AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dosjet tregojnë se dramat e Jugosllavisë e mbajtën CIA-n të zënë me punë

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Josip Broz Tito, lideri jugosllav gjatë një vizite në Shkup në 1963. Foto: Arkivat Shtetërore të Maqedonisë/DARM/Wikimedia

Dokumente të bëra të disponueshme së fundmi nga CIA tregojnë se agjencia amerikane ishte mjaft e zënë duke ndjekur ekzistencën e trazuar të Jugosllavisë dhe shpërbërjen graduale të përgjakshme.

Josip Broz Tito, lideri jugosllav gjatë një vizite në Shkup në 1963. Foto: Arkivat Shtetërore të Maqedonisë/DARM/Wikimedia
Josip Broz Tito, lideri jugosllav gjatë një vizite në Shkup në 1963. Foto: Arkivat Shtetërore të Maqedonisë/DARM/Wikimedia

CIA ia kishte ngulur sytë Jugosllavisë komuniste nga vitet 1940, duke ndjekur nga afër zhvillimet deri në ditët e fundit në 1991.

Pasi një OJQ amerikane, MuckRock fitoi një çështje kundër CIA-s, agjencisë iu desh t’i bënte dosjet e saj tashmë të hapura më të aksesueshme. Javën e shkuar, baza online e dokumenteve u hap për publikun.

Dokumentet tregojnë interesin e madh që CIA kishte për situatën në Jugosllavi, veçanërisht gjatë viteve të trazuara 1980, me ngritjen e nacionalizmit dhe përkeqësimin e krizës ekonomike.

Me vdekjen e presidentit jugosllav Josip Broz Tito në 1980, një dokument i quajtur “Jugosllavia: Sforcimet bëhen të dukshme” nga viti 1982, thotë se “sistemi politik mund i vendit mund të rezultojë i paaftë për t’u përballur me vështirësitë financiare ndërkombëtare, problemet e brendshme ekonomike dhe tensionet etnike në rritje.

“Për sa kohë Tito ishte gjallë, Jugosllavia mund të funksiononte me sukses, pavarësisht dobësisë së sistemit, sepse Tito kishte prestigjin të ndërhynte në çaste kritike dhe të impononte masa përmirësuese,” shkruan dosja.

Dosja përshkruan se si sistemi federal jugosllav i përfshirë në kushtetutën e re në 1974 – që futi presidencën federale me mandat një-vjeçar – ishte përpjekje e Titos për të parandaluar dominimin e Jugosllavisë nga ndonjë grup “etnokombëtar”.

Një vit më vonë, në 1983, një dosje “Jugosllavia përkulet drejtt nacionalzimit etnik” raporton rritjen e tendencave nacionaliste në vend, megjithëse e konsideron ende dhunën e përhapur etnike si “jo të afërt”.

“Rivalizimet etnike acarohen nga polemikat në shtypin e përditshëm të vendit, duke rritur tendencën e liderëve fetarë për t’i lidhur çështjet e besimit me interesat etnikë dhe tërheqjen e nacionalizmit etnik te të rinjtë e pakënaqur jugosllavë,” nënvijëzon raporti.

Një analizë nga janari 1991 – përpara konflikteve të armatosura në Slloveni dhe Kroaci – titullohet me pesimizëm “Jugosllavia: S’ka rrugëdalje”.

“Jugosllavia ende duket se po shkon drejt shpërbërjes, ose në një kasaphanë ose me më pak gjasa përmes marrëveshjeve të përbashkëta mes republikave,” shkruan analiza.

“Marrëdhëniet e Jugosllavisë mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik ishin gjithashtu shqetësim për CIA-n. Raportet e saj nga 1986 tregojnë se si zyrtarët jugosllavë dhe media vendase dënuan bombardimet amerikane në Libi, kur forcat ajrore bombarduan Tripolin dhe lideri libian Muammar Gaddafi i mbijetoi sulmit.

Një vit më pas, me Jugosllavinë që po binte në krizë ekonomike dhe politike, CIA pa me shqetësim bisedimet mes Bashkimin Sovjetik me liderin e ri sovjetik Gorbaçov që synonin të afronin dy vendet.

“Synimi kryesor i Beogradit në përmirësimin e marrëdhënies është  të fitojë ekonomikisht ndërsa shmang çdo lidhje politike”.

Dosjet përmbajnë raportime të shumta mbi betejat e Jugosllavisë me terrorizmin në kuptimin e “ekstremistëve” nacionalistë në vend dhe jashtë.

Një raport nga viti 1972 përqendrohej në “Pranverën Kroate”, një lëvizje politike nga brenda Lidhjes së Komunistëve të Kroacisë, që kërkoi reforma politike dhe ekonomike në 1971.

“Një pjesë e mirë e përgjegjësisë për krizën bie mbi krahun e fortë liberal të Partisë Komuniste Kroate. Ky krah për vite ka kërkuar të shfrytëzojë ndjesinë nacionaliste për të konsoliduar pushtetin vendas dhe për të fituar lëshime nga autoritetet qendrore në Begorad,” shkruhej në të.

Raportimet gjithashtu theksuan mbërritjen e refugjatëve grekë që i largoheshin luftës civile në Greqi në 1950, aktivitetet e Komitetit të Maqedonisë së Lirë të sponsorizuar nga sovjetikët që mbronin kthimin e pjesëve të Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Greqisë në një shtet më të madh maqedonas dhe ekzistencën e kampeve të punës pranë Beogradit.

Etiketa: DhunëDosjadosjeGreqiJugosllaviKroaciLibiMasaMediaMjaftPunëraportRaportiReformaSHBAShkupSlloveniTito
Tjetri
Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë

Një marrëveshje e re për të shpëtuar Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.