmon trupin e një gruaje në Bosnjë në vitin 1992. Foto: Ron Haviv/VII. -
Një paraushtarak serb shkelmon trupin e një gruaje në Bosnjë në vitin 1992. Foto: Ron Haviv/VII.

Fotografia e Ron Haviv e vitit 1992 e një luftëtari paraushtarak serb duke që gjuajtur me shkelm trupin e pajetë të një gruaje të moshës së mesme që shokët e tij e kishin vrarë vetëm pak momente më parë, mund të mos e ketë ndryshuar rrjedhën e luftës në Bosnjë siç bëri fotografia e famshme e Nick Ut e një vajze vietnameze të zhveshur që largohej me vrap pas një sulmi napalm në fshatin e saj.

Por për ata që në atë çast nuk e kishin kuptuar ende plotësisht termin “spastrimit etnik” – të cilin gazetarët po e përdornin për të përshkruar atë që po ndodhte në Bosnje dhe Hercegovinë – fotografia tronditëse shpjegoi shpejt se sa i pisët ishte në të vërtetë “spastrimi”.

Një tjetër foto që Haviv shkrepi në Panama në vitin 1989 tregon zv/presidentin e sapo zgjedhur Guillermo Ford duke iu shmangur një sulmi nga një mbështetës paraushtarak të regjimit diktatorial të Manuel Noriegës.

Këmisha e përgjakur në foto, qëndrimi mbrojtës dhe ushtari që rri në sfond, duke mos bërë asgjë për të ndaluar sulmuesit, frymëzoi një revolucion.

Zv/presidenti i Panamasë Guillermo Ford duke u sulmuar në vitin 1989. Foto: Ron Haviv/VII.
Zv/presidenti i Panamasë Guillermo Ford duke u sulmuar në vitin 1989. Foto: Ron Haviv/VII.

Tani fotografi që ka fituar shumë çmime dhe bashkëregjisorja profesoresha e foto reportazhit Lauren Walsh, kanë vendosur të shqyrtojnë se si dhe pse veçanërisht këto dy foto nga mijëra fotografi që Haviv ka realizuar deri u bënë të famshme.

Për dokumentarin e tyre, me titull “Biografia e një Fotografie”, ata udhëtuan në Bosnjë dhe Panama për të intervistuar njerëzit në lidhje me kuptimin që kishin ato dy fotografi për shoqëritë e tyre.

“A kanë ende një kuptim fotografitë dhe nëse po, cili është ky kuptim?” shpjegoi Haviv në një intervistë për BIRN.

“Ka shumë korrelacione midis fotos në Bosnjë dhe asaj në Panama. Edhe pse fotot janë shumë të ndryshme, ajo në Panama pasqyron luftën për demokraci dhe fotografia këtu në Bosnjë është foto e një krimi lufte, e cila për mendimin tim nuk kishte ndonjë ndikim kur u shkrep,” tha Haviv.

Edhe pse imazhi shkaktoi një trazirë ndërkombëtare në atë kohë, ai nuk bëri asgjë për të ndryshuar rrjedhën e konfliktit. Megjithatë, ai e shndërroi Havivin në një viktimë të mundshme.

E shkepur nga hapësira e vogël midis pjesës së përparme dhe të pasme të një kamioni në një rrugë në qytetin lindor boshnjak të Bijeljinës, fotografia paraqet një akt të pakuptimtë që përcakton edhe mënyrën e të menduarit të atyre që kanë kryer krime lufte gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 1990.

Haviv pa kur njësia famëkeqe nacionaliste serbe “Tigrat”, e udhëhequr nga Zeljko Raznjatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, mbërritën në Bijeljina. Ai shkrepi fotografi kur ata nxorën një burrë dhe një grua boshnjake nga shtëpia e tyre, vranë burrin dhe pastaj gruan. Ai fotografoi çastin kur ata nxorën motrën e gruas dhe e vranë dhe atë, por në një farë mënyrë autorët e krimit nuk ishin në ndonjë nga fotografitë.

“Kuptova se s’kisha asgjë për të vërtetuar atë që ndodhi, kështu që doja t’i kapja Tigrat në të njëjtën fotografi me trupat e pajetë,” risjell në mendje Haviv.

Disa minuta më vonë, disa luftëtarë erdhën nga cepi i rrugës dhe Havivi ngriti aparatin e tij për t’i fotografuar ata pranë trupave të pajetë, kur një tjetër anëtar i njësisë paraushtarake thjesht u afrua dhe, pa pasur asnjë arsye, goditi me shkelm trupin e gruas së vdekur.

Zhurma e aparatit fotografik të Havivit bëri që ushtarët të ktheheshin dhe ta shikonin atë, por ai thjesht u dhuroi një buzëqeshje të madhe.

Arkani i kërkoi filmin dhe i premtoi se do t’ia rikthente Havivit pasi t’i hidhte një sy fotografive. Nëse i pëlqenin, Havivi do të merrte mbrapsht filmin e tij.

Por ajo që Arkani nuk e dinte ishte se Havivi e kishte fshehur më parë filmin me fotografinë në makinë, kishte vënë një film të ri dhe kishte filluar të bënte fotografi të tjera.

“Pastaj filluam një bisedë qesharake për laboratorët e fotografive në Beograd, ku unë i thashë që nuk bënin dhe i kërkova të më lejonte ta laja unë filmin. I premtova se do t’i çoja fotografitë dhe se ai mund të më thoshte se kë mund të përdorja,” thotë Haviv.

“Diskutuam për rreth 15 minuta për larjen e filmit. Në këtë pikë, e dija që filmi im iku, por doja që ai të shikonte se po luftoja shumë për këtë aparat dhe s’dua të mendojë se aty kisha fotografi të tjera,” shton ai.

Arkani e mori filmin nga aparati i Havivit, por fotografi u kthye me makinë në Beograd dhe stampoi imazhin nga filmi që kishte fshehur.

Kur fotografitë u publikuan, ato bënë që Arkani të tërbohej dhe zemërohej, përfshirë një deklaratë të dyshuar ku citohej se ai mezi po priste t’i pinte gjakun Havivit.

Ron Haviv.
Ron Haviv.

Gjatë tetë viteve në vazhdim, Haviv u përpoq t’i qëndronte larg Arkanit ndërsa mbulonte ende konfliktet në Ballkan.

“Fotografë të tjerë u arrestuan, sepse më ngjanin mua. Unë i shpëtova për fije, kryesisht në Kosovë,” tha ai.

U desh kohë që fotografia nga Bosnja të bëhej një imazh i rëndësishëm. Kjo mund të ketë ndodhur pas ekspozimit të saj në sallën e gjyqit të gjykatës së krimeve të luftës të mbështetur nga OKB-ja në Hagë nga prokurorët që po përpiqeshin t’i shpjegonin “spastrimin etnik” gjyqtarëve.

Fotografia atëherë u shndërrua në një nga simbolet e konflikteve në Ballkan, por kishte sidomos domethënie për boshnjakët, të cilëve u kujton vuajtjet që duruan.

Ajo pati gjithashtu edhe një pasojë tjetër të paqëllimshme – para disa vitesh u përdor si material propagandistik në luftën në Ukrainë.

“Një bloger shumë i njohur rus kishte marrë fotografinë e shkrepur në Bosnje në Bijelina dhe ia kishte ndryshuar titullin. Ai shkroi se ushtarët në fakt nuk ishin serbë, por ushtarë ukrainas dhe se viktimat nuk ishin myslimanë boshnjakë, por se ishin rusë etnikë që jetonin në Ukrainë,” thotë Haviv.

Bloger ndiqej nga shumë njerëz dhe fotografia u përhap shumë në të gjithë Rusinë. Haviv shkroi një deklaratë publike duke shpjeguar se fotoja ishte nga Bosnja dhe jo nga Ukraina, por ai thotë se blogeri kishte një audiencë shumë më të madhe sesa ai.

Përfundimisht blogeri e hoqi foton, por heqja e tij shkaktoi pak reagim dhe fotografia u shfaq përsëri me të njëjtin përshkrim muaj më vonë gjatë një ekspozite fotografike në Moskë, thotë Haviv.

“Ndjeva një mungesë të madhe respekti për viktimat në atë fotografi – që sakrifica dhe humbja e tyre u keqpërdor në atë mënyrë. Ndjeva gjithashtu një grusht në idenë e asaj që duhet të jetë gazetaria, në të këtë rast foto raportimi, dhe se sa e lehtë po hidhet poshtë ajo,” shton ai.

Haviv beson se ajo që i ndodhi fotografisë së tij është një tregues i vogël i rreziqeve me të cilat po përballen gazetaria dhe foto raportimi.

“Ky fenomen ka ndodhur vazhdimisht me fotografinë. Imazhe që keqpërdoren me përshkrime që ndryshohen, palë të ndryshme që përdorin fotografi për arsye të ndryshme,” shpjegon ai.

“Por mendoj se kurrë më parë nuk ka arritur ndonjë pikë si tani që është kaq e rrezikshme, për shkak të aftësisë së pamjeve për t’u shpërndarë gjerësisht shumë shpejt. Edhe kur ka korrigjime, s’mund ta korrigjosh kurrë çastin e parë,” thotë ai.

Haviv dhe Walsh shpresojnë që dokumentari i tyre të jetë gati për Festivalin e Filmit në Sarajevë në vitin 2018.

Etiketa: ArkaniBallkanBeogradBIRNBosnjaBosnjedemokraciekspozitefotografigazetargazetariaGjykatëGjykatësgjyqtarKrimekrime luftekrimiLuftendikimOKBPanamaParaPiSprokurorUkraina
Tjetri
ARMO djeg shpresat e naftëtarëve të Ballshit për minimumin jetik

Dy muaj pas Rilindjes së Rafinerisë së Ballshit, punëtorët e Fierit mbesin pa paga

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.